PROCEDURA E DIALIZËS SË BASHKU ME TRANSPORTIN ZGJATË NËNTË ORË Të grumbulluar, gjashtë persona në një veturë që është për pesë… “Shëtitje” nëpër gjysmën e Shkupit, thonë pacientët për KlanM, para se të mbërrijnë në shtëpi. STOJANÇO STOJANOVIQ Dializa zgjatë tre orë e gjysmë, katër me kyçje dhe ç’kyçje, kurse duhet të jem këtu në ora 13:00. Këta duan të më marrin mua në 11:00, dy orë më herët, që të më sjellin këtu. Nga lagjja Ilinden, më sjellin në gjysmën e Shkupit. Dhe sa zgjatë i gjithë procesi? Edhe dy orë kur kthehem, do të thotë dy orë duke…
Author: Hamdi Kumanova
Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 2.365 testime, ku pozitivë kanë rezultuar 223 persona, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Janë shëruar 174 pacientë kurse jetën e kanë humbur 3 persona. Një viktimë shtesë është regjistruar edhe në Regjistrin për persona të vdekur që ka ndërruar jetë më datë 24.02.2022. Raste aktive në vend janë 2.871./TV21/
Për vite me radhë institucionet qendrore dhe lokale nuk kanë arritur të pastrojnë dhe ndërtojnë shtratin e kanalit në Hasanbeg, shkruan Alsat. 7 vite pas vërshimeve ku humbën jetën 22 persona ai është në gjendje të njëjtë. Përveç mbeturinave, vetëm më pak se gjysmë metri mbi ujin e ndotur ka kabllo përçues të rrymës elektrike. Adem Ismaili, shtëpia e të cilit është vetëm pak metra larg kanalit në fjalë, thotë se asnjëherë nuk do t’i largohet nga mendja tmerri i gushiti të vitit 2016. Ai thotë se për sa kohë kryetarët e komunave nuk bëjnë punën për të…
Shoqata e ukrainasve në vend “Lesja Ukrainka” sot do të organizojë marsh protestues kundër “luftës dhe mizorisë së pakufishme nga Rusia ndaj Ukrainës”. Shoqata ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës dhe ta shprehin revoltën e tyre. Marshi do të fillojë tek përmendorja “Ushtari mbi kalë” në Sheshin Maqedonia në orën 14:00.
Profesori universitar, Izet Zeqiri siç bëhet e ditur nga burime të TV21, është kandidati i vetëm për rektor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Ai është kandidati i vetëm që ka aplikuar në konkursin e hapur, për të pasuar rektorin e deritanishëm, Aziz Pollozhani. Programin tashmë e ka gati, dhe meqë ka kaluar fazën e parë ku është përzgjedhur të promovojë të njëjtin, ai nga java e ardhshme do të prezantohet para këshillave mësimorë në kuadër të pesë fakulteteve në UNT. Pas promovimit të programit, këshillat mësimorë do të duhet të vlerësojnë programin. Për këtë e pyetëm profesorin Zeqiri. Ai…
Një burrë 55-vjeçar humbi jetën, ndërsa një grua 28-vjeçare është lënduar dje, kur automobili me të cilin udhëtonin kishte dalë nga rruga në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup, informoi MPB. Siç bëhet e ditur në kumtesën e policisë, aksidenti kishte ndodhur dje rreth orës 15:30, kur një veturë “Pezho 206” me targa të Shkupit, i drejtuar nga shkupjani 55-vjeçar, S.D.G., ka dalë nga rruga. “Nga mjeku i ekipit të ndihmës urgjente medicinale është konstatuar vdekja te S.D.G., ndërsa me lëndime trupore ka marrë bashkudhëtarja M.G. (28) nga Shkupi, të cilës i është ofruar ndihmë mjekësore në Kompleksin e klinikave “Nëna…
Certifikatë evropiane për vaksinim, vërtetim evropian për Kovid-19 të kaluar ose rezultat negativ nga PCR/test i shpejtë edhe më tutje janë të detyrueshme për hyrje në Greqi, rregulla të cilat vlenin edhe gjatë periudhës së kaluar dhe janë të pandryshuara dhe të vazhduara për edhe dy javë deri më 21 mars 2022, ndërsa njëherësh kanë të bëjnë edhe për turistët nga Maqedonia e Veriut, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Plotësimi i formularit PLF (Passenger Locator Form) është i detyrueshëm deri më 14 mars, duke pasur parasysh atë që prej 15 marsit hiqet, diçka që është potencuar edhe në vendimin…
MPB njofton se dje kanë mbyllur një objekt në të cilin janë konstatuar parregullësi dhe janë kapur disa të mitur. “Me datë 05.06.03.2022 në periudhën kohore nga ora 23:30 deri në ora 01:30, sipas planit të përgatitur paraprakisht nga punonjësit policor të Komisariatit të Policisë për Juridiksion të Përgjithshëm Manastir dhe Departamentit për Çështje Kriminale Manastir në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, është bërë kontroll në objektin që ndodhet në pjesën industriale të Manastirit, në një sallë, të marrë me qira për organizimin e një manifestimi muzikor. Gjatë kontrollit, pesë të mitur janë konstatuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka qëndruar sot në terren për të parë nga afër se si zbatohet masa “E diela ditë jo pune”, transmeton TV21. Këtë zgjodhi ta bëj në njërën nga qendrat tregtare në Shkup, të cilat me Ligj lejohen të punojnë të dielave. Gjatë vizitës në qendër tregtare, ai vizitoi edhe një supermarket. Ka parë nga afër çmimet, përfshirë edha ato të bukës, për të cilat ditë më parë tha se “mund t’ju jap faturë ku shihet se buka është 25 denarë”. Por Bekteshi heshti kur u pyet nga TV21 “se si ju duken çmimet e bukës?”.
Ambasada ruse në Shkup ka dalë me një mesazh me ton kërcënues; do t’i evidentojmë të gjithë incidentet me elemente rusofobe. Në twitter, zyrat e përfaqësisë diplomatike ruse në Shkup thonë se “Tërheqin vëmendjen për nivelin e paparë të rusofobisë në shumë vende të huaja në prapavijë të operacionit special ushtarak në Ukrainë. Paralajmërojmë se të gjithë incidentet e këtilla do të evidentohen me kujdes”. Nga ambasada nuk sqarojnë se çfarë nënkupton ky mesazh drejtuar vendeve dhe qytetarëve.
Kryeministri shkruan se në një periudhë shumë të shkurtër, në një krizë të thelluar, qeveria arriti të pajtohet për një rritje rekord të pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut. Poashtu, siç tha ai, Qeveria në tre muajt e ardhshëm ka dhënë ndihmë direkte financiare prej 1.000 denarëve për secilin pensionist dhe me këto masa pensionistët do të kenë mesatarisht gati 200 euro më shumë në buxhetin e brendshëm për vitin 2022. “Paga minimale prej 18.000 denarëve është realitet. Por më e rëndësishmja, ajo do të rritet vazhdimisht pa pasur nevojë për ndërhyrje shtesë. Tashmë, dy paga minimale mund të…
Ekipet e Shërbimit të Qytetit të Shkupit gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë punuar në pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet e qytetit, si dhe trotuaret, në të gjitha pikat kritike dhe qasjet në objektet vitale. Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, saktësisht në orën 1:00 të mëngjesit, të gjitha automjetet në dispozicion kanë ndërhyrë duke hedhur 450 tonë kripë në të gjitha vendet ku ekipet kanë konstatuar nevojën. “Shërbimet e Qytetit të Shkupit dhe ekipet e NP “Rrugë dhe rrugicat” nga afër po e përcjellin situatën dhe po intervenojnë sipas gjendjes së rrugëve dhe bulevardeve,…

