Për përshëndetje është reagimi i mbrëmshëm i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili e dënoi deklaratën e Shkodrane Dardhishtës, e cila kërcënohej me luftë, deklaroi sot në konferencën për shtyp drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizar, Stojançe Angellov. “Distancimi i Ali Ahmetit është për çdo përshëndetje”, theksoi Angelov, i pyetur për komentin, në lidhje me statusin që e publikoi në “Fejsbuk”, Dardhishta, e cila është anëtare e Bordit të drejtorëve të “Telekomit të Maqedonisë”. Angellov tha se e dënon fjalimin e tillë luftarak dhe nxitës, duke theksuar se derisa ajo ulet në një kolltuk të rehatshëm, me pagë…
Author: Hamdi Kumanova
“Filluan me punë stacionet bazë dhe mobile për përpunimin dhe dorëzimin e dokumenteve të udhëtimit shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Me pajisjet e reja në Përfaqësitë tona Diplomatike-Konsullore, ka filluar procedurë më e lehtë dhe më e shpejtë për marrjen e dokumenteve të udhëtimit, gjë të cilën e konfirmojnë vetë shtetasit tanë në Slloveni dhe Ambasadorja, Suzana Zelenkovska”, shkruan Osmani në Facebook. Ai shprehet se në gusht janë promovuar nëntë stacionet bazë dhe katër stacionet mobile, që u vendosën në vendet ku më së shumti është e pozicionuar diaspora jonë. “Përmirësimi…
VMRO-DPMNE-ja dorëzoi në Kuvend nismën për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Deputeti i kësaj partie Aleksadnar Nikollovski tha se pas kësaj nisme qëndrojnë 61 deputetë dhe se dita ditës pritet që kësaj nisme ti bashkëngjiten edhe deputetë të tjerë, shkruan Alsat. “Njoftoj opinionin se në këtë moment po dorëzohet iniciativa të cilën duhet ta shqyrtoj Kuvendi, për votëbesimin e Qeverisë. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja nuk solli asgjë të mirë për vendin, por vetëm e kë thelluar varfërinë. Kjo qeveri ka revoltuar qytetarët, kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit. Vazhdimi i kësaj qeverie nënkupton thellimin edhe më…
Danella Arsovska që nga dita e sotme edhe zyrtarisht është kryetare e re e Qytetit të Shkupit, dhe gruaja e parë që do të udhëheq me kryeqytetin që nga pavarësia e shtetit. Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit, para mediave foli vetëm Petre Shilegov duke theksuar se Arsovska shumë shpejt do të ballafaqohet me problemet komplekse që janë në kryeqendër. “Unë pres që shumë shpejtë do të njoftohet me problemet në qytet të cilat janë komplekse në më shumë fusha. Megjithatë ekipi që mbetet këtu është shumë profesional, dhe shpresoj se do ti ndihmojnë që të ketë punë të suksesshme”, tha Shilegov.…
Sot bëhen 2 muaj nga tragjedia në të cilën humbën jetën 14 pacientë dhe familjarë në spitalin modular të Tetovës. “Ende nuk ka asnjë përgjegjësi konkrete, as morale, as penale. Ajo që dëgjuam këto ditë ishte se politikanët janë në gjendje të japin dorëheqje kur humbin zgjedhjet, por jo edhe kur humbin jetën 14 njerëz. Tetova dhe opinioni kërkon të dijë deri ku janë hetimet? Përse Prokuroria lëshoi një pjesë të raportit të krim-teknikës pa treguar edhe raportin e ekspertëve gjermanë? A ishte lëshuar ky raport për të shfajësuar përgjegjësit në periudhën parazgjedhore me kërkesë nga Qeveria? Nuk ka ndonjë…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri pasdite, kryeministri Zaev ende nuk ka dorëzuar dorëheqjen. Nga VMRO-DPMNE thonë se nëse nuk ndodh dorëheqja deri në ora 14:30, ata do të dërgojnë nismë për mosbesim të qeverisë, ndërsa në afat prej tre ditëve që kur do të dorëzohet kjo nismë te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do të duhet të caktojë seancë për votim. Në takimin e sotëm koordinativ në Kuvend me Xhaferin nuk është biseduar për paralajmërimet e opozitës, por për nisjen e procedurës për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Debati në komision fillon më 15…
Periudha e vjeshtës karakterizohet me rënie të temperaturave dhe rritje të rreziqeve në komunikacion që shoferët duhet t’i kenë parasysh. Rreziqet kryesore për komunikacionin në vjeshtë janë: moti i zymtë, reshjet e dendura, ngricat e para, gjethet e njomura që bien në rrugë, dallimet e mëdha të temperaturës, si dhe rritja e pjesëmarrjes së mekanizimit bujqësor që e ngadalëson komunikacionin. Përgatiteni automjetin tuaj për të vozitur në kushtet e vjeshtës dhe dimrit. Është obligim i shoferëve të përshtaten me kushtet e rrugës dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit. Kushtet e motit ndikojnë në rrjedhën e sigurt të komunikacionit rrugor dhe…
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot tha se pritet të arrijë në Kuvend dorëheqja e kryeminsitrit Zaev. Sipas Taravarit, anija e Zaevit është po fundoset dhe tani LSDM-në e cila është e përçarë nuk dihet se kush po e udhëheq. “Dje po ashtu e dëgjuam edhe Ahmetin se është i gatshëm edhe me VMRO-në edhe me LSDM-në të bisedojë. Dmth nuk paska diçka shumë kundër VMRO-së për shkak se gjithë fushatën e kishte kundër VMRO-së”, tha Taravari. Kreu i Komunës së Gostivarit u shpreh se BDI do të mbesë në opozitë pas dy ose tre javëve.…
NË TOTAL APLIKOHEN 1.633.125 VAKSINA Të Enjten, të Premten dhe gjatë fundjavës janë aplikuar 8.125 doza të vaksinave, prej të cilëve 1.706 si dozë e parë, 1.899 janë rivaksinuar, kurse 4.590 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid. Sipas MSH-së, deri më 7 Nëntor, gjithsejt janë vaksinuar 809.293 qytetarë, 780.456 janë rivaksinuar, kurse dozën e tretë e kanë marrë 43.376 qytetarë. Në total në vendin tonë janë aplikuar 1.633.125 vaksina. Sipas analizave, 54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% e grupmoshës nga 18 deri 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Përfshirja e…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon nga deputetët që menjëherë të miratoj të gjitha zgjidhjet ligjore të bllokuara në kuvend e që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të punëtorëve. Kërkojmë të miratohet zgjidhja ligjore me të cilën e diela do të shpallet ditë jo pune, pas çka të gjithë atyre që punojnë në ato veprimtari ku nuk mund të ketë ndërprerje të procesit, të ju paguhet mëditje për 50 për qind më e lartë. Kërkohet edhe miratimi i ligjit për marrëdhënie pune, i cili zgjidh problemet me të cilat përballen punëtorët, marrëveshjet me kohë të caktuar, puna…
Policia, në një kamion në afërsi të kufirit me Greqinë, ka zbuluar dhjetëra migrantë, prej se një automjet patrullues kishte ndjekur kamionin në afërsi të Dojranit të Vjetër. Vozitësi I kamionit dhe një udhëtar kanë kërcyer nga automjeti në lëvizje, kurse kamioni është rrokullisur dhe ka goditur makinën e policisë. Policët nuk janë lënduar. Gjatë kontrollit të kamionit, policia ka zbuluar 42 migrantë – njëri nga Bangladeshi kurset tjerët nga Siria. Policia ka njoftuar se gjatë gjashtë muajve të fundit, ky është grupi I parë më I madh I migrantëve që është zbuluar në RMV. Grupi është akomoduar në qendrën…
Java që filloi pritet të jetë përplotë zhvillime politike në vendin tonë. Sot ndodhemi në Ditën-D. D-Day ose Dita-D e njohur në anglisht si ditë intensive me operacione ushtarake, në vendin tonë pritet të jetë dita e operacioneve politike Pikërisht sot vijojnë orët e fundit të ultimatumit nga kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski drejtuar kryeministrit Zoran Zaev. Opozita më së voni deri në ora 14:30 do të presë që kryeministri Zoran Zaev të deponojë dorëheqjen e paralajmërua në Kuvend, nëse kjo nuk ndodh, opozita paralajmëroi se në Kuvend do të parashtrohet nismë për votimin e mocionit të mosbesimit…

