Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thekson se diagnoza e problemeve të Maqedonisë është shqetësuese, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Diagnoza për problemet e Maqedonisë është shqetësuese. Për shkak të efekteve ekonomike, shëndetësore dhe krizës energjetike, të rinjët po largohen masivisht, qytetarët janë pasiv dhe apolitik dhe mosbesimi në institucionet kronike”, tha presidenti Stevo Pendarovski, i cili për shkak të këtyre problemeve, inicioi zhvillimin e kornizës për zhvillimin e vendit deri në vitin 2030. Bëhet fjalë për dokument në terren, në përpunimin e së cilës kanë marrë pjesë 60 organizata dhe individë nga shoqëria akademike, oda ekonomike, qytetarë dhe shoqëria mediatike.…
Author: Hamdi Kumanova
Në Maj inflacioni arriti 12%, kurse ushqimi është shtrenjtuar për 17%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, raporton KlanM. Kjo ndodhi në kohën kur në fuqi ishin masat anti-krizë të Qeverisë për kufizimin e cmimeve të produkteve ushqimore. Pas heqjes së masave, çmimet shkuan në qiell. Në Qershor u ndërpre ulja e akcizës dhe TVSH-së për karburantet që rezultoi me rritje të ndjeshme të derivateve të naftës. Nga 09 Qershori, ЕUROSUPER BS – 95 shitet për 110 denarë, EUROSUPER BS – 98 për 112, EURODIZELI për 104.5 kurse Vaji Ekstra I Lehtë 102,5 denarë. U shfuqizua edhe…
Nga Qendra për Shëndet Publik Tetovë bëjnë të ditur se uji mineral në kthesën te vendi i quajtur Banjat e Tetovë nuk është i sigurt për pije. Sipas analizave nuk është i përshtatshëm për përdorim për shkak të rritjes së numrit të baktereve koliforme, Escherichia coli dhe enterokokeve. Rekomandohet që qytetarët të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.
Aktvendim për disa nga doganierët që mundësuan kontrabandën e medikamenteve për prodhimin e ekstazave. Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar katër nga tetë doganierët e akuzuar të cilët e kanë pranuar fajësinë për veprën penale kontrabandë. Dy doganierë u dënuan me nga gjashtë vjet burg, ndërsa dy u dënuan me kusht nga gjashtë muaj nëse përsërisin veprën penale në 6 muajt e ardhshëm. Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila ka hapur rastin, ka paralajmëruar ankesë kundër këtyre aktgjykimeve, njoftuan nga prokuroria. Hetimi nisi dhjetorin e kaluar, në të cilin, sipas prokurorisë, është konstatuar se doganierë,…
Kryeministri bullgar Kirill Petkov i qartë. Kërkon nga Shkupi t’i plotësojë kushtet tashmë të njohura. “Dua të qartësoj se Bullgaria ka tri kërkesa të qarta për progres në temën, Maqedonia e Veriut. E para është, respektimi i kornizës së miratuar në kuvendin bullgar, e dyta është përfshirja e bullgarëve në kushtetutë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe e treta, implementimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë.”, tha kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në emisionin “Click Plus” theksoi se duhet të pranojmë se jetojmë në krizë ekonomike dhe qytetarët do të duhet të mësohen të jetojnë më ketë. Si shembull, tha se është e nevojshme që të kursejmë edhe ne energji elektrike gjatë muajve të ftohtë të dimrit. “Nëse jemi mësuar në 24 gradë celsiusë ta mbajmë temperaturën në shtëpi që ta kemi ngrohtë dhe të ecim me bluzë krahë shkurtë, me shumë gjasa do të duhet të mësohemi të jetojmë në 22, sepse çdo gradë do të thotë kursim, ndërsa atë energji elektrike që dikush na…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.002 teste, ndërsa janë regjistruar 55 raste të reja e coronavirus. Instituti për Shëndet Publik sot ka konfirmuar 61 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Nga MSH njoftojnë se sot nuk ka viktima të regjistruar nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.473, numri i të shëruarve është 302.729, numri i të vdekurve është 9.313, ndërsa numri i rasteve aktive është 431.
Deputetët nga LSDM-së dhe BDI-së sot nuk u paraqitën në seancën e Komisionit Parlamentar për Mbrojtje të të Drejtave të Qytetarëve. Në Komision duhej të diskutohej për rastin e aksidentit të autobusit të “Besa Trans”-it dhe zjarri në Spitalin e Tetovës. Kryetari i këtij komisioni, deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, tha se deputetët e shumicës nuk dëshirojnë që të diskutohet për të vërtetën e këtyre tragjedive. Në videon më poshtë mund të ndiqni prononcimin e deputetit opozitar Halil Snopçe.
Studentët dhe drejtori i Konviktit shtetëror të studentëve “Shkupi” kërkojnë që selia e konfiskuar e opozitës VMRO-DPMNE të shndërrohet në konvikt, pasi Gjykata Themelore Penale Shkup dje vendosi ta konfiskojë Pallatin e bardhë, transmeton Portalb.mk. Nga Kuvendi studentor univesitar (KSU) i UKM-së thonë se kanë kohë që po diskutojnë për këtë ide dhe se pas vendimit të gjykatës do të kërkohet mbështetje dhe rirregullim i hapësirës sipas dëshirës së tyre, sipas idesë së studentëve. “Studentëve iu takon luksi në të cilin politikanët deri tani e kanë shijuar në mënyrë të pamerituar! Ky është një shans për të korrigjuar shpenzimet e gabuara të parave.…
Komisioni anketues për spitalin modular në Tetovë dhe tragjedinë në Bullgari nuk ka kuorum për punë, shkruan Alsat. Shumica (LSDM dhe BDI) nuk marrin pjesë në mbledhjen e komisionit. Opozita akuzon se pushteti po i shmanget përgjegjësisë dhe zbardhjes së këtyre rasteve./ Alsat.mk
Thirrja publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për ngrohje për vitin 2022, ndërsa qytetarët do të mund të aplikojnë online, informon Qyteti i Shkupit. “Në Thirrjen publike mund të aplikojnë personat që kanë blerë kondicionerë inverter duke filluar nga data 01.01.2022 dhe janë banorë të qytetit të Shkupit (komunat Gazi Babë, Aerodrom, Kisela Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj.) dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara. Thirrja do të jetë e hapur deri më datë 01.11.2022 ose deri në ditën e shterimit të mjeteve. Thirrja publike do të…
Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhej po qëndron sot për vizitë zyrtare në Sofje. Ai deklaroi se janë duke punuar që Shkupi të hap negociatat për anëtarësim me BE-në, dhe se pret mbështetje nga Bullgaria për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut. “Po kthehem në Sofje përsëri dhe përsëri, që do të thotë se përsëri nuk ka zgjidhje që na frustron shumë nëse mund të them kështu, sepse ne nuk mund të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE pa u miratuar nga të gjitha vendet anëtare. Ne ende presim mbështetjen nga Bullgaria…

