Author: Hamdi Kumanova

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 590 raste të reja Covid-19, nga 1.593 testime të bëra. Janë regjistruar 583 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima, një 72-vjeçar nga Shkupi dhe një 82-vjeçar nga Ohrit, që të dy kanë ndërruar jetë me diagnozë Covid-19, në kushte spitalore. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 336.041,, numri i të shëruarve është 323.051, numri i të vdekurve është 9.426 dhe numri i rasteve aktive është 3.564.

Lexo më Shumë

PRESIDENTI I RMV-SË DO TË MUND TË FALË VETËM PËR DËNIM Draft versioni i paralajmëruar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për Ligjin e ri për falje është në fazën përfundimtare. Amendamenti më domethënës që është paraparë është se Presidenti do të mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale të disa personave të caktuar. Arsyet për miratimin e ligjit të ri për faljen rrjedhin para së gjithash nga mangësitë dhe zbrazëtirat ligjore në Ligjin ekzistues për faljen, nga aspekti i zbatimit praktik të tij, si dhe nga nevoja për rregullim më të saktë të çështjeve…

Lexo më Shumë

Të enjten dhe të premten i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës, të cilat në shumë vende do të jenë mbi 35 gradë Celsius dhe në zonat juglindore mbi 40 gradë, njoftoi Drejtoria për punë Hidro-Meteorologjike (DPHM), transmeton Portalb.mk. Në të gjithë territorin e vendit ditën e enjte dhe të premte do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Ditën e premte gjatë natës do të ketë vranësira të shtuara me paraqitje të reshjeve të herëpashershme, thekson DPHM.

Lexo më Shumë

Në kuadër të kampanjës parazgjedhore në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët “Jepi zë Rinisë” ka ndryshuar stilin ekampanjës duke veshur maica me foton e ish liderit Arbër Xhaferi e që ky aktivitet ndosh me rastin  10 vjetorit të vdekjes së tij, shkruan Top24 Në këtë kampanjë mori pjesë edhe deputeti i ASH-së, Adnan Neziri, sekretari Vjollcë Berisha.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se institucioni i MPB-së ka shënuar përparim dhe rezultate më të mira sa i përket transparencës institucionale. “Transparenca aktive e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga mesatarja 59,5 përqind në vitin 2016, sot në vitin 2022 është 91,7 përqind, që është një kalim prej 32,2 përqind”, shprehet Spasovski. Nga fillimi i renditjes në vitin 2016 e deri më sot, ai thotë se institucioni ka kaluar tre nivele, pra nga një institucion jashtëzakonisht i mbyllur në një transparencë aktive shumë të mirë. “Ne vazhdojmë të…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se prodhuesit e orizit sot kanë bllokuar rrugën Shtip-Koçan “Komunikacioni në drejtim nga Shtipi në Koçan në rrugën A3 Koçan – Shtip afër fshatit Obleshevë që nga ora 10:15 është bllokuar nga 12 makina bujqësore të rreth 80-100 qytetarë-prodhues të orizit”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje njoftojnë se komunikacion në këtë pjesë të vendit po zhvillohet në rrugë alternative.

Lexo më Shumë

Ja sa kohë pritet në vendkalimin kufitar Tabanoc Lidhja Auto Moto e Maqedonisë(LAMM) njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vendin tonë pritet rreth 20-30 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet 30 deri në 40 minuta. Sipas LAMM në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se ato të zakonshmet për kryerjen e formaliteteve doganore. Ndërkohë që trafiku nëpër të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata.

Lexo më Shumë

Produkteve ushqimore si: vaji i gatimit, kosi, qumështi dhe lëngjeve të ndryshme, po u shtohet një sasi më e madhe uji, ndërsa sasia e dikurshme prej një kilogrami në shumë produkte të paketuara, tashmë shënon 900 gram. Në luftën kundër inflacionit, për të përfituar, prodhuesit ulin peshën e produkteve ose ulin cilësinë. Zvogëlimi nuk është asgjë e re, por është më e theksuar në kohë inflacioni të lartë, ndërsa kompanitë luftojnë me kostot në rritje për përbërësit, paketimin, punën dhe transportin. Kryetarja e Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë, Marijana Lonçar-Velkova, thotë se rënia e sasisë është tërheqëse për prodhuesit, sepse…

Lexo më Shumë

Një 58-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dhe djali i tij 22-vjeçar, të enjten kanë qenë me shumë gjatë një përplasje të rëndë nga ana e pasme në autostrdaën austriake Innkreisautobahn (A8) pranë Weibern (rrethi Grieskirchen). Edhe pse makina e tyre u fut nën një rimorkio kamioni, ata shpëtuan me lëndime të lehta Prini 58-vjeçar nga Maqedonia e Veriut po drejtonte makinën e tij në Innkreisautobahn në drejtim të Subenit në korsinë e majtë. Sipas policisë, ai dyshohet të kushte dremitur për një çast në timon në afërsi të Weibern, informon portali Shtegu. Sido që të jetë, makina është përplasur me…

Lexo më Shumë

Faton Ahmeti si bartës i listës së këshilltarëve nga ana e BDI-së për zgjedhjet në Tetovë ka vazhduar takimet me banorët në Malësinë e Tetovës ku u ndal në fshatrat Veshallë dhe Brodec. Bashkë me të ishin edhe funksionarë të lartë të BDI-së, ku banorëve u premtuan zgjidhje për shumë çështje që kanë ngecur mbrapa. /tetova1/

Lexo më Shumë

Të gjitha gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit, me të cilat shqetësonin qytetarët me muaj dhe tentonin të krijonin përçarje të reja, ranë në ujë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Me rekomandimet e miratuara të Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore, u bë e qartë se nuk ka asgjë të diskutueshme, të fshehur, nuk ka fshirje apo ndryshim të historisë sipas bullgarëve, siç kanë gënjyer Mickoski dhe VMRO-DPMNE. Rekomandimet e miratuara për tekste të caktuara në arsimin fillor janë të bazuara në reciprocitet dhe do t’i dorëzohen qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë”, thonë nga atje. Nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i degës së AAA-së në Tetovë, Dritan Bexheti në një prononcim për TOP24 ka theksuar se partia ALTERNATIVA është gjithnjë e më shumë në rritje në Tetovë dhe kjo ka hutuar partitë që veten deri tani e kanë quajtur parti të “mëdha” e që tani po bien si kulla prej letre. Ai më tej shton për Top24 se brenda AAA-së dëgjohet zëri i çdo anëtari dhe meritorë pa dyshim është secili më shumë se tjetri. “Është interesant fakti që në AAA dëgjohet zëri i çdo anëtari dhe për këtë jam shumë krenarë, sepse përgjegjësia ime është më e vogël…

Lexo më Shumë