Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar zbardhi tri vjedhje të rënda, të cilat nga data 07.01. deri më datën 12.01.2022 janë kryer në objekt gastronomik në Gostivar dhe në dy objekte gastronomike në afërsi të këtij objekti, kurse E.P. (35) dhe A.M. (18) të dy nga Gostivari janë dyshuar se janë kryerës të këtyre veprave. Ata me përdorimin e forcës kanë hyrë në objektet dhe kanë marrë më shumë sende dhe të holla. Sendet të cilat janë marrë janë gjetur dhe më datën 24.01.2022 u janë kthyer pronarëve, personat janë privuar nga liria, kurse pas…
Author: Hamdi Kumanova
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski sot në Kuvend tha se presin përkrahje nga të gjitha partitë politike për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë, me qëllim fshirjen e dispozitave para zgjedhjeve të formohet një qeveri kalimtare e ashtuquajtur “Qeveri e Përzhinos”. Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, dje në Kuvend i ka dorëzuar propozim-ndryshimet për këtë ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga sa kam dëgjuar publikisht, të gjitha partitë politike pajtohen me propozimin tonë, përkatësisht mendojnë se koha e të ashtuquajturës qeveri teknike e përzhinos. Pres që gjatë seancës së nesërme propozimi ynë të futet në rendin e ditës të…
Mos fillimi me punë i deponisë rajonale Rusino, ka shtuar kokëdhimbjet e komunave rurale të Pollogut, në sferën e menaxhimit me mbeturinat. Në shumicën e komunave rurale në Pollog, mbeturinat nuk merren në kohë, shkruan Alsat. “Gjitha komunat e rajonit të Pollogut, ballafaqohen më vështirësi në drejtim të menaxhimit të mbetjeve, sepse Rusinoja ende nuk është në funksion, me çka banorët e Gostivarit dhe kryetari i Gostivarit kanë vënë ndalesa për komunat tjera që duhet ti çojnë mbetjet në Rusino. Do shohim mundësinë që të njëjtat të transportohen në Rusino, në të kundërtën, për një apo dy javë, banorët e…
PROKURORIA NUK ZBULON DETAJE, PROKURORËT ANALIZOJNË RAPORTIN U bënë 11 ditë që kur është dërguar raporti i ekspertëve gjerman për spitalin modular në Tetovë, ndërsa prokuroria Publike Themelore ende nuk ka dalë me detaje për të treguar se çfarë përmaban raporti dhe cilat janë shkaqet për zjarrin ku humbën jetën 14 persona raporton KlanM.Nga PPTH thonë se prokurorët po e analizojnë raportin ndërsa ende nuk mund të ndajnë detaje me qytetarët. Raporti i tyre prej shtatë faqeve në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë ka arritur më 14 janar, por duke qenë se ishte në gjuhën gjermane, deri më tani është pritur…
Nëpunës policorë të SPB Tetovë sot (25 janar) nga ora ora 07 deri më ora 10, realizuan kontrollim aksional për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet jashtë vendeve të banimit, para së gjithash të autobusëve, furgonëve dhe automjeteve të rënda të transportit. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionuar gjithsej 19 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE-15 dhe GV-5). Të gjithë shoferëve të ciltë kanë shkelurr rregullat u janë lëshuar parashkresa adekuate, kurse poashtu është sanksionuar edhe një kundërvajtje tjetër e trafikut (GV).
Sot (25.01.2022) nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria O.S. (50) nga Shkupi. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest qendror me të cilën është kërkuar për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg prej një viti e shtatë muajve. O.S. do të dërgohet në institucion nëdshkues-përmirësues për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg.
Sot, Transparency International ka konfirmuar edhe zyrtarisht atë që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi. Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Guyana, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera. Për të qenë ironia edhe më e madhe, vende të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi jonë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba. Kjo situatë ka vetëm një fajtor, regjimin hibrid që ka kapur gjyqësorin…
Gjatë ditës së djeshme (24.01.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 101 shoferë, prej tyre katër automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse dy automjete me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion…
Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale ”mosveprim sipas rregullave shëdetësore gjatë epidemisë”, SPB Ohër deri te prokuroria kompetente parashtroi kallëzim penal kundër K.P. (37) dhe A.K. (37) të dy nga Ohri. Të denoncuarit, më datën 19.01.2022 janë testuar për dijagnostifikimin e Korona virusit dhe në vend se të qëndrojnë në vetizolim, në pajtim me vendimet për rekomandimet parandaluese për mbrojtje e shëndetit të qytetarëve nga sëmundjet ngjitëse, të njëjtën ditë kanë marrë pjesë në manifestimin publik fetar me rastin e festës fetare ” Uji i Bekuar 2022” i cili është mbajtur në Ohër.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme vendosi që Sanela Shkrielj dhe Marija Koçovska të jenë deputetet e reja të LSDM-së në Kuvend. Ata zëvendësojnë Slavjanka Petrovskën, e cila tani është ministre e Mbrojtjes dhe Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila është ministre e Kulturës. Shkrielj ishte një zv. ministre e Punës dhe Politikës Sociale në qeverinë tranzitore përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020. Ajo hyn në Kuvend si e radhës, gjegjësisht e 14-ta në listën e LSDM-së në njësinë e dytë zgjedhore, të cilën në zgjedhjet e atëhershme e udhëhoqi Oliver Spasovski, në të njëjtën kohë ishte edhe shefe…
Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas informacioneve të publikuar se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim prej 24 vendesh në luftën korrupsionit. “Nëse drejtimi i një vendi mund të vihej në një tabelë exel, do të ishte e lehtë për të gjithë të drejtonin një vend. Duhet të dihet se drejtimi i vendit nuk është i njëjtë me tabelat e trashëguara të excel-it të marra për partinë. Nuk mund të vihen në tavolinë interesat shtetërore, as jeta e qytetarëve. E kur bëhet fjalë për tabelat e excel-it, është më e rëndësishme që shifrat…
Në repartet infektive dhe në qendrat e kovidit në shtet janë hospitalizuar gjithsej 576 pacientë me Kovid-19 dhe ka 183 shtretër të lirë. Në qendrat e kovidit në Shkup gjithsej janë hospitalizuar 174 pacientë prej të cilëve 71 në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse, 75 në SPQ “8 Shtatori” dhe 28 në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive TBC, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë. Njoftuan se sipas të dhënave të cilat klinikat dhe spitalet çdo mëngjes ua dorëzojnë, për momentin në Shkup vende të lira ka në Klinikën Infektive, në SPQ “8 Shtatori” dhe në Institutin për TBC. Ministria e…

