Deklarata e ambasadës ruse është e pahijshme dhe është kërcënim klasik, tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ky njoftim nuk është publikuar vetëm në vendin tonë, por edhe në të gjitha vendet e botës, veçanërisht në Evropë dhe ne e interpretojmë si një kërcënim që është jashtë komunikimit normal diplomatik mes dy vendeve. Kam organizuar një takim për të vendosur se cili do të jetë reagimi ynë, për të cilin do të japin njoftime shtesë”, thotë Osmani. Ai paralajmëroi konsultime në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pas së cilës do të merret vendim për reagimin e Maqedonisë…
Author: Hamdi Kumanova
URA NË LLOKË: INSTITUCIONET “DËGJOJNË” VETËM NË FUSHATË, E MË PAS “ZHDUKEN” Edhe para 25 viteve, shteti nuk kishte vesh për banorët e Llokës, e këta të fundit, i morën punët në duart e veta. E ndërtuar nga vet banorët dhe jo nga profesionistët, pas 25 viteve, gjendja e urës është kështu. Kanë filluar të këputën edhe kabllot metalike, e kjo është rrezik permanent për secilin që kalon nga kjo urë. Banorët për tv Klan M thonë se janë të gatshëm edhe ndërtimin e kësaj ure ta paguajnë vet. ISMET BAJRAMI – KRYETAR I BASHKËSISË LOKALE Neve na duhen…
Harmonizimi i pensioneve do të realizohet sipas modelit zviceran dhe do të fillojë të aplikohet nga shtatori i këtij viti, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. “Metodologjia është sipas modelit zviceran, sipas të cilit rregullimi i pensioneve do të lidhet me rritjen e kostos së jetesës për 50% dhe pagën mesatare po ashtu me 50%. Është e pranueshme për vendin dhe do ta përmbushim në tërësi dhe do të fillojë të aplikohet pa vonesa shtesë me pensionin e shtatorit në këtë 2022”, tha Kovaçevski.
Janë punësuar në spitalin e Tetovës që para katër vitesh, por asnjëherë vendim pune nuk morën. Në prej tre muajsh janë edhe pa rrogë, ndërsa kontratat e tyre nuk iu vazhdohen. Infermierët pakënaqësinë e tyre vendosën ta shprehin para dyerve të spitalit klinik të Tetovës. “Që prej dy vitesh kemi problem. Tashmë, katër muaj jemi pa kontrata, pa rroga. Gjithë këta pas meje që janë, kanë përvojë nuk është zgjidhje të punësohen njerëz nga jashtë. Kemi punuar atëherë kur duhej më se shumti, kur nuk flinim 24 orë pa sigurim shëndetësor, dhe merrnim rrogën minimale. Dikush të na jep përgjigje…
Hamdi Nuhiju Mësuese është nëna e cila duke mos ditur gjuhën e shkencës dhe mimikave, me nina-nana ta ofron gjumin dhe t`i lehtëson plagët e mosrehatisë trupore. E di kur duhet të vishesh hollë dhe të mëson elementet bazë për jetë. Nëna është mësuese edhe kur nis shkolla dhe t`i fillon t`i mësosh shkronjat! Vijat djathtas dhe majtas, numrat, format gjeometrike i mëson nga nëna. Mësues nuk është një matrapaz që kruan hundët me buletinin e lojërave të fatit, ku i rrethon ndeshjet e fatit dhe porosit nxënësit e tij t`i paguajnë në bastoren më të afërt. Nuk mund…
Bekim Sali Ministër i Shëndetësisë realizoi sot takim pune me Ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva. Si temë referimi ka qenë shkëmbimi i përvojave dhe sfidave me të cialt përballen të dyja vendet, si dhe bashkëpunimi aktual në shëndetësi mes dy vendeve. Në atmosferë miqësore dhe konstruktive u zhvillua takimi i sotëm me Ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva. Takimi u përqendrua në shkëmbimin e përvojave dhe sfidave me të cilat përballen të dyja vendet në përballjen me pandeminë. Së bashku ramë dakord që të vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen, me theks në trajnimin e stafit mjekësor,…
Deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka uruar mësimdhënësit për ditëbne 7 Marsit. Por nuk ka lënë pa ia rikujtuar Bdi-së, dëmet e njëpasnjëshme që po ia bën sistemit arsimor në vend, një nga këto edhe rritja e rrogës për mësimdhënësit. Raporton News33. “Lexoj sot përfaqësues të BDI-së se si urojnë Ditën e Mësuesit, këtë festë aq të vlefshme që kemi për 7 mars. Po si nuk turpërohen, kur vetëm para dy javë mu ata votuan kundër amandamentit tonë me të cilin kërkonim që edhe rrogat e mësimdhënësve të rriten në mënyrë ekuivalente me rritjen e pagës minimale!? Që të mos…
Një pjesë e objektit të vjetër të Komunës e Haraçinës është përfshirë nga flakët një natë më parë. Akoma nuk bëhen të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa objekti në fjalë më herët ka qenë punkt i EVN-së./Klanmacedonia/
Оrët mësimore në edukimin fizik do të mbahen pa maska mbrojtëse, kanë njoftuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Ky vendim është marrë pas kërkesës dhe mbledhjes me një grup të qytetarëve-prindër dhe është në përputhje me rekomandimet e OBSH-së.
Qeveria ruse ka përpiluar një listë të shteteve armiqësore, e cila u urdhëruar të përpilohet nga Putini. Ndër vendet armiqësore janë: SHBA, Ukraina, Bashkimi Evropian, si dhe Australia, Shqipëria, Andorra, Britania e Madhe, Islanda, Kanadaja, Lihtenshtajni, Mikronezia, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Republika e Koresë, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapor, Tajvan, Mal i Zi, Zvicër, Japoni.
Partia “Maqedonia e vetme” përmes një njoftimi shprehet e shqetësuar nga njoftimi i Ambasadës së Ukrainës në Shkup ku kërkohet që shtetas të Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë kundër, siç thonë ata, operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. “Një njoftim i tillë që thirret në Dekretin e presidentit të Ukrainës edhe njëherë dëshmon papjekurinë e Zelenskit i cili ka një humorist u zgjodh president. Me aktivitete të tilla, Ambasada e Ukrainës vepron në mënyrë që nuk i përgjigjet statusit të një përfaqësie diplomatike në shtet të huaj dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë shkelet e drejta diplomatike ndërkombëtare”, thonë nga…
Rezervat e mallrave janë stabile, Buxheti likuid dhe sot në mbledhjen e Këshillit Ekonomik së bashku me ekspertë të jashtëm do të diskutohet mbi pakon e masave për të cilat tashmë punohet, duke përfshirë edhe masat për çmimin e energjisë elektrike, thotë ministri i Financave, Fatmir Besimi “Ne kemi çmimet më të ulëta në rajon, por kjo nuk do të thotë se nuk punohet për masa të mundshme. Tashmë punohet në përgatitjen e masave për ballafaqimin e krizës si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe energjensave, veçanërisht të përforcuara pas luftës ruso-ukrainase. Nesër në Këshillin Ekonomik të…

