Gjatë ditës së djeshme (24.01.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 101 shoferë, prej tyre katër automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse dy automjete me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.