Dje rreth orës 18:45, zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në zonën e Tearcës, kanë arrestuar 22-vjeçarin E.C. nga Republika e Shqipërisë për shkak të qëndrimit ilegal në vendin tonë. Ai është ndaluar në Stacionin policorë për procedim të mëtejshëm.Tetovasot
Author: Hamdi Kumanova
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, në një objekt hotelierk në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, me urdhër të Burgut “Idrizovë”, është ndaluar 39-vjeçari I.M. nga fshati Timjanin i Negotinës për vuajtje të dënimit me burg, pas së cilës është transferuar në Burgun ,,Idrizovë” në Shkup.TS
Dje rreth orës 21:45, në dalje nga Tetova për në Shkup, në afërsi të një objekti hoteliere, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat E.A. (24) nga Kamnjani i Tetovës dhe F.R. (25) nga Siniçani i Tetovës, për arsye se gjatë një kontrolli të kryer ndaj tyre është gjetë lëndë pluhuri i bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet një parashtresë përkatëse.TS
Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në sheshin “Maqedonia” afër kafenesë “Pelister” ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “11 Tetori” prej portës “Maqedonia” deri në sheshin “Maqedonia”, si dhe një pjesë e rrugëve “Maqedonia” dhe “Dimitrie Çupovski”, njoftuan nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Furnizimi me ujë do të ndërpritet prej orës 10:20 deri në përfundimin e defektit të ujësjellësit.
Pas Kërçovës dhe Velesit, policia kreu bastisje anti-drogë edhe në Tetovë dhe Gostivar. Në Çajle të Gostivarit, në ora 23:35 policët kanë arrestuar G.S.(30) nga Gostivari dhe B.D.(22), B.D.(27) dhe B.D.(22) nga Çajlja, pasi janë kapur me marihuanë. Që të tre janë mbajtur në Stacion Policor në Gostivar, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Bastisje mbrëmë është kryer edhe në dalje të Tetovës në hyrje të Shkupit, në afërsi të një objekti hotelerik. Експертите истакнуваат: Нанесете го овој гел и болката ќе исчезне веднаш. Тајната е во… Policët në këtë aksion kanë arrestuar E.A.(24) nga Kamjani…
Në të gjitha rrugët e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet qarkullimi rrugorë pa problem, ndërsa nga Lidhja auto-moto e Maqedonisë bëjnë me dije që borë me intensitet të dobët ka në disa vende, ndërsa nevoja për goma të dimrit do të jetë deri më 15 mars, raporton Portalb.mk. “Informojmë që për shkak njoftimit për punë prej 7 marsit, ura në lumin Kumanova në segmentin R1204 te rruga Kumanovë – Sveti Nikollë në gjashtë muajt e ardhshëm do të jetë e mbyllur për lëvizje”, njoftojnë nga LAMM. LAMM sqaroi që nuk ka dendësi të veturave nëpër rrugët e vendit, sikurse nuk…
Dje policia ka realizuar bastisje anti-drogë edhe në Veles. Aty ka kapur 18 pako me heroinë dhe si pasojë është arrestuar një 48-vjeçar me iniciale A.N. “Tek ai janë gjetur dhe marrë 18 pako me heroinë. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Paraprakisht u njoftua se bastisje anti-drogë është kryer edhe në Kërçovë.
Dje në moshën 80-vjeçare ndërroi jetë ish-profesori i lëndës së historisë nga fshati Opajë i komunës së Likovës, Naim Ibrahimi. Ishte pjesë e rezistences kombëtare ku arsimin e vendosi në fokus të rezistencës për lirinë e kombit dhe në shërbim të lirisë së kombit. Varrimi i tij do të bëhet sot (e shtunë, 5 mars) në fshatin Opajë të komunës së Likovës.
Miratimi i metodologjisë së re siguron rritje të vazhdueshme të pensioneve për mesatarisht 900 denarë, për një jetë dinjitoze të pensionistëve. Mesatarisht 900 denarë në llogari është rritje rekord e pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Përveç kësaj, sigurojmë edhe 3.000 denarë ndihmë financiare për pensionistët. Në tre muajt e ardhshëm (prill, maj dhe qershor) mbi 330.000 pensionistë, në këtë periudhë krize, do të marrin 1.000 denarë në muaj. Kjo ndihmë financiare prej 3.000 denarë shtesë është jashtëzakonisht e rëndësishme për pensionistët në kohë të krizës së zgjatur energjetike”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
Më 10 mars Këshilli i Prokurorëve Publik caktuan seancë në të cilën do të zgjidhen prokurorët e Prokurorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Zgjedhje e prokurorëve është pikë e pestë në seancën që do të mbahet ditën e enjte, ndërkaq tashmë një muaj në këtë prokurori punohet me 5 prokurorë më pak për shkak 5 prokurorëve u skadoi afati më 1 shkurt. Më herët, shefja e kësaj prokuroria u shpreh se funksionojnë me vështirësi, ndërsa në gjykime nga 1 shkurti shkojnë vetëm prokurorët me mandat. Për 5 vendet e lira në garë janë 10 prokurorë të cilët…
Maqedonia e Veriut drejt heqjes së tërësishme të masave kufizuese. Kreu i Komisionit për sëmundje infektive Aleksandar Petlickovski në një intervistë u shpreh optimist se trendi i uljes së rasteve të reja dhe shtrimeve në spitale si pasojë e Kovid19 do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme, gjë e cila do të mundësojë lehtësimin e masave. Ai shtoi se për momentin nuk parashihen lehtësime për shtetasit e huaj të cilët futen brenda Maqedonisë. Doza e tretë e vaksinës anti Kovid sipas tij, për momentin është mbrojtja më e sigurt ndaj virusit korona. z. Petlickovski, disa vende të BE-së si…
Anastasija Ilievska nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp tha se opinioni ka pasur mundësi të dëgjojë deklaratë të Pendarovskit se ai ka ditur që nga 8 nëntori se do të ketë luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas saj, për 5 muaj, krerët shtetërorë nuk kanë ndërmarrë asgjë në sigurimin e rezervave dhe përgatitje për krizë. Ajo theksoi se as më 24 shkurt në Këshillin për Siguri nuk janë marrë masa për të mbrojtur qytetarët nga pasojat që i nxit kjo luftë. “Qeveria duhet të përgjigjet se çfarë ka bërë në lidhje me rezervat e domosdoshme të derivateve tv naftës dhe…

