Ka më shumë se tre muaj që në Tetovë nuk ka transport publik. Autobusët janë, por qarkullimi u ndërpre nga Komuna me arsyetimin se në ndërmarrjen “Tetova Transport”, zyrtarisht nuk ka asnjë të punësuar. “Edhe pse janë blerë nga Banka Botërore për investime pesë autobusët e transportit urban në qytetin e Tetovës vazhdojnë të qëndrojnë të parkuar në parkun e zjarrfikësve”, raporton Senat Zylbehari, gazetar i TV21. “Ne presim edhe prej ministrisë së Informatikës dhe Shoqërisë përgjigje për punësime në ndërmarrje dhe deri sa të na japin ata përgjigje ne nuk mund të fillojmë me punë. Tash presim përgjigje nga…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton qytetarët se Drejtoria e Policisë Financiare, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, janë duke bërë kontrolle të intensifikuara dhe gjithëpërfshirëse për të parandaluar manipulimet e mundshme në furnizimin me ushqime dhe derivate. “Kontrollet inspektuese ndaj qendrave që furnizojnë me produkte ushqimore dhe të personave juridikë që kryejnë shitje me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës në të gjithë vendin kryhen me qëllim që të mos ketë ndërprerje në furnizimin me produkte ushqimore, fruta, perime, energji dhe që të mos ngritet panik tek konsumatorët. Kontrollet…
Të dhënat e fundit nga Anketa e Fuqisë Punëtore të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) të publikuara dje, tregojnë se për herë të parë që nga ekzistenca jonë si shtet i pavarur po zhdukemi si komb, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së. “Tendenca afatgjatë e emigrimit nga vendi, veçanërisht e të rinjve, së bashku me rënien e natalitetit për të cilën kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë, plus taksën që e ka marrë pandemia nga 9.065 viktima për shkak të dështimit të organeve shëndetësore, reflektohet për herë të parë në popullatën e aftë për punë. Qeveria nuk po bën asgjë për…
Gjatë ditës së djeshme (05.03.2022) nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 172 shoferë, prej të cilëve pesë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy shoferë me shpejtësi mbi 70 km nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 96 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 76 jashtë vendeve të banimit.…
Sot në Shkup do të protestohet kundër agresionit rus në vendet e Ukrainës duke filluar nga ora 14:00 nga sheshi “Makedonija”. Kjo është protesta e dytë në solidaritet me Ukrainën, transmeton Portalb.mk. Protestat do të organizohen nga Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut “Lesja Ukrainka”, të cilët i ftojnë qytetarët të marrin pjesë. Ata paralajmërojnë që në sheshin “Makedonija” do të hapet një shator për realizimin e aktiviteteve humanitare. Pjesëmarrje kanë paralajmëruar edhe shoqata për mbrojtje të mjedisit, Anima Mund dhe Kryqi i Kuq.
Për shkak të reshjeve të borës edhe sot vazhdon ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugë Gostivar-Strazh dhe Mavrovë-Dibër, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Siç njoftojnë nga LAMM për shkak të reshjeve të borës në rrugën rajonale Tetovë-Kodra e Diellit është e detyrueshme përdorimi i pajisjeve dimërore. Nga LAMM thonë se komunikacioni në vendet e tjera po zhvillohet në rrugë me lagështi. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, vlerëson se liria e mund dhimbjen e për këtë duhet të jemi gjithmonë krenarë. “Gjithmonë do të jemi bashkë dhe do të jemi krenarë, liria e mund edhe dhimbjen e të tjerat”. Në fjalimin e tij në emër të familjes Jashari, tha se është kënaqësi kur e sheh ushtrinë e Kosovës të rreshtuar, njofton Klankosova.tv. “Është kënaqësi kur e shoh ushtrinë e Republikës së Kosovës të rreshtuar, duke falënderuar Zoti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe gjitha shtetet mike që ne e arritëm 14 vjetorin e pavarësisë dhe kjo do të…
Edhe pas tre javësh Qeveria ende nuk i ka miratuar propozimet që kanë dal nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Rekomandimi që certifikatat e qytetarëve të cilët e kanë kaluar COVID-19 të jenë të vlefshme për 180 ditë, rekomandimi që gratë shtatzëna të kthehen në vendet e punës dhe propozimi i fundit që të shfuqizohet masa për kërkim të certifikatave të vaksinës gjatë hyrjes në qendra tregtare, ende nuk kanë hyrë në fuqi. Po përse Shtabi koordinues i krizave dhe Qeveria ende nuk i kanë miratuar të njëjtat? Nga KSI thonë se nuk bëhet fjalë për bllokadë, por për çështje administrative.…
Nga iniciativa e prindërve “Tekste dhe mësim patjetër të ketë” kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), të formojnë një grup punues të përbërë nga prindërit dhe ekspert të tjerë të cilët do të rishikonin konceptin e ri për arsim fillor. Sipas tyre, ky grup punues do të punonte për të gjetur zgjidhje të përbashkët të problemeve në arsimin fillor me theks të veçantë problemet të cilat dolën nga koncepti për arsim fillor të miratuar viti ne kaluar nga ish-ministrja e Arsimit Milla Caroska. Prindërit thonë se ky koncept duhet të rishikohet edhe njëherë sepse nuk është i…
Aleanca për Shqiptarët demanton në mënyrë kategorike pretendimet e Qeverisë për ulje të papunësisë dhe këtë e vlerësojmë si një tentim për mashtrim të qytetarëve dhe fshehje të dështimeve të kësaj Qeverie. E vërteta është e kundërt me atë që pretendohet. Në realitet të dhënat zyrtare dëshmojnë se nuk është ulur papunësia, por është ulur numri i popullatës që në mënyrë aktive kërkon punë. Ky numër zvoglohet vazhdimisht, nga viti në vit dhe është pasojë e ikjes së të rinjëve dhe forcës punëtore nga vendi. Vetëm për dy vite kur Qeveria manipulon me përqindje, numri i popullatës aktive ka rënë…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë, në ora 22:22 në fshatin Saraj të Shkupit ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale N.N., transmeton TV21. “Ai kërkohej me fletarrest nga Burgu i Idrizovës për shkak të arratisë ku ka qenë duke e mbajtur dënimin me burg prej dy vjetësh e nëntë muaj për kryerjen e veprës penale “larje parash” dhe “trafikim me emigrantë”. Personi do të dorëzohet në burg”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.148 teste, ndërsa janë regjistruar 370 raste të reja me coronavirus. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 51 janë riinfektime. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 391 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 3 viktima nga Covid-19. Nga një person i vdekur nga Shkupi (72), Velesi (74) dhe Ohri (64). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Në regjistrin “Termini Im” janë konfirmuar edhe 7 viktima nga Covid-19. Tetova (1), Manastir (1), Kumanovë (1), Kriva Pallankë…

