Nga Ndërmarrja e Transportit Publik Shkup për protestën e paralajmëruar nga ana e Sindikatës së Pavarur në NTP Shkup kanë reaguar se ajo është e motivuar politikisht dhe se tashmë është marrë vendim për rritje të pagës në përputhje me rritjen e pagës minimale në vend. Lidhur me protestën e paralajmëruar nga Sindikata e Pavarur në JSP Shkup, duam të informojmë dhe të theksojmë se këto lloj veprimesh të motivuara politikisht janë të papranueshme dhe të dëmshme për të gjithë funksionimin e kompanisë dhe në dëm të qytetarëve, përdoruesit e transportit publik. Opinioni dhe punëtorët duhet të informohen se Bordi…
Author: Hamdi Kumanova
Kancelari gjerman Olaf Sholc të shtunën vjen për vizitë në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sholc në Shkup do të mbajë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa janë planifikuar edhe biseda plenare të dy delegacioneve. Është parashikuar Kovaçevski dhe Sholc të mbajnë konferencë shtypi të përbashkët.Nga Shkupi, kancelari gjerman niset për në Sofje për takime me kreun shtetëror bullgar. Temat e takimeve në Shkup dhe Sofje pritet të jenë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, zgjerimi i BE-së dhe lufta në Ukrainë.Sholc në suaza të turneut ballkanik, më…
Punonjësit e Drejtorisë së Librave Amë në Tetovë të cilët më shumë se një muaj janë në grevë, ankohen për presione të shumta. Të punësuarve iu ka mbërritur një urdhëresë me shkrim nga Drejtoria Qendrore ku është kërkuar të nënshkruajnë se nuk do të kthehen më në vendet e tyre të punës. “Më e keqja është se urdhëresa na ka ardhur me fletë dërgesë që ligjërisht duhet të nënshkruhet edhe pse nuk ka nevojë të dërgohet në këtë mënyrë sepse ka mundur të jetë si njoftim për të punësuarit. Me keqardhje e them në këtë moment dy koleget tona janë…
Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tetovës, në vazhdën e aktiviteteve akademike për analizë të pasojave nga Pandemia COVID-19 dhe krizës energjetike në ekonominë e vendit, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot organizoi debat shkencor, me temë: “Sfidat ekonomike në periudhën post pandemike”. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Raman Ismaili, në fjalën e tij theksoi se situata post pandemike goditi shumë dimensione të jetës shoqërore, si në rrafshin nacional po ashtu edhe në atë global, por ajo që sot do të debatohet duhet të përfshijë dimensionin ekonomik, si një nga përcaktuesit e mirëqenies ekonomike. “Drama ekonomike e kësaj periudhe,…
Një orë e gjysmë kryeparlamentari Talat Xhaferi i priti deputetët që të mblidhen dhe të fillojë seanca, megjithatë nuk u sigurua kuorum për shkak se deputetët e opozitës nuk hynë në sallë. Shumica nuk arriti që ta sigurojë numrin e nevojshëm të deputetëve, ndërsa situatën e këtillë opozitarët e ndiqnin para dyerve të sallës. Xhaferi disa herë i thërriti që të hyjnë.
Aleanca për Shqiptarët doli me kritika dhe propozime rreth tarifimit të ri të energjisë elektrike, siç thonë, me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve të qytetarëve. Sipas tyre, matja duhet të bëhet në bazë ditore. Ata vlerësojnë se qeveria dështoi me projektin për subvencionimin e invertorëve për shkak se qytetarët të cilat i shfrytëzuan këto invertorë, tani shumë lehtë do të kalojnë në tarifat e larta të rrymës. “Propozimet e Komisionit Rregullator për Energjetikë, nëse i shohim më në detaje, i favorizojnë qytetarët e qytetit të Shkupit pasi qyteti i Shkupit disponon me nxemje qendrore dhe shumica e banorëve të këtij…
Interesi i Rusisë është që ta pengojë Ballkanin të stabilizohet dhe t’i afrohet BE-së dhe NATO-s, vlerëson analisti amerikan Eduard Xhozef, duke shtuar se bllokada nga ana e Sofjes për Maqedoninë e Veriut është në dobi të interesave të Moskës. Në intervistë për “Zërin e Amerikës” Xhozef thotë se gjendja në Ballkan është përkeqësuar pas luftës në Ukrainë dhe për këtë arsye SHBA-të duhet të reagojnë edhe një herë, sepse Bashkimi Evropian nuk mund të arrijë përparim në rregullimin e pozicioneve, raporton KlanMacedonia. Eduard Xhozef profesori universitar amerikan i cili për dekada me rradhë i ndjek zhvillimet në Ballkan, bllokadën…
Në Republikën Federale të Gjermanisë është kapur nga autoritetet shtetasi i Maqedonisë së Veriut me iniciale V.K, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar. I njejti është dënuar me pesë vite heqje lirie nën akuzën e kryerjes së veprës penale “grabitje”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut. “Arrestimi i shtetasit me iniciale V.K. është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm të policisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Maqedonisë, falë të cilit deri më tani janë ndaluar disa kriminelë”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Bashkëpunimi ndërmjet shteteve në aspektin e mbrojtjes dhe parandalimit të krimeve është…
Kryetari i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski sot kumtoi se pas 99 muajve e ndërpret bashkëpunimin e koalicionit me VMRO-DPMNE-në dhe se ai koalicion më nuk mund të mbijetojë në këtë komunë të Shkupit. “Unë si kryetar komune me vitet e mia dhe me përvojën time dhe me karakterin tim nuk mund të lejoj më dikush të luajë me mua dhe me Këshillin e Komunës së Karposhit, por edhe me interesat e qytetarëve të Komunës së Karposhit në të cilat hyjnë edh qytetarë të thjeshtë, biznesmenë, të pasur dhe të varfër dhe nga bashkësi të ndryshme etnike. Prandaj unë dhe…
Sinqerisht shpresoj se ky është samiti i fundit i “Ballkanit të Hapur” në të cilin Bosnje e Hercegovina vjen si mysafir, porositi sot Zoran Tegeltija, kryesues i Këshillit të ministrave të BeH-së, e cila në Ohër në Samitin “Ballkani i Hapur” merr pjesë si vend vëzhgues. Ai theksoi se në BeH nuk ka konsensus rreth projektit “Ballkani i Hapur” dhe për këtë nuk ka përgjigje serioze, as negative, por vetëm heshtje, ndërsa arsyet për këtë i sheh në paragjykimet nga e kaluara, lidhur me atë se kush është propozuesi i kësaj iniciative, kush do të përfitojë nga kjo dhe nëse…
Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është dënuar me gjashtë vjet burgim pasi u shpall fajtor nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit për ndërtimin pa leje të të ashtuquajturës Shtëpia e Bardhë, gjegjësisht ndërtesa luksoze në tetë kate që shërben si seli qendrore e partisë.
Lideri i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë samitit të radhës të “Open Ballkan” që po mbahet në qytetin e Ohrit, sot është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrin shqiptarë Edi Rama, si dhe me ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Christopher R.Hill. “ Sot, në Ohër, kisha kënaqësi t’u bashkohem pjesëmarrësve të samitit të radhës të “Open Balkan”. Në margjinat e këtij samiti, kisha mundësi ta takoj kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, si dhe ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher R. Hill, që është një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës…

