Familja Taravari, Purde, Dogani dhe Agai janë disa nga familjet më të shquara intelektuale dhe asimdashëse në Gostivar që penguan mbylljen e paraleleve shqipe në Gostivar! Djemt e këtyre familjeve ishin nismëtarët e parë me organizime përmes lëvizjeve të themeluara në Shkup e Zagreb për të ndaluar shpërnguljen e shqiptarëve nga Gostivari për në Turqi dhe mbylljen e paralaleve shqipe. Kronologjinë e ndodhive na sjellë studiuesi dhe gazatari Nazif Selimi me prejardhje nga fshati Llakavicë e Gostivarit. Ai sqaron në detaje periudha kohore dhe përmend emrat që kontribuan për ruajtjen e arsimit në shqip në kohën e Titos në Gostivar.…
Author: Hamdi Kumanova
Dje (06-mars) rreth orës 15:40, policia ka privuar nga liria 41-vjeçarin B.A. nga Negotina e Pologut, i cili në orën 13.00 u denoncua nga ish-bashkëshortja e tij 33-vjeçare, se me dhunë kishte hyrë në shtëpinë e saj dhe i kishte marrë dy fëmijët e tyre të mitur, shkruan Alsat. “Personi B.A. dje rreth orës 21 është dërguar në burgun e Idrizovës në Shkup për të vazhduar vuajtjen e dënimit me burg, ndërsa fëmijët i janë kthyer nënës së tyre, të cilës me vendim të gjykatës i janë lënë në përkujdesje. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet…
Partia maqedonase VMRO-DPMNE shprehet se prodhimet bazë në Maqedoni janë shtrenjtuar për 70%, ndërsa Kovaçevski lavdërohet me kthimin e një pjese të parave te pensionistët me vetëm 5.5%. “Gjatë një viti e gjysmë, prodhimet bazë u shtrenjtuan drastikisht. Qumështi u shtrenjtua për 22%, mielli për 33%, vaji për 46%, dizelli 63%, benzina 69%. Përderisa çmimet e këtyre produkteve rriteshin, pensionet nuk u rritën asnjëherë. Tani Kovaçevski lavdërohet me 5.5% rritje të pensioneve”, thonë nga VMRO-DPMNE. Ata shtojnë se Kovaçevski nuk i rrit pensionet por e kthen modelin e përllogaritjes së pensioneve që e hoqën Zaev dhe Carovska dhe u vendos…
Sallë universale do të ketë një dhe shkupjanët në të ardhmen do të krenohen me objektin, i cili është sinonim i Shkupit dhe shkupjanëve, por gjithashtu, qytetarët duhet të njihen me të gjithë procesin e rikonstruksionit në periudhën kaluar, i cili për fat të keq nuk është zhvilluar sipas ligjeve dhe dispozitave për ndërtimin e një objekti të tillë, gjë për të cilën dëshmojnë edhe vërejtjet e arkitektëve të shumtë të cilët janë njohur projektin, tha kryetarja Arsovska në emisionin e mëngjesit “Përshëndetje Maqedoni”. Arsovska shtoi se në këtë moment është aktivizuar i gjithë aparati shtetëror për të mbuluar gabimet…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se vazhdimisht ndjek gjendjen dhe me masa konkrete vepron për të ruajtur standardin e qytetarëve. Ata shtojnë se gjatë do të ketë masa të reja për tejkalimin e gjendjes ekonomike me qëllim të mos ketv rritje të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore dhe burimeve të energjisë. “Qeveria me të gjithë pjesëmarrësit, sindikatat, odat, punëdhënësit në kuadër të Këshillit Ekonomik, si dhe me ekspertë të jashtëm, do të diskutojnë për tejkalimin e situatës aktuale në vend, si pasojë e zhvillimeve botërore që po ndjehen edhe te ne. Secili në domenin e tyre…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme duhet të sjell vendim për çmimet e reja të derivateve të naftës. Nëse do të ketë sërish rritje të çmimeve të derivateve do të mësohet pas përfundimit të mbledhjes së KRRE-së, diku në mesditë. Çmimet eventuale të reja do të hyjnë në fuqi në mesnatë dhe do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.
Tërmet në pjesën jugore të Liqenit të Ohrit me epiqendër në 150 kilometra në jug të Shkupit, në Republikën e Shqipërisë, ka regjistruar sot Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të dhënat e deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e Ohrit dhe rrethinës, ndërsa ka ndodhur në orën 02:41 minutë, me Magniturë lokale prej 3,6 ballë dhe intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike.
Besare Sejdi nga Shkupi e diplomuar në Fakultetin Filologjik në Shkup në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Që nga viti 2007 e punësuar në Sh.F.K. “26 Korriku” Shuto Orizare si mësimdhënëse e Gjuhes dhe Letërsise Shqipe. Në shkollat shqiptare në Shkup moti kohë janë emeruar drejtoresha femra, por Besare Sejdi është drejtoresha e parë në SHFK “26 Korriku”.
Marzhet e kufizuara tregtare nuk penguan rritjen e çmimeve të disa produkteve. Vetë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka parë se çmimet janë më të larta. Tashmë inspektorët e tregut duhet të kontrollojnë nëse arsyeja e rritjes është rritja e çmimit të blerjes apo është shkelje e vendimit të qeverisë nga disa tregtarë. Marzhi i kufizuar nuk do të hiqet derisa çmimet të ulen. “Për disa produkte në përpilim të vendimit ka ulje, e për disa ka rritje, kështu që Inspektorati Shtetëror i Tregut nesër do të bëjë raport dhe ata që kanë konfirmim se ka rritje, dhe nuk varet…
Mungesa e anesteziologëve është problem global, por në Maqedoni si shtet më i vogël, ky deficit vërehet më shumë, vlerëson anesteziologia Laureta Mena. Shton se në këtë drejtim duhet të stimulohen specializantët e rinj, por pa i detyruar, sepse kjo gjë vetëm se do t’i largonte më shumë. “Edhe nëse shihet në qytetet tjera më të vogla në Maqedoni, në fakt ka spitale që nuk kanë aspak anesteziolog, apo kanë anesteziolog para pensionit ose që e kanë vazhduar pensionin disa vjet deri sa ai kuadër të mbushet. Nëse ti ia obligon dikujt, që e ke patjetër ta marrësh këtë specializim…
MPB njofton se dje janë gjobitur 172 shoferë për tejkalim të shpejtësisë. “MPB dje (05.03.2022) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndëshkuar shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë, me çka janë gjobitur 172 shoferë. Prej tyre, pesë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar dhe dy vetura me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, njoftojnë nga MPB. Nga atje thonë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara në komunikacion./Telegrafi/
BANORËT E SFILLARES MBETËN PA AMBULANCË E MJEK AMË Ky objekt nuk është i mesjetës por ambulacë në të cilën janë mjekuar mbi 2 mijë pacientë edhe atë vetëm para dy muajve. Banorët e fshatit Sfillare të Komunë së Sarajit kanë mbetur pa mjek amë dhe se janë të detyruar që ilaçet t’i blejnë privat. “Nuk jemi në një stallë por jemi në një institucion shëndetësor ku janë mjekuar rreth dy mijë pacientë. Kjo ambulancë ka dy muaj që nuk është funksionale ndërkaq banorët e fshatit Sfillare janë të detyruar që të shkojnë në komuna tjera për tu shëruar apo…

