Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore së bashku me Odën e Afarizmit të Kosovës adresuan çështjen e gjobave për transportuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut që shqiptohej në pikat doganore të Republikës së Kosovës, si pasojë e së cilës u pengua aktiviteti ekonomik por që edhe si dukuri nuk përkonte me partneritetin ekonomik të cilin dy vendet në fjalë e kanë ndërtuar ndër vite.
Shqiptimi i gjobave për transportuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut vinte si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje mes dy qeverive por reagimi i përbashkët i OEMVP dhe OAK bëri që ky shqiptim i gjobave të pezullohet përkohësisht deri në arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve për sa i përket transportit të mallrave dhe shërbimeve.
OEMVP apelon deri tek institucionet relevante të RMV-së të ndërmarrin hapa sa më të shpejtë në drejtim të gjetjes së një marrëveshjeje afatgjate në lidhje me këtë problematikë, me qëllim që të mos dëmtohen bizneset e të dyja palëve, sidomos në këtë kohë krize kur kemi nevojë për nxitjen e ekonomisë dhe ruajtjen e stabilitetit social ekonomik.
OEMVP çdoherë në rend të parë ka vendosur interesin e përgjithshëm ekonomik si dhe interesin e ekonomisë së jashtme si element i rëndësishëm për rritje dhe zhvillim ekonomik të RMV-së.
Data 04.09.2026
Aktuale
- Kallëzim ndaj 73-vjeçares në Kërçovë, dyshohet për dhunë ndaj fëmijëve
- Kërkohej për vjedhje, arrestohet 34-vjeçari në Kërçovë
- Arrestohet 34-vjeçari në Ohër, dyshohet se sulmoi ish-partneren
- Asnjë shqiptar mes fituesve të Çmimit shtetëror “8 Shtatori”
- Dramë familjare në Çair, 65-vjeçarja denoncon bashkëshortin
- Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt do apelojnë në Gjykatën e Strasburgut më 10 shtator çështjen e arrestit të tij
- Javën e ardhshme nis ndërtimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” në Çair
- Policia izraelite qëllon për vdekje një palestinez në Kudsin Lindor të pushtuar



