Author: Hamdi Kumanova

Gjatë fundjavës së kaluar është shembur tavani në kopshtin e fëmijëve “Lulja e majit” në vendbanimin Taftalixhe 2 në Komunën e Karposhit, përcjell Nistori. Ngjarja fatkeqe ka ndodhur kur kopshti ka qenë i zbrazët dhe pa fëmijë, kështu që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo viktima. Fotot e ndërtimit të tavanit janë publikuar dhe qarkullojnë në rrjetet sociale. Kopshti njoftoi se së shpejti do të ketë një deklaratë nga drejtoresha. /Nistori/

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan “Stipe” Mesiq në një intervistë për Anadolu Agency ka komentuar kontestin Maqedoni e Veriut-Bullgari. Mesiq potencoi se pengimit bullgar ndaj Shkupit në rrugën drejt BE-së do të largohet. “Është çështje e diplomacisë, është një çështje që do të zgjidhet, por nuk guxon të jetë një çështje që do të ndalojë hyrjen e Maqedonisë në integrimet euroatlantike”, tha mes tjerash Mesiq. I pyetur nëse pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datën për fillimin e negociatave me BE-në, Mesiq theksoi se procesi i integrimit evropian duhet të përshpejtohet. “Mendoj se kjo duhet të përshpejtohet. Duhet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot, 13 qershor të vitit 2022, në Stamboll do të udhëheq delegacion qeveritar në takim me Presidentin e Republikës së Turqisë Rexhep Taip Erdogan, në kuadër të vizitës së tij të punës. Takimi i Kryeministrit Kovaçevski me Presidentin Erdogan është konfirmim për raportet e shkëlqyera mes Turqisë dhe në të është paraparë të bisedohet për më shumë çështje dypalëshe në interes të të dyja vendeve.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar në lidhje me shakanë e tij që e bëri në drejtim të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për të cilët pati reagime të mëdha, sidomos nga maqedonasit. Rama në një postim në Twitter i ka quajtur histerike sulmet ndaj Kovaçevskit, ndërsa thotë se ka ironizuar bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në. “Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brenshme në Tetovë njofton se ka zbardhur dy vjedhje të arit në rajonine Pollogut, gjegjësisht në Tetovë dhe Zhelinë, përcjell TV21. MPB ka dërguar kallëxim penal derit tek Prokuoria ndaj 55-vjeçares H.A. nga Pallatica. “H.A. dyshohet se në një shtëpi në Zhelinë dhe në një banesë në Tetovë, ku ishte e punësuar, nga pronarët ka marrë arin dhe bizhuteritë në mënyrë të paligjshme dhe më pas i ka shitur në një dyqan bizhuterish në Tetovë për një shumë prej 760 eurove. Bizhuteritë u gjetën dhe iu kthyen pronarëve”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, kërkon që “OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski të gjitha paratë e fituara në mënyrë kriminale duhet t’ua kthejnë qytetarëve”. Nga LSDM thonë se “ky vendim do të ishte më i drejti sepse ato para janë të cilat u janë vjedhur qytetarëve për 11 vite me radhë”. “Aktvendimi në rastin “Talir 2” ka konfirmuar se OBRM-PDUKM ka punuar në mënyrë joligjore, në shpinë të qytetarëve, ndërtuan selinë luksoze dhe blenë objekte edhe në tredhjetë qytete tjera të shtetit. Pasi të hyjë në fuqi aktvendimi, hapet mundësia që ky objekt të shitet apo të ridedikohet, të kthehet aty…

Lexo më Shumë

Profesoresha Marija Raleva nga Departamenti për psikiatri dhe psikologji mjekësore pranë Fakultetit Mjekësor në Shkup, alarmon se do të bëhet dëm i madh me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me Ligjin për pensionim, i cili parasheh që mjekët dhe profesorët e fakulteteve mjekësore të dalin në pension me 64 vjet. Ajo thotë se duhet të rishqyrtohet ky vendim, të bëhet analizë reale e gjendjes dhe të parashihen pasojat që vijnë nga ky vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ky hap mund të shkatërrojë më tej sistemin shëndetësor dhe të kontribuojë në parandalimin e mëtejshëm të shëndetit të brishtë të qytetarëve…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme gjatë aksionit kontrollues në trafik në territorin e Shkupit, ka shqiptuar gjithsej 217 gjoba prej të cilave 93 për tejkalim të shpejtësisë, 30 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 15 për vozitje pa leje. MPB bën me dije se janë shqiptuar edhe 29 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, tre masa për kalim në semafor të mbyllur, gjashtë për kundërvajtje të këmbësorëve, pesë masa për përdorim të celularit. “Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka pranuar ftesën e presidentit të Ukrainës, Vlodimir Zelensky për ë vizituar Kievin, përcjell TV21. Nga kabineti qeveritar në Podgoricë bëjnë të ditur se Abazoviq ka inicuar idenë që bashkë me të të udhëtojë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. “Ashtu siç ka paralajmëruar, Abazoviq do të inicojë idenë e një vizite të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s në rajon, në mënyrë që të dërgohet mesazh i fuqishëm dhe unik në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në sovranitetin…

Lexo më Shumë

Maturantët sot do të testohen për pjesën e dytë të maturës shtetërore me testin e provimit ekstern që e përzgjedhin. Nga gjithsej 15.899 kandidatë, 14.320 kanë paraqitur gjuhën angleze. Matematikë do të testohen 1.231, gjuhë gjermane 118, tridhjetë kandidatë ka për testimin në gjuhën françeze, 10 për gjuhën ruse, 15 do të testohen për lëndës e filozofisë dhe 100 kandidat për estetikën. Provimi i parë – Gjuhë amtare dhe literaturë (maqedonisht, shqip apo turqisht), që është e patjetërsueshme, u testuan më 4 qershor. Rezultatet prej dy provimeve eksterne duhet të publikohen më së voni për 30 ditë. Ata që nuk…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit shpalli Thirrjen publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për ngrohje për vitin 2022, dhe qytetarët mund të aplikojnë online. Në Thirrjen publike mund të aplikojnë personat të cilët kanë blerë kondicionerë inverter duke filluar nga data 01.01.2022 dhe janë banorë të qytetit të Shkupit (komunat Gazi Babë, Aerodrom, Kisela Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj) dhe të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara. Thirrja do të jetë e hapur deri më datë 01.11.2022 ose deri në ditën e shterimi të mjeteve. Thirrja publike do të…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet, si komision amë, sot e fillon debatin për ribalansin e Buxhetit. Të ardhurat e përgjithshme të planifikuara në nivel prej 245,8 miliardë denarë dhe janë për rreth 6,9 miliardë denarë ose 2,9 për qind më të larta lidhur me projeksionet iniciale të Buxhetit. Vlera e shpenzimeve të përgjithshme është 288,5 miliardë denarë ose për rreth 161,1 miliardë denarë (5,9 për qind) më shumë në krahasim me projeksionet iniciale me planin për vitin 2022. Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 32,2 miliardë denarë dhe janë për rreth gjashtë miliardë denarë më të ulëta në…

Lexo më Shumë