Author: Hamdi Kumanova

I riu nga Shkupi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat bankare të ish bashkëshortes së tij, përcjell TV21. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj 28-vjeçarit me iniciale M.S nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se ka shkelur nenin 274-b nga Kodi Penal. “Konkretisht, gjatë muajit mars 2022, pasi paraprakisht i kishte siguruar të dhënat bankare nga kartela e pagesës së ish-bashkëshortes, i raportuari me të dhënat e marra ka kryer 11 transaksione në pikat e shitjes online, në vlerë të përgjithshme prej 13.684 denarë, prej të cilave 7 rezultuan të suksesshme dhe 4 të pasuksesshme, kështu…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror për Statistikë ka publikuar sot të dhëna të reja lidhur me rritjen e çmimeve për shërbime hotelerike. Çmimet e shërbimeve hotelerike në maj në krahasim me prillin e këtij viti janë rritur për 0,2 përqind, ndërsa krahasuar me majin e vitit të kaluar për 9,7 përqind. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritja në maj në krahasim me prillin e këtij viti është shënuar në grupet e ushqimit për 0,3 përqind dhe pijet alkoolike për 0,1 përqind. Çmimet e shërbimeve hotelerike për peridhën janar-maj të vitit 2022, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, janë rritur…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE: GJYKATA DHE PROKURORIA DORË E ZGJATUR E LSDM-së Aktgjykimi për rastin “Talir 2” është fitore e drejtësisë ndaj skandaleve më të mëdha korruptive në vend dhe konfirmim për përmasat epike të krimit të VMRO-DPMNE-së – thonë socialdemokratët duke shtuar se gjykata ka urdhëruar konfiskimin e selisë luksoze të VMRO-DPMNE-së duke dëshmuar se Pallati I Bardhë është ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme me paratë e vjedhura nga qytetarët. “Derisa në atë periudhë qytetarët jetonin me vështirësi, VMRO-DPMNE-ja e pajiste Pallatin e Bardhë me lukse shumë të shtrenjta, me pllaka prej 100.000 euro, parket 76.000 euro, vazë 180.000 euro. Tani pas…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se brenda 24 orëve në të gjithë territorin e vendit janë sanksionuar 172 shoferë për tejkalim të shpejtësisë. “Prej tyre, 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 71 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në zona të banuara, ndërsa 101 në zona jo të banuara. Policia në njoftim ka dërguar një fotografi nga radari që ka kapur një veturë të tipit BMW, duke lëvizur me shpejtësi 201 km/h”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, konfirmoi për “BTV” se vërtet ka shënime për takimet e Kiril Petkovit me diplomatët evropianë për temën e Maqedonisë së Veriut. Ajo komentoi se shënimet janë të klasifikuara dhe të mbajtura në ministri. “Në këto takime është diskutuar se si të anashkalohet vetoja bullgare ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha ajo.

Lexo më Shumë

Të dhënat alarmante tregojnë rezultatet e fundit të testimit PISA-s në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri informoi se nxënësit në vend janë nën nivelin mesatar në Ballkanin Perëndimor. “Matjet e hulumtimeve ndërkombëtare tregojnë se nxënësit tanë kanë sukses nën mesataren në Ballkanin Perëndimor, në vendet e BE-së. Shumica e nxënësve deri në moshën 19 vjeçare nuk e arrijnë nivelin themelorë, sipas testimeve të fundit të PISA”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri para komisionit në Kuvend. PISA është testimi më i madh ndërkombëtar për cilësinë e arsimit në në botë. Si hulumtim zhvillohet…

Lexo më Shumë

Një shtetase e Shqipërisë në Sektorin për Punë të Brendshme ka raportuar se ka qenë e sulmuar nga i fejuari i saj nga Gostivari. Policia ka arrestuar 27-vjeçarin nga Gostivari. “Më (09-qershor) në ora 01:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin N.Z. nga Gostivari, i cili njëzet minuta më herët kishte qenë i denoncuar nga e fejuara e tij 32- vjeçare nga Republika e Shqipërisë, se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë ku jetonin së bashku. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sot njofton se në Tetovë janë sulmuar dy punonjës të Ndihmës së Shpejtë. Për rastin në fjalë janë a “Më (09- qershor) në orën 03:05, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 28-vjeçarin M.G. nga Tetova i cili njëzet minuta më parë ishte raportuar se kishte sulmuar fizikisht dy punonjës të Ndihmës së Shpejtë të Tetovës. Lidhur me këtë rast pakë më vonë është vetëraportuar edhe nëna e tij S.G. (55). Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Sot (09.06.2022) ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski së bashku me zëvendës shefin e Misionit të Ambasadës së Republikës së Çekisë, Lubomir Pshenka morën pjesë në në promovimin e automjeteve donacion nga Republika e Çekisë në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”. Bëhet fjalë për tetë automjete interevenuese të specializuara për nevojat e njësiteve organizative në kuadër të Departamentit për Operacione të Posaçme Policore në vlerë prej rreth 14.240.000 denarë, përkatësisht 6 automjete furgonë për rendin dhe qetësinë publike për nevojat e Njësitit për Pozicionim të Shpejtë dhe 2 automjete për operacione intervenuese për NJSAT “Tigri”. Para të pranishmëve në Qendrën…

Lexo më Shumë

KOVAÇKI: ISH-KRYEBASHKIAKË ANGAZHOHEN NË POLICI VMRO-DPMNE-ja ka shfaqur dyshime për parlajmërimet e 600 punësimeve në Ministrinë e Brendshme dhe ka drejtuar akuza ndaj LSDM-së dhe Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, se pa një kualifikim paraprak, një pjesë të madhe të ish-Kryetarëve të Komunave, që kishin humbur zgjedhjet e fundit lokale, janë punësuar në MPB. “Pas humbjes së zgjedhjeve, në MPB janë punësuar, ish-Kryebashkiakët Boris Georgievski nga Gazibaba, Sasho Jankovski – Vevçanë, Bllagoj Iliev – Konçe, Goran Krstev – Çeshinovë Obleshevë, të gjithë Kryebashkiakë të LSDM-së, që humbën betejën për mandatin e dytë. Gjithashtu, Dragi Trençovski – Pehçevë dhe Adnan Xhaferoski,…

Lexo më Shumë

Me përfshirjen e deputetëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka vazhduar konsultimet për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit për periudhën 2022-2042. Ministri Jeton Shaqiri para anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport theksoi rëndësinë e dialogut konstruktiv me të gjitha palët e interesuara në përgatitjen e këtij dokumenti gjithëpërfshirës strategjik, i cili do të përmbajë prioritetet kombëtare dhe qëllimet afatgjate të zhvillimit , me fokusin e implementimit . Konsultimet shfrytëzohen edhe për përgatitjen e Samitit të OKB-së për Transformimin e Arsimit, i cili do të mbahet në shtator në Nju Jork, por edhe për të plotësuar Strategjinë e Arsimit.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me njoftimin e liderit të partisë politike bullgare “Ima Takov Narod”, Slavi Trifunov, për largim nga koalicioni qeveritar në Bullgari, tha se Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm në negociata, kërkon një zgjidhje të sinqertë dhe të qëndrueshme për anëtarësim në BE. “Ne jemi vend që në pesë vitet e fundit kemi dëshmuar se mund të zgjidhim të gjitha çështjet e hapura me fqinjët”, tha Kovaçevski, i cili nënvizoi se falë Marrëveshjes së Prespës RMV është anëtar i NATO-s dhe një hap…

Lexo më Shumë