Lotaria e menjëhershme “Ëmbëlsia e shtëpisë” e Lotarisë Shtetërore gëzoi sërish me një çmim të ri të fituar.
Ordan Zarinski nga Shtipi është fituesi më i ri i çmimit të lotarisë së menjëhershme “Ëmbëlsia e shtëpisë”. Me një investim të vogël prej vetëm 100 denarësh, ai ia provoi fatit dhe fitoi një apartament në Shkup. Interesante është se bileta e parë e blerë i solli një fitim prej 100 denarësh. Ai vendosi ta shndërrojë fitimin në një biletë të re dhe pikërisht ky shkëmbim e çoi te surpriza e madhe – një shtëpi në kryeqytet.
“Duhet të besosh gjithmonë te fati,” u shpreh fituesi, duke shtuar se do të vazhdojë të luajë sepse lotaria e menjëhershme është loja e tij e preferuar e fatit, dhe gjithashtu shpreson për fitime të reja.
Ky fitim duhet të jetë një nxitje për të besuar te fati, por edhe motivim se fitimet e mëdha janë të mundshme, pasi tregon se fitimet nga lotaria e menjëhershme e Lotarisë Shtetërore mund të bëhen realitet për secilin prej nesh.
Fituesit e çmimit të lotarisë së menjëhershme “Ëmbëlsia e shtëpisë” të Lotarisë Shtetërore vijnë nga qytete dhe fshatra të ndryshme të vendit – Shtip, Kavadar, Manastir (Bitolë), Kërçovë, Shkup, fshati Arvat i Resnjës dhe fshati Prshovc i Tetovës – gjë që është dëshmi se secili mund ta provojë fatin e tij dhe të fitojë një çmim të madh.
Lotaria e menjëhershme “Ëmbëlsia e shtëpisë” ofron mundësi për një numër të madh çmimesh – mes të cilave 5 apartamente në Shkup, 20 fitime nga 100.000 denarë, 40 fitime nga 50.000 denarë dhe fitime të tjera të shumta parash. Kjo ofertë e pasur e bën lojën veçanërisht tërheqëse dhe të arritshme për të gjithë ata që duan ta provojnë fatin e tyre. Bileta fituese e Ordan Zarinskit është blerë nga pika e shitjes “Vip Tobbaco” në Shtip.



