Author: Hamdi Kumanova

Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend prezanton për herë të parë Çmimin e Komunës më të Gjelbër. Thirrja është e hapur për të gjitha komunat në Maqedoninë e Veriut dhe u ofron atyre mundësinë për të shpalosur aktivitetet me të cilat kanë kontribuar në mbrojtjen e mjedisit, transmeton Portalb.mk. Thirrja synon promovimin e praktikave të mira të krijuara në vitin 2021 në nivel komunal sa i përket menaxhimit të mbeturinave. Çmimi do t’i dorëzohet komunës ‘më të gjelbër’ më 05 qershor 2022 në Ditën Botërore të Mjedisit, nga Ambasadori David Geer, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian. “Në vazhdim të…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në përbërje të koordinatorëve nacionalë Marjan Zabërçanec dhe Nolla Ismajlloska Starova dhe këshilltari i Kryeministrit për politikë të jashtme, Edmond Ademi realizuan takim pune në Uashington me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Eskobar, në kuadër të vizitës studimore në SHBA të grupit koordinues rajonal të nismës “Ballkani i Hapur”. Në takim, përfaqësuesit e “Ballkanit të Hapur” nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia me përfaqësuesit t Departamentit të Shtetit të SHBA-ve biseduan për rëndësinë e lidhjes rajonale dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve, kapitalit,…

Lexo më Shumë

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Trakisë nga Republika e Turqisë, sot organizuan Simpozium shkencor, me temë: “Qasjet aktuale ndaj kancerit të mushkërive”. Në emër të Universitetit të Tetovës, të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtua prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Hazir Pollozhani. Prorektori i përgëzoi njësitë tona akademike për organizimin e kësaj veprimtarie shkencore, për përkushtimin ndaj mjekësisë, me theks të veçantë për trajtimin e qasjeve aktuale ndaj kancerit të mushkërive, që është edhe tema kryesore e këtij tubimi shkencor. Sipas tij, Universiteti i Tetovës, si njëri…

Lexo më Shumë

Në deponinë e Drislës sot janë asgjësuar 67 mijë doza vaksina Pfizer, Astra Zeneka dhe një pjesë e vogël e Sinofarm, me afat të skaduar. Asgjësimi i vaksinave realizohet në disa faza, duke filluar nga sot dhe do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme ku do të asgjësohen edhe 200 mijë doza të tjera. E gjithë procedura është realizuar në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë. Theksojmë se të gjitha vaksinat që përdoren aktualisht janë të sigurta dhe të mbrojtura dhe sipas procedurës ligjore, vaksinat me afat të skaduar fillimisht tërhiqen nga përdorimi dhe më pas nis procedurë për asgjësimin e…

Lexo më Shumë

Edhe këtë muaj nuk do të ketë epilog gjyqësor për rastin “Llaskarca”. Tashmë ka filluar superekspertiza e kërkuar nga Gjykata penale e Shkupit, shkruan Alsat. Byroja e Ekspertizës Gjyqësore ka angazhuar shtatë ekspertë të licencuar për të bërë ekspertizën, që duhet të tregojë se përse autobusi i “Durmo Tours” u aksidentua në autostradën Shkup – Tetovë më 13 shkurt 2019. Byroja nuk jep detaje, as kur ka nisur ekspertiza dhe as kur pritet të përfundojë. Ndërkohë në Gjykatën Penale, janë caktuar seancat për muajin mars dhe prill, por duket se ato do të shtyhen deri në mbërritjen e super-ekspertizës. “Nga…

Lexo më Shumë

Mjekët nuk dëshirojnë të dalin në rrugë për grevë, por shprehen të mllefosur që shëndetësia publike humb fuqinë për shkak të presionit nga shëndetësia private. Këtë e thanë mjekët amë që sot sërish protestuan si para dy javëve. Mjekët në Maqedoni tani qëndrojnë vetëm për pacientët urgjent. Te mjekja Stanoevska sot ka pasur vetëm një pacient për ta matur temperaturën, ndërsa në telefon thirrin persona për termin dhe testime. Mjekët që janë pjesë e organizatave që bëjnë thirrje për protestë sot nuk lëshojnë sistemin “Termini im”. Pacientët kronikë tashmë e kanë siguruar terapinë, ndërsa recetë do të mund të marrin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në selinë e partisë ka takuar kryetarin e Unionit Demokratik Qytetar, Petar Kolev. Me të kanë biseduar për ngjarjet e brendshme politike, por edhe për zhvillimet ndërkombëtare, transmeton Almakos. “ Pata nderin që sot të kem mysafir në selinë e partisë, Kryetarin e Unionit Demokratik Qytetar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petar Kolev. Biseduam për ngjarjet e brendshme politike, por edhe për zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht rreth Ukrainës, që shkaktojnë shqetësim në mbarë Europën dhe botën, edhe në vendin tonë. Në këtë funksion theksuam se sa e rëndësishme është qe vendi ynë të jetë plotësisht…

Lexo më Shumë

VENDI KA SASI TË MJAFTUESHME TË MALLRAVE REZERVË DHE DERIVATEVE Kryeministri, Dimitar Kovaçevski e ka quajtur “përfitim klasik lufte” veprën e një pjese të tregtarëve të derivateve të naftës të cilën dje kufizuan sasinë e shitës, me çka u krijua panik në mesin e qytetarëve. Kovaçevski tha për “Utrinski brifing” se, tregtarët e kanë bërë këtë për të kursyer sasitë e tyre që kanë blerë për arsye spekulative dhe u bëri thirrje që të mos kufizojnë sasitë e derivateve që shesin në pompat e benzinës. Ai ka qetësuar qytetarët se, nuk ka krizë me furnizimin e derivateve të naftës dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.624, ndërsa 389 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej rasteve të reja në Shkup – 204, Manastir – 26, Veles – 22, Kumanovë dhe Prilep – 21, Kavadar – 20, Tetovë – 12, Kërçovë – 9, Resnjë – 7, Ohër dhe Shtip – 6 nga një, Gjevgjeli dhe Negotinë – 5 nga një, Vinicë – 4, Gostivari, Strumica, Koçani dhe Radovishi – nga 3, Sveti Nikole, Kriva Palanka dhe Kratovë – nga 2, Struga, Probishtip dhe Demir Hisar – nga 1. MSH në 24 orët e fundit…

Lexo më Shumë

TË SHFRYTËZOHET MOMENTI PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca nuk e përjashton mundësinë e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës por thotë se prania e NATO-s e bënë më të sigurtë këtë vend. Megjithatë ai relacionet Kosovë Serbi i konsideron më të këqija se ato Rusi Ukrainë. Këto komente ai i bëri pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi. GLAUK KONJUFCA- KRYETAR I PARLAMENTIT TË KOSOVËS NATO është e pranishme në Kosovë dhe sipas një marrëveshje ushtarake me Serbinë. Nuk kam frikë të pajustifikuar se kjo marrëveshje mund…

Lexo më Shumë

Pasi gjatë ditë së djeshme në pompat e benzinës në gjithë vendin vërehej turmë e madhe automejtesh, sot situata në terren është krejtësisht ndryshe. Gjatë ditës së djeshme kolona automjetesh pritën disa orë për të mbushur automjetin me derivate të naftës dhe kjo befasoi qytetarët. Edhe pse institucionet kompetente u deklaruan se ka derivate të naftës, qytetarët vendosën që të sigurohen dhe i mbushën rezervuarët e automjeteve. Sot në pompat e benzinës mund të vërehet prani e normalizuar e automjeteve pa turma. Edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dje me befasi foli për turmat dhe panikun që u krijua te…

Lexo më Shumë

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka sasi të kënaqshme të produkteve ushqimore dhe të drivateve të naftës në mallrat rezervë. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, derivate të naftës ka në shtet, tregtarët rregullisht furnizohen me lëndë djegëse në përputhje me kërkesën”. Kështu Qeveria e Maqedonisë së Veriut e fillon reagimin, pasi mbrëmë pamë se si para pompave të benzinës krijohen kolona veturash për t’u furnizuar me lëndë djegëse. “Qeveria apelon te një pjesë e tregtarëve me pakicë me derivate të naftës të mos e kufizojnë sasinë, gjegjësisht shumën deri ku e shesin lëndën djegëse që futet në automjete, kurse konsumatorët…

Lexo më Shumë