MPB Maqedoni informon se me datë 12.06.2022 në ora 22:30 në pikën kufitare magjistrale “Bogorodica” – Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalimin Kufitar “Bogorodica” kanë arrestuar B.A.(35) dhe I.A.(63), të dy nga Tetova. Nga MPB thonë se gjatë kontrollit në automjetin “BMW”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.A, janë gjetur 10 persona – emigrantë nga Siria. “Emigrantët janë dorëzuar në Qendrën Pranuese – Tranzite Vinojug në Gjevgjeli, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme. Në koordinim me Prokurorin Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër B.A. dhe I.A. do të dorëzohet…
Author: Hamdi Kumanova
Veriut dhe Shqipërisë në BE. Scholz tha se Gjermania e kupton se nuk është e lehtë të kapërcehen dallimet historike mes vendeve fqinje, por shtoi se, përvoja e saj tregon se është mirë për të gjithë kur kapërcehet besimi dhe ndërtohen marrëdhënie miqësore me fqinjët. “Mendoj se ka një shans për të bërë përparim. Ne do të vazhdojmë diskutimin dhe shkëmbimin mes nesh deri në fund të presidencës franceze dhe shpresoj se do të bëjmë përparim. Jam i bindur se së bashku ne evropianët mbajmë përgjegjësi për BE-në dhe për stabilitetin e Ballkanit”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët…
VMRO-DPMNE-ja mund të kërkojë dorëheqje vetëm nga Hristijan Mickoski që mori pjesë në Kongresin e PPE-së, ku u miratua rezoluta që promovon qëndrimet bullgare – thuhet në reagimin e LSDM-së. “VMRO-DPMNE-ja u përpoq të shtrembërojë një deklaratë ironike të Kryeministrit të Shqipërisë, sarkazma e të cilit tashmë dihet në opinion dhe ka të bëjë me bllokimin e Bullgarisë dhe sjelljes drejt procesit të zgjerimit të BE-së. Sarkazma dhe ironia e Ramës janë publike dhe të njohura, por asnjëherë nuk janë drejtuar ndaj vendit tonë, përkundrazi” /KlanMacedonia/
PROMOVOHEN APSOLVENTËT E VITIT AKADEMIK 2021/2022 Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri gjatë ceremonisë së promovimit të absolventëve të Universitetit të Tetovës të vitit akademik 2021/2022, ka porositur studentët që të mos largohen nga vendi. Ai tha se tregu sot kërkon profesionistë që duan të mësojnë, andaj porositi të rinjtë që të provojnë të punojnë fillimisht në vend. JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS “Dhe për atë që në mendje kanë të provojnë fatin unë do të kisha dhënë një porosi – “Roma nuk është bërë brenda natës”. Jeta sot në Evropën Perëndimore është një standard tjetër, por jepni shansin…
Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve, në Agjencinë e Kadastrës dhe Patundshmërisë, si në numrin e përgjithshëm të të punësuarve ashtu edhe në sektorët udhëheqës, lë për të dëshiruar. Në Agjencinë e Kadastrës punojnë gjithsej 828 persona, nga të cilët 124 janë shqiptarë, ose rreth 15%. 828 të punësuar, 124 shqiptarë, 15%. Situata me përfaqësimin e shqiptarëve në Kadastër nuk është aspak e mirë edhe në sektorët udhëheqës. Nga 19 udhëheqës të sektorëve vetëm njëri është shqiptar ose me përqindje vetëm 4.5%. 19 udhëheqës sektorësh, 4,5% Larg përfaqësimit të drejt dhe adekuat, ashtu siç e kërkon ligji, shqiptarët janë…
“NË KËTË INICIATIVË SHQIPTARËT DO TË RRISIN POTENCIALIN E VET” Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke komentuar iniciativën Ballkani i Hapur tha se si qytetar dhe politikan i Maqedonisë së Veriut mbështet edhe këtë projekt. Sipas tij, kjo iniciativë do të kontribuojë në rritjen e potencialit nacional të shqiptarëve në vend. “Argumenti im është se, në “Open Balkan” shqiptarët e Maqedonisë e rrisin potencialin e vet nacional, sepse është Shqipëria aty brenda dhe shumë më shumë forca e tyre ekonomike, kam shpresë se mund të bëhet forcë e një populli disa miliona”,deklaroi Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi. Ndërkohë, i pyetur…
Ministria e Arsimit ka hapur platformën e re për regjistrim online në shkolla të mesme pavarësisht se regjistrimi zyrtarisht është i paraparë për 14 dhe 15 qershor. Gjysmë-maturantët që kanë marrë dëftesën e klasës së nëntë tashmë mund të aplikojnë përmes faqes së internetit e-uslugi.mon.gov.mk duke përdorur llogaritë e tyre të krijuara në Schools.mk. Mësimdhënësi Burim Rexhepi tha për Alsat se informimi për këtë risi ishte pak i vonuar duke kujtuar se shumë prej nxënësve kanë harruar llogaritë dhe fjalëkalimet e tyre. “Trajnim adekuat posaçërisht për nxënësit që t’i verifikojnë të dhënat në shërbimet elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, TalatXhaferi, në përputhje me kompetencat e veta kushtetuese, sot (11 qershor), i shpalli zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa. Në pajtim me Aktvendimin që e miratoi Kryetari i Kuvendit në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet për kryetarë të komunave do të mbahen më 20 gusht të vitit 2022. Afatet për kryerjen e veprimeve zgjedhore fillojnë të rrjedhin prej ditës së publikimit të Aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Zgjedhjet, në pajtim me Aktvendimin për shpalljen e tyre do…
Policia e Maqedonisë së Veriut e ka identifikuar një veturë të Maqedonisë së Veriut, veturë e cila ishte vjedhur në Bullgari, transmeton Portalb.mk. “Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari”, raporton Policia e Kosovës, duke sqaruar që vetura tashmë është konfiskuar. Vetura Land Rover me targa të Maqedonisë së Veriut ishte kapur në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dje…
Metereologët thonë se për shkak të një cikloni mbi vendin tonë që rezulton me atmosferë jostabile edhe në ditët në vijim do të mbretërojë mot me shira të rrëmbyeshme ku nuk përjashtohet që vende vende proceset të jenë më intensive në formë të motit të lig. “Deri në fund të ditës edhe më tej do të ketë kushte për mot jostabil lokal që do të përcillet me shira të rrëmbyeshëm , bubullima dhe erë të përforcuar, kurse lokalisht nuk përjashtohet mundësia që proceset të jenë më intensive në formë të motit të lig me shira të rrëmbyeshme erë të përforcuar,…
Me hedhjen e kapelave apsolventet e gjeneratës 2021/22 të Universiteti të Tetovës sot përfunduan një kapitull të studimve, për të vazhduar me sfidat e reja duke shpresuar për një të ardhmen të mirë. Rektori i Universiteti të Tetovës, Vullnet Ameti, tha se Univeristeti i Tetovës, ka unifikuar intelektualët dhe kombin shqiptar dhe është historia më e re e popullit shqiptar. “Diplomimi i studentëve tanë është ngjarje e madhe, dëshmi e një progresi të rëndësishëm që është bërë në institucionin tonë,është dëshmi se të gjithë ne i jemi qasur me seriozitet arsimit. Është ky universitet që unifikoj intelektualët shqiptar,e unifikoj kombin,e…
Partia në pushtet LSDM thotë se Hristijan Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij, kriminelin e dënuar të arratisur Nikolla Gruevski. Ato thonë se Mickoski, ashtu si Gruevski, VMRO-DPMNE-në e sheh vetëm si mjet për pasurim personal. Mickoski ishte i pari që e mbrojti krimin në partinë e tij, në vend që ta dënonte dhe të distancohej prej tij. Mes tjerash nga atje shtojnë se kohët e fundit opinioni ka dëgjuar kryetarë komunash dhe biznesmenë aktualë që dëshmojnë se Mickoski ka bërë presion, duke kërcënuar tenderë të caktuar. Sipas tyre kjo është vetëm vazhdimësi e praktikës së Gruevskit i…

