Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski sot në mëngjes sërish ka inspektuar gjendjen në çerdhen “Majski Cvet” dhe është konsultuar me ekspertë të fushës dhe ka konstatuar mangësi në ndërtimin e tavanit. Në fjalimin e tij live nga kopshti, Jakimovski ka deklaruar tri arsye kryesore pse ra tavani. “Kemi kërkuar ekspertizë dhe kemi konstatuar mangësi në performancë. Ndërtimi i shinave është një konstruksion për një mur, jo për një tavan, kështu që distanca e boshtit është 65 centimetra, në vend të 50 centimetra. Pra, çdo dërrasë duhej të vendosej në 4 deri në 5 shina, dhe këtu vendoset në…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari Ramis Merko mori pjesë në Konferencën e dytë evropiane për dialog dhe bashkëpunim fetar, që u mbajt në Strugë me temën “Marrëdhënia ndërmjet religjionit dhe globalizimit: partikularizmi fetar përballë universalizmit fetar”. “Është kënaqësi dhe nder për mua të përfaqësoj një komunë shembull si në aspektin e bashkëjetesës fetare ashtu edhe etnike. Struga është shembull për multikulturalizëm dhe ka një harmoni mes qytetarëve dhe mbase jo rastësisht kjo konferencë po organizohet pikërisht këtu” – potencoi Merko.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) bën thirrje për grevë me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike dhe sociale të anëtarëve të saj dhe të punësuarve në sektorin publik nga marrëdhënia e punës. Siç bënë të ditur nga LSM, greva është paralajmëruar për më 22 qershor, ndërsa afati për përmbushjen e kërkesave të tyre është deri më 21 qershor të këtij viti. Nga LSM-ja njoftuan se greva organizohet për mbrojtje të të drejtave ekonomike dhe sociale dhe realizimin e këtyre kërkesave nga marrëdhënia e punës – lidhje e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin publik me rritje të përcaktuar…
Më shumë se gjysmë miliardë euro ose saktësisht 526 milionë euro është vlera e aktiviteteve të ndërtimtarisë që në vitin 2021 I kanë kryer kompanitë e ndërtimit në vend – thuhet në analizën e portalit “PARI”. Enti Shtetëror për Statistika, sic percjell KlanM, publikoi se vitin e kaluar janë ndërtuar 2.665 objekte, kurse kanë përfunduar gjithsejt 3.235 banesa, përcjellë Klan M. Sipërfaqja mesatare e banesave është 65.3 m2, kurse më shumë ndërtime ka pasur në Rajonin e Shkupit. Statistika ka shënuar një ulje të vogël tek aktivitetet e ndërtimtarisë në krahasim me vitin 2020 kur vlera ka qenë 532 milionë euro.…
Rritja e cmimit të mishit do të arrijë deri në 50% në qoftë se Qeveria nuk heq taksat doganore gjatë impprtit të mishit. Oda ekonomike dhe Organizata e prodhimit e mishit të Maqedonisë së Veriut kërkojnë heqjen e taksës doganore gjatë importit të mishit. Në qoftë se nuk bëhë kjo prtitet rritja më prej 30% të prodhimeve të mishit. Më shumë importohet mish nga vendet e jashtme se sa eksportohet për vendet e jashtme thonë nga Oda ekonomike, raporton KlanMacedonia.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Pasdite në disa vende do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 18 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 24 deri 32 gradë celcius.
Me datë 13.06.2022 në ora 20:10 në rrugën “Lazo Trpovski” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar L.G. (28) nga Struga. Ai kërkohej me urdhër për vuajtje të dënimit me pesë vjet burg. L.G. i njëjti për vuajtje të dënimit është dorëzuar në burgun e Idrizovës.
Një fazë shumë e nxehtë në situatën aktuale politike në qeverinë bullgare, ndërsa analisti Petar Arsovski këtë e komenton si ndikim rus që të mos jetë i qëndrueshëm krahu lindor i NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Bullgaria dhe Maqedonia kryqëzojnë shtizat midis krahëve lindor dhe perëndimor të NATO-s, ndërsa Rusia nuk e fsheh planin e saj strategjik për ta bërë krahun lindor të NATO-s të paqëndrueshëm. Bullgaria tani është në pastrim, kryeministri bullgar Kiril Petkov ka mbështetjen e Perëndimit dhe prandaj të gjitha këto gjëra dhe afera po ndodhin rreth qeverisë bullgare, sepse Rusia po e bën me qëllim dhe kjo…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do ta mbajë mbledhjen e 52-të të rregullt, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Sipas rendit të ditës të propozuar, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohen më shumë pika në mes të tjerave edhe Informacioni për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konventën për eliminimin e dhunës dhe ngacmimit në fushën e punës, me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në mbledhjen e sotme, do të shqyrtohet…
Zv. kryeministri Fatmir Bytyqi sot tha se masat e reja për ballafaqim me krizën do të fillojnë menjëherë pasi të votohet rebalanci i buxhetit në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Masat janë drejtuar drejt kategorive më të rrezikuara, presioni është i madh, kemi marrë masa njëjtë si në pandemi, të parat ishin për të gjithë, ndërsa pastaj për qytetarët më të rrezikuar”, tha Bytyqi për “Utrinski Brifing”. Ai shtoi se edhe tre programet për bujqit nëpërmes fondit të ndërhyrjes nuk mund të kalojë derisa të votohet rebalanci. Ai shtoi se të gjithë masat që do duhet të ndërmerren duhet të jetë…
Nuk ka poshtërim më të madh se ai që OBRM-PDUKM i ka bërë vendit dhe popullit maqedonas, duke filluar nga mbështetja e fundit e rezolutës së PPE-së me qëndrimet e Bullgarisë, akuzojnë nga LSDM. Nga atje theksojnë se me VMRO-DPMNE-në vendi ishte në izolim ndërkombëtar, me fqinjët, me gjithë botën demokratike, shumë prapa, pa integrime euroatlantike. “Për shkak të shkatërrimit të tyre edhe kisha nuk u njoh. Kryepeshkopata e Ohrit dje në prani të presidentit Kovaçevski shërbeu së bashku me Patriarkanën Ekumenike Kthimi në unitetin kanonik me kishat ortodokse, liturgjia që u mbajt në gjuhën maqedonase, është edhe një konfirmim…
Në afërsi të Kriva Pallankës janë gjetur mbetjet e një kufome njerëzore. Një pjesë e një trupi njerëzore është gjetur në një livadh në fshatin Konopnicë, pasditen e djeshme, njoftojnë nga policia. Gjatë ditës së djeshme në orën 17:00 në stacionin policor në Kriva Pallankë është raportuar se në një livadh në Konopnicë janë gjetur rroba dhe një pjesë e kufomës së njeriut. “Menjëherë është lajmëruar prokurori publik, është bërë kontroll nga ekipi i SPB-së në Kriva Pallankë dhe do të bëhet autopsi”, njofton zëdhënësja e Sektorit për Punë të Brendshme të Kumanovës, Ivana Mlladenovska. Nga atje thonë se po…

