Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, e ka cilësuar si skandaloze kumtesën e sotme të VLEN-it, në të cilën thuhet se shoqëria ende nuk ka arritur të krijojë një model multietnik.
Osmani në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi reagimet e liderëve të VLEN-it pas fitores së kandidatit shqiptar, Arkin Jashari, duke theksuar se ata nuk kishin bërë thirrje të qartë për mbështetjen e tij gjatë procesit zgjedhor.
“Kandidati i tyre ose kundërkandidati i Arkin Jasharit bëri një veprim të mirë natën kur shkoi në shtabin tonë dhe u përshëndet me kandidatin fitues. Ajo që vijoi më pas krijoi një konfuzion në deklaratat e liderëve të VLEN-it, se në asnjë moment nuk bënë thirrje për mbështetje të kandidatit shqiptar atje. Në fakt, krijuan konfuzion dhe thanë: le të fitojë më i miri, ose mos ta ngatërrojë etikën me etnikën, dhe të vijmë deri te kumtesa skandaloze e sotme e VLEN-it, e cila thotë se për fat të keq ende nuk kemi arritur që shoqëria jonë të krijojë modelin multietnik, sikur t’u kërkojnë falje shqiptarëve ose qytetarëve që ka fituar kandidati shqiptar”, deklaroi Osmani.
MARKETING
<!–



