Kultura dhe turizmi do të jenë në fokus të iniciativës Ballkani i Hapur që sot dhe nesër do të mbahet në Ohër. Për sot është paraparë darkë pune të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të kryeministrit të malit të Zi Dritan Abazoviq dhe të kryetarit të Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija. Sipas agjendës për nesër janë paraparë fjalime zyrtare në samit, ndërsa video fjalime duhet të kenë edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varhei dhe zëvendës ndihmës sekretari i shtetit…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti thotë se falë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO sot kemi stabilitet dhe paqe në vend. “Si minjtë do të hynim nëpër vrima, ja ku është Ukraina. Nuk dihet se ku po shkojnë ato raketa. Sot ju jeni anëtare e NATO-s. Nëse dikush ju prek, 30 vende janë pas jush, pas republikës sonë. Nëse një anëtar i NATO-s është në luftë, ju keni paqe, stabilitet dhe siguri sot” tha Ahmeti. Ai tha se duke zgjidhur çështjen me Bullgarinë sigurojmë të ardhmen. “Me zgjidhjen e çështjes bullgare, ju siguroni të ardhmen. Për këtë kemi folur…
Nuk do të bëjmë asgjë nën presion, tha sot kryeministri bullgar Kiril Petkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse Bullgaria është nën presion ndërkombëtar për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “Nuk bëhet fjalë për presion politik. E gjithë korniza se dikush po na bën presion, ndërsa ne do të bëjmë diçka nën presion – nuk do të bëjmë asgjë nën presion. Kjo duhet të jetë absolutisht e qartë për të gjithë popullin bullgar. Ajo që po bëjmë është të shohim nëse dëshirat dhe nevojat bullgare për mbështetje të bullgarëve në RMV mund të garantohen përmes…
E.E (22) është arrestuar nga policia e Tetovës pasi ka tentuar me dhunë ta fus në veturë një vajzë tetovare të moshës 18 vjeçare me të cílën njíhej që më herët. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastít.
Edhe pse reshjet e shiut zgjatën vetëm tre minuta, një pjesë e rrugës te kazerma e Tetovës, i ngjante pishinës, shkruan Alsat. Gjithë banorët për rreth, nga frika e hyrjes së ujit nëpër bodrume, dolën për të liruar pusetat. Për rreth 10 minuta, rruga në këtë pjesë të qytetit rezultoi e bllokuar, ndërsa mbetën në rrugë, edhe një pjesë e makinave të cilat u futën në ujë. Pamje e ngjashme ishte edhe në disa rrugë të tjera të Tetovës, sidomos në pjesën e poshtme të saj, ku sa herë që ka të reshura të shiut, edhe pse zgjatin shkurtë, del…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dërgoi propozim-amandament për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2022 me të cilin kërkon që të sigurohen mjete financiare për pagesë të 2.806 denarëve për të punësuarit në sektorin publik, raportoi MIA. Propozimi, siç informojnë nga LSM-ja, është parashtruar sot dhe presin që ai të mbështetet nga të gjithë deputetët veçanërisht nga partia e cila i ka thirrur që të dorëzojnë propozim për sigurimin e mjeteve financiare për rritje lineare të pagave në sektorin publik. “Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot para deputetëve ka dorëzuar propozim me amendament me të cilin kërkohen ndryshime…
ADEMI: KJO FLET SHUMË PËR VASILEVSKËN DHE PËR POLITIKANËT SI AJO Opozita çdo ditë e më zëshëm po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. E edhe deputetet e saj, po sillen sikur janë në fushatë. Edhe në të kaluarën, me afrimin e fushatës, emri i Ivanka Vasilevskës bëhej i njohur për publikun. Njësoj si atëherë, edhe tani emri i saj filloj të sillet nëpër media. Ajo mbrëmë, akuzoi BDI-në se ka dalë prej një organizate terroriste, duke aluduar në UÇK-në. Ju vini prej një partie e cila e ka prejardhjen prej në organizate terroriste. Ju për këtë fjalë publike të thënë…
U përcoll për në banesën e fundit Sulejman Sulejmani, ish i dënuar për rastin “Sopoti” dhe ish luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Baca Sulë, ashtu siç e njihnin të gjithë, ndërroi jetë disa vite pas lirisë nga dënimi i padrejtë dhe pak ditë pasi mori shtetësinë. Shumë herë na kishte rrëfyer për ditët e kaluara në burg, gjumin në dyshek të lagur, torturat fizike dhe psikike si dhe ofendimet morale nga gardianët e burgut. Ndonëse u lirua 12 vite më parë dhe u vërtetua pafajësia e tij, Baca Sulë deri pak javë para vdekjes jetoi pa shtetësi. Shteti i…
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u detyrua të anulojë udhëtimin e tij në Serbi sot pasi një sërë vendesh përreth e ndaluan avionin e tij të hynte në hapësirën e tyre ajrore. Pas kësaj situate, Kremlini e ka përshkruar veprimin nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi si “veprim armiqësor”. Para pak çastesh Lavrov ka folur mbi këtë situatë të cilën e ka quajtur të paprecedente. Ai shtoi se homologu i tij serb është ftuar në Moskë dhe ai “shpreson se udhëtimi i tij nuk do të pengohet”. Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve…
Nga VMRO – DPMNE konsiderojnë se shtetit është shytur në infalcion të thellë, dhe kjo sipas tyre shihet në çmimet e produkteve. “Inflacioni real fshihet në rritjen e çmimeve të produkteve bazë, të cilaty qytetarët i shfrtyëzojnë për jetesë, ato jnë derivatet e naftës, rryma, produktet bazë të cilat janë rritur deri në 100%. Kjo shihet nga fakti se me 1 mijë denarë nuk mund të blehen produkte të cilat para një viti janë blerë me 500 denarë.” – deklaroi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE. Sipas VMRO-së nuk janë të vërteta pretendimet e qeverisë se inflacioni është vetëm 10%, pasi sipas…
Qeveria do të publikojë listën e të gjitha kompanive që shkaktuan kërcimin artificial të çmimeve pasi shërbimet inspektuese të përcaktojnë nëse rritja e çmimit është reale, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, i cili tha se mbetet i mendimit se është bërë rritje artificiale e çmimit të produkteve të caktuara. “E kam thënë edhe javën e kaluar se ka një rritje marramendëse dhe artificiale të çmimeve. Ja dy shembuj se pse e thash këtë. Në vetëm dy ditë marzhi i fitimit për pastat nga një prodhues u rrit nga katër për qind,…
BISLIMOVSKI: DO TË KETË ÇMIME TË NDRYSHME PËR AMVISËRITË VARËSISHT KONSUMIT Komisioni Regullator i Energjetikës po shqyrton mundësitë e ndryshimeve të sistemit tarifor që ka të bëjë me furnizuesin universal të energjisë elektrike. Kryetari i komisionit, ka propozim që të shkohet me katër blloqe që kanë të bëjnë vetëm me konsumin e tarifës së lartë ditore. Sipas tij, me ndryshimet në sistemin tarifor për energji elektrike, do të ketë çmime të ndryshme për amvisëritë, apo tarifë të ndryshme varësisht nga shpenzimi i rrymës. “Blloku i parë është 210 kilovat orë energji elektrike, i dyti është 420, treti është nga 420…

