Arrestohet gostivarasi! Sulmoi fizikisht gruan e tij

Arrestohet gostivarasi! Sulmoi fizikisht gruan e tij

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një gostivaras pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Me datë 12.05.2022 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë arrestuar personin N.B. Pasi që është raportuar se rreth orës 14:40 ka sulmuar fizikisht gruan e tij 43-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.