Xhemail Çupi, ministër i diasporës dhe kuadër i Alternativës, ka gëzuar diasporën shqiptare që vepron në Itali se ka nisur një procedurë për ratifikimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Italisë në lidhje me sigurimet shoqërore.
“ Inicimi i procedurës për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Italisë për sigurimet shoqërore.
Në kuadër të punës qeveritare, duke ju referuar planin akcionar për zbatimin e Strategjisë Nacionale për bashkëpunim me diasporën, një nga aktivitetet e parapara të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është zgjerimi i bashkëpunimit të shteteve ku kemi një numër më të madh të diasporës sonë me marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore.
Në këtë drejtim, nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, në korrik të vitit 2021 është kërkuar që të inicohet procedura për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Italisë për sigurimet shoqërore, e cila është nënshkruar më 25 korrik 2014 dhe ratifikuar nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27 tetor 2014.”, shkruan Çupi.



