SISTEMI NUK ËSHTË I PËRGATITUR PËR T’I PRANUAR FËMIJËT ME AUTIZËM
Qasja në vende ku fëmijët autik do të ndiheshin vetja në vendin e tyre është e kufizuar në RMV, kjo sipas Shoqata Shkencore e Maqedonisë për Autizëm e cila në suaza të kësaj problematike prezantoi rezultatet e projektit “Vendet miqësore për Autizmin”.
VLADIMIR TRAJKOVSKI, KRYETAR I SHOQATA SHKENCORE E MAQEDONISË PËR AUTIZËM
“Projekti “Vendet miqësore për autizmin” është realizuar në tre vitet e fundit, tani jemi në pjesën përfundimtare, prandaj sot jemi mbledhur në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për të prezantuar rezultatet e projektit. Qëllimi i projektit është që të vëmë në dispozicion më shumë qasje në vende të ndryshme për personat dhe fëmijët me spektër autik ku ata do të ndihen vetja në vendin e vet”.
Irena Llazova nënë e një fëmiu me autizëm tregoi sfidat më të cilat ballafaqohet në shoqërinë tonë.
IRENA LLOZANA, PRIND
“Sinqerisht, ka shumë sfida në shoqërinë tonë, sistemi ynë nuk është i përgatitur për t’i pranuar këta fëmijë, nuk ka shumë mbështetje për prindërit, për familjet me fëmijë me aftësi të veçanta, jo vetëm me autizëm, por edhe për aftësi të tjera të veçanta, por sigurisht që mbetet të jemi të vetëdijshëm dhe më gjithëpërfshirës dhe të jenë ne ata që do t’u ndihmojnë”.



