Asgjë nuk është më si më parë. Ka filluar përplasja e brendshme në BDI. Në njërën anë është Ali Ahmeti me grupin e ish funksionarëve që sot shtiren si të pafajshëm dhe të ndershëm, ndërsa në anën tjetër është Artan Grubi, të cilin po këta, sa ishte në arrati, e ngarkuan personalisht me të gjitha të këqijat politike dhe korruptive të BDI-së. E vërteta është se Artan Grubi nuk është një ish funksionar i zakonshëm, por njeriu që i njeh të gjitha hyrje-daljet e sistemit që BDI e ndërtoi me vite. Ai është arkiva e gjallë dhe lëvizëse e…
Author: Hamdi Kumanova
Sipas parashikimit të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e një moti kryesisht me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale. Mëngjesi ka nisur i ftohtë, me temperatura minimale që kanë lëvizur nga -4 deri në 5°C, ndërsa gjatë ditës pritet një rritje e ndjeshme, ku maksimalet do të prekin vlerat nga 9 deri në 16°C. Përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të fryjë një erë e përforcuar nga drejtimi verior, sidomos gjatë orëve të paradites.
Dje në Universitetin e Tetovës, ministrja Vesna Janevska zgjodhi që, përveç debatit për Ligjin e ri për Arsim të Lartë, të hapë edhe një debat të panevojshëm mbi statusin e gjuhës shqipe, duke e relativizuar dhe nënçmuar atë publikisht. Deklarata se “Maqedonia ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet”, si dhe kërkesa që gazetarët të përkthejnë për të, përbëjnë jo vetëm mungesë respekti ndaj shqipes, por edhe shpërfillje të realitetit kushtetues dhe ligjor që garanton përdorimin zyrtar të saj. Pas ministrit Fillkov, që po tenton të përjashtojë shqipen nga jurisprudenca dhe praktikat institucionale,…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë në kuadër të seancës së 89-të, pa debat miratoi paketën e ligjeve me të cilat nivelohet paga e personave të zgjedhur dhe të emëruar. Me këto ligje parashihet ulje e pagave deri në 13.000 denarë apo mbi 200 €, përcjell INA. Deputetët votuan ndryshimet në Ligjin për deputetët, Ligjin për paga dhe kompensime të tjera për persona të zgjedhur dhe të emëruar, Ligjin për pagat e prokurorëve publikë, Ligjin për pagat e gjyqtarëve, Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë dhe Ligjin për pagat e anëtarëve…
Më 25.02.2026, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale që lidhen me droga narkotike, përcjell tetova1 Sipas njoftimit, kallëzimi penal është ngritur kundër B.I. (56) nga fshati Çiflik, komuna e Zhelinës, me qëndrim në Strumicë, si dhe kundër Sh.P. (30) dhe D.S. (25), të dy nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë veprimeve…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Arsim Syla, për vrasjen e V.B., në “Interex”, duke e dënuar me 22 vjet burgim. Në këtë rast, Arsim Syla akuzohej për vrasjen e V.B., më 2023 në “Interex” në Podujevë, në bashkëkryerje me djalin e tij të mitur L.S., raporton “Betimi për Drejtësi”. Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku dhe anëtarët Gent Beka dhe Sulltane Hoti. Sipas gjykatëses Dermaku, Syla është fajtor dhe dënohet me 22 vjet burgim, në të cilin i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Kjo masë…
Para njëzet e dy vjetësh, më 26 shkurt, në Rotimlje pranë Mostarit, në një aksident ajror humbi jetën ish-presidenti i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, së bashku me anëtarë të kabinetit të tij dhe ekuipazhin e avionit. Përvjetori i vdekjes së presidentit Trajkovski sot do të shënohet në Shkup, në vendlindjen e tij Strumicë dhe në Rotimlje. Presidenti Boris Trajkovski humbi jetën në këtë ditë të vitit 2004 në një aksident ajror pranë Mostarit. Në aksident, përveç tij, jetën e humbën edhe Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Blazhevski dhe Anita Krishan Lozanovska nga kabineti i presidentit, Mile Krstevski nga Ministria e…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Begaj do të takohet sot me Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhitin, dhe do të pritet nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova si dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të udhëheqjes shtetërore. Komuna e Çairit njoftoi se kryetari Mexhiti, në frymën e promovimit të bashkëpunimit institucional dhe konsolidimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, sot do të presë Presidentin shqiptar Begaj, i cili do të jetë në një vizitë zyrtare në vendin tonë, me një pritje ceremoniale në Komunë. …
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi se javën e ardhshme fillon rindërtimi i Aeroportit të Ohrit. Ndërkohë shtoi se po punohet për një marrëveshje me Arabinë Saudite në fushën e aviacionit dhe pritet që të vendoset një linjë direkte mes dy vendeve. “E kemi kaluar tashmë protokollin për marrëveshjen me Arabinë Saudite, presim që brenda një muaji ta negociojmë, ta nënshkruajmë dhe të kemi fluturim direkt nga Arabia Saudite në Shkup, nga njëri prej aeroporteve atje. Javën e ardhshme fillojmë me rindërtimin e aeroportit të Ohrit, rindërtimi i parë i këtij lloji që nga ndërtimi i tij.…
“Deri në Han të Elezit për barna…”, është fjalia që e dëgjojnë rojtarët kufitarë në pikën kufitare të Bllacës mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sidomos gjatë fundjavave, kur pyesin shtetas maqedonas se ku po shkojnë në shtetin fqinj, shkruan REL/RFE. Hani i Elezit është qyteti i parë në anën e Kosovës, vetëm pesë apo gjashtë kilometra larg kufirit maqedonas dhe është destinacion i shpeshtë për qytetarët maqedonas për barna më të lira, sipas dëshmive që disa qytetarë kanë ndarë me Radion Evropa e Lirë (REL). Të tjerë udhëtojnë 35-40 kilometra deri në Ferizaj, për të bërë pazar…
Komisioni Evropian (KE) ka propozuar nisjen e negociatave me gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor për t’i përfshirë ato në regjimin e Bashkimi Evropian “Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë). Programi i Komisionit Evropian “Roam Like at Home” është një rregullore e BE-së që u mundëson përdoruesve të telefonisë mobile të përdorin telefonat e tyre në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e tyre. Kjo do të thotë se gjatë përdorimit të telefonit mobil në zonën e Bashkimi Evropian nuk ka kosto shtesë roaming-u për thirrjet, mesazhet SMS dhe përdorimin e internetit. Komisionarja evropiane për…
Ish-kryeministri Zoran Zaev njoftoi se ka parashtruar padi për shpifje dhe shkelje të nderit dhe reputacionit kundër Brane Petrushevskit dhe Zhan Mitrevit, përcjell TV21. Paditë janë dorëzuar në Gjykatën Themelore të Strumicës, dhe vlera e secilës prej tyre është 500,000 denarë. Sipas pretendimeve në dokumentet e paraqitura, Zaev konsideron se me deklarata publike dhe paraqitje të ndryshme i janë paraqitur fakte të pavërteta që e cenojnë nderin dhe reputacionin e tij. Në një rast, padia lidhet me deklarata të dhëna në një konferencë për shtyp, ndërsa në rastin tjetër-me një paraqitje në televizion, ku sipas paditësit, pretendimet janë transmetuar gjithashtu…

