Fluturimi i ndaluar i avionit me të cilin ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duhej të mbërrinte sot në Beograd për një vizitë dyditore nuk ka asnjë trajtim të ndryshëm nga fluturimet e tjera të linjave ajrore ruse, sqaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kryeministri thekson se ndalimi i fluturimit të avionëve rusë mbetet në fuqi. “Kemi marrë vendim, ndalimin e fluturimeve të linjave ajrore ruse nëpër territorin e vendit tonë. Ne jemi anëtare e NATO-s, që do të thotë se vendimet e marra në NATO janë edhe vendimet tona dhe ne kemi një politikë të jashtme plotësisht të harmonizuar me…
Author: Hamdi Kumanova
Çmimet e shërbimeve hotelerike në maj në krahasim me prillin e këtij viti janë rritur për 0,2 për qind, ndërsa krahasuar me majin e vitit të kaluar për 9,7 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritja në maj në krahasim me prillin e këtij viti është shënuar në grupet e ushqimit për 0,3 për qind dhe pijet alkoolike për 0,1 për qind. Çmimet e shërbimeve hotelerike për periudhën janar-maj të vitit 2022, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, janë rritur për 7 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin…
Gjyqtari Adi Useini nga Gjykata Themelore në Strugë në fillim të shqyrtimit konstatoi se nuk ka kushte për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor në të cilin po gjykohen tre mjekë nga spitali i Strugës për gabim mjekësor në rastin e nënës nga Dibra. Ish-drejtori i spitalit dhe gjinekologu M.A dhe dy kolegë të tjerë duhej të uleshin në bankën e të akuzuarve, por ata nuk u paraqitën në gjykatë për shkak të orarit të ngjeshur të njërit prej avokatëve të tyre. Prokuroria në fillim të majit ngriti aktakuzë për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, pasi dy vjet më parë…
I pyetur se pse Qeveri vendosi të heq marzhet tregtare, pas çka po vijon ngritja e çmimeve në vend, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se masat ekonomike po ridizajnohen, përcjell TV21. Kreu i ekzekutivit tha se disa masa për momentin janë aktive. “Duhet të kemi përgjegjësi ndaj të gjithë lojtarëve në treg, siç janë kompanitë, buxheti, qytetarët. Për komentin po bëhet ridizajnimi i disa prej masave, që pasi të bëhen të gjitha analizat, normalisht që do të vendosen prapë në pako të masave”, deklaroi mes tjerash Kovaçevski duke shtuar se masat e reja priten të shpalosen gjatë muajit të ardhshëm.
Me pesë vota “kundër” dhe katër “për” sot në Komisionin për Rregulloren e Punës dhe Çështjet e Imunitetit Mandatar nuk u pranua propozimi i opozitës VMRO-DPMNE për të diskutuar për shkeljen eventuale të Kodit Etik nga deputeti Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit. Pasi kryetari i Komisionit Panço Minov e lexoi propozimin e rendit të ditës, pesë deputetë të qeverisë votuan kundër rendit të ditës, ndërsa katër deputetë të opozitës ishin për të diskutuar propozimin. Minov konstatoi se rendi i ditës nuk u pranua dhe seancën e mbylli. Raporti u paraqit nga deputetët Dafina Stojanoska, Antonio Millososki, Eli Panova, Rashela Mizrahi,…
Nga mesnata do të kemi çmime të reja të karburanteve. Kështu vendosi sot Komisoni Rregullator për Energjetikë, KRRE. Dizeli nga mesnata do të shitet më shtrenjtë për 2,5 denarë, ndërsa benzina do të rritet për 0,5 dhe 1 denar për litër. Këto janë çmimet e reja të karburanteve: Eurosuper BS-95 – 110 denarë Eurosuper BS-98 – 112 denarë Eurodizel BS DE V – 102 denarë Çmimi i vajit ekstra të lehtë do të rritet dhe do të jetë 99,5 denarë. Mazuti nga nesër do të shitet me çmim më të lartë dhe do të jetë 55,5 denarë.
Veliaj: Promovimi i të rinjve, pasaporta jonë europiane! Ramis Merko: Tirana, udhërrëfyese e punëve tona Tirana dhe Struga do të punojnë bashkë për zhvillimin e nismave dhe projekteve në fushën e teknologjisë, mjedisit, turizmit dhe kulturës. Bashkia e Strugës, në bashkëpunim me Lëvizjen Popullore “Bashkimi”, ka shprehur interesin të bashkëpunojë me Bashkinë e Tiranës dhe Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon për realizimin e këtyre nismave. Në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy qyteteve, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merko, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu vullnetin e Tiranës për të çuar përpara projektet. “Nëse…
Mbrëmë (06-qershor) në orën 13.00, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar, kanë arrestuar 24-vjeçarin H.F. dhe 49-vjeçari A.F. nga Gostivari, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga 41-vjeçarja B.B. nga Gostivari, se rreth orës 23:15 fillimisht në rrugën “Borçe Jovanovski”, e më pas në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, ajo dhe vajza e saj e mitur janë sulmuar fizikisht. Sipas raportit, H.F. Gjatë sulmit ka përdorë edhe një mjet të fortë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës ndaj të përfshirëve do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Teodora Gençovska. Ahmeti dhe Gençovska diskutuan për mosmarrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, zgjidhje që do t’i japë dritën jeshile vendit tonë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ndërkohë që vendi tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme. Kryetari i BDI-së Ahmeti në takim tha se çdo vonesë në zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare është në dëm të komunitetit bullgar në vend. Ahmeti…
Ministria e Brendshme njofton për Alsat se janë në përgatitje 30 masa disiplinore ndaj policëve të sistemuar në vendkalimin kufitarë “Bllacë” me Republikën e Kosovës. Dyshimet lidhen me raportimin e Televizionit Alsat për shkatërrimin e qëllimshëm të kamerave trupore nga ana e disa nëpunësve të policisë, veprim ky i cili (jo zyrtarisht) për motiv ka pas shmangien e gjurmëve korruptive. “Në procedurë janë 30 masa disiplinore për shkak të mosveprimeve në bazë të Procedurës Standarde Operative për shfrytëzimin e sistemit mobil të incizimit me kamera (trupore). Është konstatuar se 30 policët kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat nga Marrëveshja kolektive.…
Sipas një analize të publikuar nga cenometar mk, në rrjetet e marketeve janë vërejtur rritje të çmimeve të produkteve bazë të ushqimit. Sipas analizës, çmimi i vajit për gatim është rritur për 20-25 denarë, sheqerit për 5-8 denarë, miellit për 6-9 denarë, qumështit për 6-9 denarë, orizit për 5-7 denarë, fasules për 5-10 denarë dhe birrës për 5-10 denarë. Çmimet e këtilla pritet të rrisin spiralen e inflacionit. Ndryshe, rritja graduale e çmimeve në vend vjen pas largimit të marzhës tregtare e cila ishte vendosur si masë mbrojtëse nga Qeveria. Përveç rritjes së çmimeve të produkteve bazë të ushqimit,…
Mëngjesi i sotëm i ka gjetur të befasuar shumë nga udhëtarët të cilët nisen me punë të ndryshme në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, në Shkup pasi disa nga linjat e autobusëve në kanë bërë ndryshim të çmimeve edhe atë në 190 denarë dhe 200 denarë varësisht nga transportuesi. Shumica prej udhëtarëve të cilët janë administratorë, studentë apo punëtorë të profesioneve të ndryshme mëngjesin e sotëm ngelën të befasuar nga rritja e çmimeve. “E dimë që është krizë por zgjidhje duhet bërë unë jam studentë, shteti duhet të subvencione studentët pasi kështu nuk mund të përballohet. Shumica e ligjëratave kanë…

