Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenski i dërgoi një letër presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke e falënderuar për mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe masave të vendosura nga Bashkimi Evropian. Më poshtë është teksti i plotë i letrës: Ekselenca juaj, Ju lutemi pranoni mirënjohjen time për letrën tuaj të përzemërt të datës 17 maj 2022 dhe solidaritetin e treguar me vendin tonë, i cili kundërshton me vendosmëri agresionin rus. Ne vlerësojmë qëndrimin e fortë dhe pa kompromis të shprehur nga Shkupi në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Jemi mirënjohës që…

Lexo më Shumë

Paralajmërohen masa për të kontrolluar çmimet e fryra të ushqimeve. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, mbrëmë në televizionin Tellma, theksoi se përgjegjësi për rritjen e çmimit duhet të mbajnë edhe tregtarët. U bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse vërejnë se ka rritje të mëdha çmimesh. “Gjithmonë u bëj thirrje qytetarëve, pasi të shohin se vërtetë ka rritje shumë të madhe të çmimeve nga ajo që kanë qenë më herët, pra të raportojnë në Inspektoratin e Tregut dhe në inspektoratet e tjera që t’u dalin në ndihmë”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë. Ditë më parë edhe zëvendëskryeministri për Çështje…

Lexo më Shumë

Edhe përkrundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore në mënyrë stratosferike, sasia e paketimit të tyre është zvogëluar dukshëm. Produktet qe dikur ishin 1 litër sot më janë nja 100 ml më pak, ndërsa produktet që dikur paketoheshin në sasi 1 kilogram, sot janë nga 900 gramë ose më pak. Për ta vërejtur këtë fenomen tek shumë produkte ushqimore, mjafton të shikoni raftet e super marketeve dhe ti krahasoni po të njejtat produkte me sasinë e ambalazhit që e kanë pasur në vitin e kaluar apo edhe më herët, gjithçka që do të shihni është minusim i sasisë. Poduktet si…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE do të votojë kundër kornizës negociuese që do t’i përmbajë kërkesat bullgare, ka deklaruar Hristijan Mickoski në një intervistë për “Prizma”. Sipas tij, nuk ka kuptim të negociohet me Bullgarinë sepse, siç thotë ai, tri kërkesat e kryeministrit i atjeshëm Kiril Petkov janë tepër radikale. Petkov tha dje se Sofja kërkon respektimin e Qëndrimit Kornizë të Kuvendit të Bullgarisë, përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. “Ajo që shoh tani është përpjekja e Petkovit, për të mbajtur një lloj koalicioni në Bullgari, me nacionalizmin ultra-radikal. Shihet se njeriu politikisht shëtit vërdall, nga liberali…

Lexo më Shumë

MPB ínformon se SPB Tetovè ka parashtruar padí penale ndaj D.F (42), nga fshatí Zhelínè, pèr shkak tè dyshímít se ka kryer veprèn penale “rrezíkím tè sígurísè nè komuníkacíon”, nè lídhje me veprat penale “vepèr e rèndè kundèr sígurísè sè pronave dhe índívídève, dhe “mosdhèníe tè ndíhmès tè personít tè lènduar nè fatkeqësi komunkacíoní”. Me 2 qershor 2022 nè orèn 19 e 20 nè rrugèn e fshatít Zhelínè, í denocnuarí me automjetín “BMW 320”, pèrplasí pèr vdekje njè kèmbèsorè tè fshatít Zhelínè, í cílí vdíq nga plagèt e marra, thuhet nè raportín e polícísè.

Lexo më Shumë

Nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pelegrinazh këtë vit do të nisen 919 besimtarë, deklaroi për MIA-n, Irsel Jakupi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së. “Besimtarët do të udhëtojnë me 27, 29 dhe 30 qershor me pesë fluturime çarter Shkup-Xheda. Më i madhi prej tyre është 65 vjeç, ndërsa më i vogli 7 dhe 8 vjeç, fëmijë që udhëtojnë me prindërit e tyre, shtoi Jakupi. Sipas tij, sa i përket Myftinisë së Dibrës, e cila mbulon komunën Dibër, Qendër Zhupë dhe zonën e Rekës, komuna e Mavrovës Rostuseh, këtë vit në haxhillëk do të shkojnë 12 besimtarë. Kthimi i besimtarëve…

Lexo më Shumë

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, me rastin e kremtimit të 30-vjetorit të Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në shënimin e këtij viti jubilar ku shënohet veprimtaria prej tri dekadash e këtij asociacioni të mjekësisë. Në këtë aktivitet, dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Nevzat Elezi, u shprehu urimin e tij drejtuesve të Odës së Mjekëve dhe i falënderoi për bashkëpunimin korrekt, institucional dhe shumë të frytshëm mes kësaj njësie akademike të Universitetit të Tetovës dhe Odës së Mjekëve në vendin tonë. Ai, gjithashtu tha se, Fakulteti i…

Lexo më Shumë

PROKURORIA: VENDIMI ËSHTË NË FAZËN PËRGATITORE Nëntë muaj pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona, ende nuk ka përgjegjësi penale mbi këtë. Prokuroria Themelore Publike tre javë më parë paralajmëroi se po përgatiten aktakuza për lëndën dhe ka të dyshuar, por nuk kanë ndarë detaje më precize. Të pyetur sot nga Klan M, nga prokuroria thanë se vendimi është ende në fazën përgatitore. PROKURORIA “Vendimi i Prokurorisë Publike është në fazën e përgatitjes. E përgatit ekipi i prokurorisë i cili punon në lëndën. Sapo të përgatitet, prokuroria do ta informojë opinionin për të gjitha detajet…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për media tha se partia do ta ankimojë vendimin e Gjykatës me të cilin konfiskohet selia e partisë dhe paralajmëroi hapjen e mundshme të procedurës para Gjykatës në Strasburg. “E gjithë kjo do të ankimohet pasi të marrim aktgjykimin me shkrim, në Gjykatën e Apelit. Nuk presim që diçka të ndryshojë në këtë gjyqësor dhe prokuroria partiake, por do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë që kemi në dispozicion dhe do të shqyrtojmë mundësinë e hapjes së procedurës para Gjykatës në Strasburg. Drejtësia do të dëshmohet”, tha Mickoski. Mickoski tha…

Lexo më Shumë

OKB njofton se stafit të Sekretariatit nuk i janë dërguar udhëzime që do të ndryshonin termin “gjuhë maqedonase” në “gjuhë të RMV-së”. Ky reagim vjen pasi mediat në Maqedoninë e Veriut, duke cituar burime të paidentifikuara, publikuan informacione se termi “gjuhë maqedonase” do të ndryshohet në OKB, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Asnjë udhëzim i tillë nuk i është dërguar stafit të OKB-së, i cili do t’i referonte shërbimet që të përdorin termin “gjuhë e Republikës së Maqedonisë së Veriut” në vend të termit gjuhë maqedonase”, thuhet në përgjigjen për “Radion Evropa e Lirë” nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së,…

Lexo më Shumë

Më datë 09.06.2022 në ora 09.10 në SPB Tetovë, një 70 vjeçare nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga personi V.A. nga Strimnica e Tetovës, për një shumë prej 2700 euro. Sipas kallëzimit, më datë 07.06.2022, personi e ka telefonuar duke u paraqitur si punëtorë i angazhuar në një shoqatë humanitare dhe e ka mashtruar duke i kërkuar që t’i jepte paratë për t’ia marrë banesën që ishte menduar si ndihmë humanitare për të. Siç është raportuar, ajo ka ardhur në Shkup dhe i ka dhënë paratë, pas së cilës personi dyshohet se është larguar për të marrë çelësat…

Lexo më Shumë