Author: Hamdi Kumanova

Aleanca për Shqiptar ka kundërshtuar edhe sot bllok tarifat e propozuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri ka dalë me propozime për kategorinë konsumuese 0.4 shkalla e dytë që përfshin kategorinë industriale për biznesin e vogël, kategorinë konsumuese ndriçimi publik dhe kategoritë konsumuese në tensionin e mesëm. “ASH në këtë pikë me qëllim që të ruhen ekuilibrat dhe që nga kjo masë të përfitojnë të gjithë konsumatorët e lidhur në këtë kategori konsumuese, 0,4 shkalla e dytë , propozon dhe kërkon që të zbatohet si deri më tani vetëm një tarifë për faturim, por pasi konjukturat…

Lexo më Shumë

Njohësit e çështjeve juridike, thonë se institucionet duhet fillimisht të angazhohen për forcimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe rritjen e efikasitetit të punës së gjykatësve, e më pas të kalohet në digjitalizimin e gjykatave. Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës dhe ish- punonjës gjykate, thotë se mijëra lëndë gjyqësore ende nuk kanë epilog pasi mbahen nëpër sirtarët e gjykatësve. Selmani thotë se është në mesin e atyre që me vite nuk ka arritur të zgjidhë një proces gjyqësor në gjykatën civile. “Nëse shikojmë lëndët civile, do të shohim se jo vetëm që ka lëndë të…

Lexo më Shumë

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në samitin e Këshillit Evropian më 23 dhe 24 qershor, Brukselit nuk jep sinjale të tjera përveç shpresës për Maqedoninë e Veriut. Gjatë qëndrimit në Shkup, anëtarja e e Parlamentit Evropian, pjesë e komitetit të përbashkët BE-Maqedoni e Veriut tha se koha për dhënien e datës është tani. “Mendoj se të gjithë me entuziazëm e presin Këshillin e Bashkimit Evropian. Shefat e vendeve dhe qeverive të vendeve anëtare përpiqen që shpejt të vijë deri te një zgjidhje e përbashkët dhe që diskrepanca mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të ketë përfundim pozitiv. Këshilli…

Lexo më Shumë

ELEZI: JAM SHUMË I ZËNË PËR T`U MARRË ME ÇËSHTJET E PARAARDHËSIT TIM Në këtë gjendje është çatia e repartit të Neurologjisë në Spitalin e Tetovës. E në këtë gjendje janë toaletet. Pasi edhe vet u vërtetuam se ankesat e qytetarëve kanë bazë, u drejtuam tek njeriu I cili e ka përgjegjësinë që të kujdeset për kushtet dhe për shërbimin që e marrin pacintët. E ai nuk e morri përgjegjësinë as për situatën e krijuar, e as për zgjidhjen e problemit, raporton KlanMacedonia. “Jam shumë i zënë duke rregulluar gjëra që janë akumuluar me vite, nga unë deklaratë do kesh…

Lexo më Shumë

Para se të përcaktohet çmimi i ri i energjisë elektrike në Maqedoni, do të duhet të miratohet plani i ri tarifor me katër tarifat e reja të propozuara, i cili duhet të jetë i vlefshëm nga fillimi i muajit të ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në konferencën e sotme për media të KRRE-së u njoftua se rryma e shtrenjtë do të ndahet në katër blloqe. Energjia elektrike e konsumuar deri në 210 kilovat në muaj, do të paguhet 35 për qind më lirë se tani, konsumi ndërmjet 210 dhe 420 kilovat orë do të jetë me çmime të ngjashme me ato…

Lexo më Shumë

Politika në Maqedoninë e Veriut është kryesisht e dominuar nga meshkujt. Meshkujt dominojnë në pozitat kyçe drejtuese në vend, si në ekzekutiv, në ligjvënës ashtu edhe në nivel partiak, shkruan Alsat. Nga 21 Komisione në Kuvend, gratë qëndrojnë në krye vetëm në 4 prej tyre. Në delegacione në të shumtën e rasteve dominojnë meshkujt. Gordana Siljanovska, deputete dhe akademike, thotë se nëse pritet tejkalim spontan i këtij problem do të duhen edhe 100 vite dhe përsëri do të jenë bërë ndryshime minimale. “Kujdes, jo rastësisht “Politika” është në gjininë femërore. Mua më ngjan se beteja kyçe duhet të jetë tek…

Lexo më Shumë

BISLIMOVSKI: RMV ËSHTË SHTET I VARFËR ENERGJETIK Komisioni Rregullator i Energjetikës ka publikuar kalkulator, përmes së cilit qytetarët do të mund vet të verifikojnë se sa shpenzojnë dhe paguajnë energji elektrike me sistemin aktual dhe sa do të paguajnë nëse vendoset sistemi i ri tarifor me blloqe. “Edhe në periudhën e ardhshme do t’i pranojmë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet dhe ato vetëm se mund të shkojnë në drejtim të rritjes së shtrirjes së blloqeve dhe jo të uljes. Me këtë sistem tarifor nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet në sektorin elektro energjetik, por nuk do të mund të…

Lexo më Shumë

Kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski në konferencën e sotme për shtyp tha se bllok tarifat e reja për energjinë elektrike po përgatiten për të zbutur gjendjen me krizën energjetike, përcjell TV21. Bislimovski theksoi se vendi ynë është i varfër në sferën e energjetikës. “Kuptohet se nuk mund t’i zgjidh të gjitha problemet, por ato që i kemi tani në sistem të paktën t’i zbusim duke pasur parasysh se jemi vend i varfër energjetik edhe mua më vjen keq, por më duhet ta them se kështu e kemi gjendjen. Naftë nuk kemi, gaz natyror nuk kemi, të vetmin…

Lexo më Shumë

Nga Qeveria për TV21 njoftuan se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq për vizitë të përbashkët në Kiev. Nga kabineti i Kovaçevskit bëjnë me dije se axhenda e kryeministrit për momentin është e ngarkuar dhe se një vizitë e tillë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen. “Ftesa për një vizitë për të cilën po pyesni dhe e cila është iniciuar nga presidenti ukrainas Zelenski i referohet një periudhe jashtëzakonisht intensive në axhendën e kryeministrit dhe për shkak të pamundësisë për ta ndryshuar atë, për fat të keq nuk mundëm…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Karposhit Stevço Jakimovski sot në mëngjes ka inspektuar hapësirat e çerdhes “Majski Cvet”, dega “Jasmin”, në lagjen Taftalixhe 2, ku gjatë fundjavës ka rënë tavani i gipsit në dy hapësira, ndërsa në një tjetër është dëmtuar. -E kemi vërtetuar arsyen. Me shumë gjasë bëhet fjalë për problem teknik. Me siguri ulluqet nuk janë pastruar dhe për këtë arsye ka ardhur deri te bllokimi i tyre. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për çati të fshehur, uji është derdhur përmes ullukut në izolimin që ka rënduar në tavanin e hapësirës që është punuar prej gipsi, deklaroi kryetari…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri, duke komentuar një anketë për klasifikimin e partive politike që u publikua dje dhe më pas u dematua, tha se burimi i lajmeve manipulative ndodhet brenda Ministrisë për Sistem Politik. “Opinioni është i njoftuar që në zyra e Ministrisë për Sistem Politike, si duket, ka një ekip të madh që merret me PIAR agjenda dhe që janë në funksion të manipulimit të opinionit dhe plasimit në opinion të informacioneve të rreme. Fakti, që një anketë dje është dematuar nga udhëheqësi i atij institucioni, është dëshmi më e mirë që këto qeveritarë janë…

Lexo më Shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në prani të prindit kanë arrestuar një fëmijë nga Dobridolli i Gostivarit. I njëjti dyshohet se në dy muajt e fundit ka kryer katër vjedhje. “Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë-Sektori për Punë të Brendshme në Gostivar, dje (12 qershor) në orën 19:30, në prani të prindit, ka privuar nga liria një të mitur nga Gostivar-Dobridolli, për shkak të dyshimit se në dy muajt e fundit ka kryer katër vjedhje në fshatrat Gradec, Senakos dhe Dobridoll”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë