Nëntë kandidatë për gjykatës kushtetues propozuan anëtarët e Komisionit të Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme.
Deputetët e partive në pushtet i propozuan prokurorin republikan publik, Lubomir Joveski, gjykatësin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender dhe Tanja Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë, si këshilltare shtetërore për legjislaturë civile.
Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja opozitare propozuan gjashtë kandidatë: profesorët universitarë Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjykatësin në pension Branko Sekullovski, prokurorin Todor Vitlarov, gjykatësen nga Gjykata administrative Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria themelore publike në Ohër.
Seanca e sotme e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve u mbajt pas pothuaj një viti prej se Gjykata kushtetuese punon me numër të zvogëluar të gjykatësve për shkak të vendeve të zbrazëta.
Gjykata kushtetuese në këtë moment punon pa katër gjykatës, të cilëve u skadoi mandati, prej të paraparëve nëntë gjykatës. Në përbërje jo të plotë është rreth një vit prej se nga fundi i majit të vitit të kaluar skaduan mandatet e tre gjykatësve – Sali Murati, Elena Gosheva dhe Nikolla Ivanovski. Nga mesi i janarit të këtij viti i përfundoi mandati edhe gjykatësit, Jovan Josifovski.



