Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot realizoi takim me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh. S. Rejçell Gallovej. Në takim ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu interes për thellimin e këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit formal të marrëveshjes për bashkëpunim në më shumë fusha të shëndetësisë dhe mjekësisë, me çka do të mundësohen specializime mjekësore, trajnime për metoda dhe trajtime bashkëkohore të diagnostifikimit, zhvillim të projekteve të përbashkëta dhe lloje të tjera të bashkëpunimit që janë në interes të avancimit të dijeve për profesionistët e…
Author: Hamdi Kumanova
Sot (25.01.2022) në ora 09:30 minuta në.punës policorë të Ekipit Operativ për Ndjekje në rajonin e Kisella Vodës e kanë privuar nga liria B.M. (41) nga Shkupi. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest qnedror me urdhëresë të Gjykatës Themelore Shkupi 1. Ai është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajve në lidhje me nenin 131 të Kodit Penal. B.M. do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.
Nuk pritet të ketë takim liderësh për shfuqizimin e Qeverisë teknike. Pushteti pretendon që procedura të përfundojë në Kuvend, duke u thirrur në marrëveshjen paraprake të liderëve, shkruan Alsat. Ndonëse LSDM-ja nuk kishte përgjigje nëse lideri socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski do të pajtohet për heqjen e Qeverisë teknike në bazë të marrëveshjes së vitit 2021 mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, opozita maqedonase pret që Kovaçevski ta respektojë atë. Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja ka ndryshuar qëndrim për heqjen e Qeverisë teknike. “Vitin e kaluar në muajin gusht në takimin mes liderëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së u arrit marrëveshje dhe ishte pranuar propozimi…
Ministrja për punë dhe politikë sociale, Jovanka Trençevska menjëherë pas marrjes së funksionit punëson dy këshilltarë në kabinetin e saj, me rrogë prej 52.000 denarëve, shkruan portali Plusinfo, transmeton gazeta LAJM. Shpallja për punësimin e tyre është publikuar të premten dhe zgjat tre ditë pune. Sipas shpalljes punësohen – këshilltar special për çështje që kanë të bëjnë me punë, siguri dhe shëndet gjatë punës dhe sigurimit pensional e invalidor, si dhe këshilltar special për çështje që kanë të bëjnë me politikat për mbrojtjen sociale të fëmijëve. Nga Ministria për punë dhe politikë sociale konfirmojnë se informacionet për punësimin e këshilltarëve…
Qytetarë me përcaktim të veçantë mund të kërkojnë që të përfshihen në Kushtetutë, por ky është një proces i cili ka më shumë hapa, kështu u përgjigj në pyetjen e gazetarëve kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski. “Qytetarët në shtet, të cilët vet-përcaktohen në mënyrë tjetër, mund të kërkojnë që të jenë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky është një proces që kalon përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat kanë më shumë hapa dhe në të cilat janë të përfshira më shumë institucione, në rast se kjo ndodh, a normal që do të ndodh në rrugën e një shteti…
Punonjësit policorë të SPB-së Tetovë sot (25-janar) nga ora 7 deri në ora 10, kanë kryer kontroll aksion të shpejtësisë me të cilën lëvizin automjetet jashtë vendbanimit dhe mbi të gjitha autobusët, furgonat dhe kamionët e rëndë. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 19 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE-14 dhe GV-5). Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa përkatëse, si dhe është sanksionuar edhe 1 lloj tjetër kundërvajtjeje në komunikacion (GV).Tetovasot
Dje rreth orës 12:45 minuta, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 22-vjeçarin Sh.Sh. nga Gostivari, i cili më herët për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura të borxh-besimi një person tjetër i kishte marrë çelësin e automjetit. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.Ts
Greqia ka shtyrë masat anticovid deri më 7 shkurt të vitit 2022. Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin: Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit ose test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit. Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes. Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët…
Disa marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në sfera të ndryshme nënshkruan sot ministrat e resorëve në suaza të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që po mbahet në Sofje. Siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Sofja, ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Blalgoj Boçvarski dhe Nikollaj Sabev nënshkruan dy dokumente me të cilat përforcohet ndërlidhja infrastrukturore mes dy vendeve – për Korridorin hekurudhor 8 dhe për linjën e drejtpërdrejtë ajrore Sofje – Shkup. Më konkretisht janë nënshkruar Memorandumi për zhvillim të ndërlidhjes hekurudhore Shkup – Sofje, përmes formimit të grupit të përbashkët të punës, me qëllim të…
Kryeministri bullgar Kirill Petkov tha se nënshkrimi i tre marrëveshjeve të bashkëpunimit si dhe ndarja e detyrave të përbashkëta në grupet me afat të shkruara për realizim, tregojnë nivelin e ri të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai tha se edhe grupi historik do të ketë të paktën tre takime në katër ku do të diskutojnë për cështjen e mbetura. “Edhe për punë që janë harruar me vite do të duhet të punohet. Me këtë ritëm shumë shpejtë do të arrijmë atë që e dëshirojmë”, tha Petkov, raporton SHENJA, duke shtuar se së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut do…
Edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga Qeverisa e Kosovës që hyrja në Kosovë t’iu lejohet personave që kanë certifikatën e vaksinës me tre doza apo dy doza me testin PCR negativë jo më herët se 48 orë. “Në koordinim me Forumin Ekonomik Mbarë Shqiptar, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka ndjekur me shqetësim vendimin e marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës “Për masa të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, i cili ka hyrë në fuqi më 22 Janar 2022. Në këtë vendim, ndër të…
Fillimi i gjykimit për rastin “Softuerët” kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe gjashtë personave të tjerë është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarës, Maja Siljanovska. Për këtë rast, krahas Rashkovskit dhe Siljanovskës, të akuzuar janë edhe Ivica Dimitrovski, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Hristov dhe Igor Ivanovski. Procesin gjyqësor e kryeson Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Ivana Trajçeva. I akuzuari i parë, thuhet në Aktakuzë, nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për Sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të Softuerit për përcaktim të…

