Author: Hamdi Kumanova

Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi, me vendimin për ti ndaluar fluturimin shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov drejt Beogradit, kanë vendosur që si shtete të pavarura të respektojnë obligimet ndaj NATO-s dhe qëndrimet e BE-së. Kështu ka deklaruar Zëdhënësi i Departamentit Shtetëror, Ned Prajs, i cili sa i përket krëcënimit të mundur rus ndaj këtyre vendeve theksoi se “tre vendet janë anëtare të NATO-s, ndërsa përkushtimi i nenit 5 lidhur me të gjitha vendet është obligues”. “Ato ishin vendime të pavarura të cilat kishin të bënin me hapsirën ajrore të tre shteteve sovrane. Ato e paraqesin angazhimin…

Lexo më Shumë

E mirëpres zbulimin e autorit të djegies së Qendrës Kulturore të bullgarëve në Manastir. Kështu ka shkruar kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov në faqen zyrtare në Facebook. “Falënderoj autoritetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për veprim efektiv, të cilët e kapën zjarrvënësin në periudhë shumë të shkurtër. Ne definitivisht nuk do t’i dorëzohemi provokimeve që synojnë sabotimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë”, shkruan kryeministri bullgar. Autorin e arrestuar e ka bërë të ditur sot në rrjetet sociale Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas Spasovskit, autori e ka…

Lexo më Shumë

Kreu i Policisë në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski tha se nuk do të shfrytëzohen mjete finanaciare shtesë me pranimin e 600 policëve të ri, përcjell TV21. Spasovski theksoi janë hapur vende të reja pune pranë MPB-së, për shkak se brenda vitit do të pensionohen rreth 870 persona. “Këtë vit pensionohen rreth 870 persona nga Ministria e Punëve të Brendshme, kurse ne punësojmë 600 persona. Kjo është vetëm për krahasim, ta dini se nuk janë mjete shtesë që ne i kërkojmë në buxhet, por janë mjete që janë në dispozicion të MPB-së, punësojmë”, tha mes tjerash Spasovski duke shtuar…

Lexo më Shumë

Nga dita e sotme çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut kanë arritur rekord, përcjell TV21. Sipas vendimit të djeshëm të Komisionit Rregullator për energjetikë, çmimi i i benzinës BS-95 ka arritur 110 denarë për litër, ai i BS-98, 112 denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës për litër është 102 denarë. Edhe vaji ekstra i lehtë është shtrenjtuar dhe shitet për 99,05 denarë për litër. Këto janë çmimet më të larta të karburanteve në historinë e Maqedonisë së Veriut, çmimet e të gjitha derivateve janë treshifrore. Çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë rritur mesatarisht me 1.30 për…

Lexo më Shumë

I PUNËSUARI NGA MINISTRIA MOHON SE DO TA DËBOJË FAMILJEN BAJRAM “Bëji gati kuferat ta dish se do të dëboj në rrugë, shumë po flet”. Bajram Alishanin i cili jeton në banesën sociale duan ta dëbojnë vetëm pse është prononcuar për problemet me të cilat ballafaqohet ai me familjen e tij. Ai akuzon të punësuarin në Ministrinë për punë dhe politikë sociale në sektorin e personave të pastrehë se e ka kërcënuar se do ta dëbojë në rrugë. Edhe sot kur ne ishim të pranishëm e kërkoi në telefon, raporton KlanMacedonia. Ai me gjashtë fëmijët e tij nusen dhe djalin…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, gjatë ditës së sotme ka thënë se blerja e objektit në Tetovë nga ana e BDI-së, në një sipërfaqe prej 1400 metra katror ngrit dyshime të mëdha, e për të cilat prokuroria duhet të hap lëndë. “Në hulumtimet e mediave është mësuar se ky objekt ka qenë në pronësi të një kompanie private, e cila më pas ia ka shitur një kompanie të dytë, për të përfunduar në fund duke e blerë BDI. Nga kompania kanë thënë se objekti nuk është dhënë me qera, ndërsa, të gjithë tetovarët janë dëshmitarë se për vite…

Lexo më Shumë

Nga shtatori do të ketë paga më të larta për 15 për qind për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, sipas marrëveshjes me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK). Kjo është paraparë në ribalancin e buxhetit, i cili duhet të miratohet në Kuvend, deklaroi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. “Ne nënshkruam një marrëveshje me SASHK-un që doli nga procesi i pajtimit. Presim që të kalojë ribalanci i buxhetit për të përgatitur informacion në Qeveri, për të nënshkruar marrëveshjen përfundimtare për 15 për qind. Pra, negociatat kanë një marrëveshje të nënshkruar, të gjitha çështjet janë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, është shprehur i gatshëm të jetë nikoqir i përfaqësuesve të RMV-së dhe Bullgarisë, “kur të vijë koha”, për t`i ndihmuar Shkupin dhe Sofjen të arrijnë marrëveshje dypalëshe që do të mundësonte përfundimisht të hapen negociatat për anëtarësim të RMV-së në BE. “Franca tashmë disa javë kërkon zgjidhje për kontestin midis dy vendeve fqinje” – ka njoftuar Pallati i Elyzesë pas bisedave të mbrëmshme telefonike të Presidentit Macron me Kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe Presidentin bullgar, Rumen Radev. Në komunikatë gjithashtu thuhet se Makroni në bisedat telefonike ka dhënë mbështetje të plotë për arritjen e…

Lexo më Shumë

Dështon bllokada e deputetëve të VMRODPMNE-së, sepse po shohim se po rritet nervozizmi i tyre, sepse bllokadat dështojnë ashtu siç kishin planifikuar, tha koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski për “Utrinski Brifing” “Ata arrijnë të zvarritin seancat, të mos caktojnë seanca të komisioneve, që është në dëm të qytetarëve. Qëllimi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së është ngritja e tensionit në Kuvend. Rrjedha e seancave është ngadalësuar, në seancën e fundit kemi miratuar një rend dite për dy ditë, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani, por në fund e miratojmë. Në një situatë të tillë nuk ka kohë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, para pak kohësh në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është kapur autori i cili ka djegur derën hyrëse të Shtëpisë së Kulturës “Ivan Mihailov” në Manastir. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, para pak kohësh në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është kapur autori i cili ka djegur derën hyrëse të Shtëpisë së Kulturës “Ivan Mihailov” në Manastir. “Kam kënaqësinë të njoftoj zbardhjen e shpejtë dhe efektive të rastit të tre ditëve më parë (04.06.2022) me ngjarjen kriminale – zjarri në qendrën “Ivan Mihajlov” në Manastir,…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit, sot në gazetat ditore “Koha” dhe “Sloboden Pecat” si dhe në web faqen e tij, shpalli thirrje publike me të cilën vazhdon mbështetjen për zhvillimin dhe avancimin e sportit rinor dhe të shkollave të mesme, dhe me dhënien e bursave për sportistë – nxënës të shkollave të mesme, që janë banorë të qytetit të Shkupit dhe mësojnë në shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk. Me qëllim për të rritur motivimin te sportistët e rinj – nxënës të shkollave të mesme për t’u marrë me sport, për të vazhduar dhe qëndruar dhe më tutje…

Lexo më Shumë

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Nga orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirës jostabile të përcjell me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë, kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri në 31 gradë. UV-7. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri në 15. ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 30 gradë. Deri të premten moti do të jetë…

Lexo më Shumë