Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot, 15.06.2022 (e mërkurë), do të merr pjesë dhe do të mbajë fjalim në përfundimin zyrtar të Lojërave të Hapura Ballkanike Shkollore. Në këto lojëra që u mbajtën në katër ditët e fundit janë pjesëmarrës rreth 450 nxënës nga vendet e Ballkanit. Ju ftojmë të ndiqni manifestimin me rastin e përfundimit zyrtar të lojërave, me fillim në orën 17:00, në sallën e sportit “Biljanini Izvori” në Ohër. Në ngjarje nuk janë planifikuar deklarata për media dhe pyetje nga gazetarët.
Author: Hamdi Kumanova
Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale – ZZHTI, sot e prezantoi zonën e re zhvillimore ekonomike – Shkup 3. Drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski, në konferencën e sotme për shtyp, deklaroi se zona e re zhvillimore teknologjike industriale do të ketë koncept të ri të funksionimit me fokus të plotë në teknologjitë e larta. “Qëllimi dhe studimi tregoi, është të gjenerohen investime mbi 850 milionë euro në dhjetë vitet e ardhshme, synimi është sigurisht që të sjellim kompani apo të zhvillojmë kompani që do të fokusohen ekskluzivisht në teknologjitë e larta dhe qëllimi është normal jo vetëm të krijojmë të ardhura të…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se në Shtip janë sekuestruar 15.500 rrënjë të cannabis sativa, që kapin vlerën e 5 milionë eurove. Ministria e Punëve të Brendshme njofton aksioni është kryer dje, ndërsa janë arrestuar 3 persona me N.S. (56), A.N. (37) dhe M.S. (36), të gjithë nga fshati Karbinc i Shtipit. “Janë gjetur dhe konfiskuar rreth 15.500 rrënjë të bimës kanabis sativa, nga të cilat do të jepeshin rreth 8 tonë marihuanë, me një vlerë tregu mbi 5 milionë euro”, thonë nga MPB. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tre të arrestuarve do të ngrihet procedurë e…
Vendi për çdo ditë e më shumë po e humb forcën punëtore dhe kjo e rëndon edhe më tepër ekonominë e vendit. Kështu vlerëson drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski i cili, në “Programin 200” theksoi se forca punëtore aktive në vend, nuk mund të mbulojë as të ardhurat për pensionet. “Teoria thotë se që të mbahet një pensionist duhet të punojnë katër persona. Tek ne rreth 700 000 është numri i personave aktiv që punojnë, rreth 400 mijë e diçka është numri i pensionistëve. Ne as prej larg nuk kemi mbulim për ata njerëz të cilët e kanë…
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 115 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Nga MSH njoftojnë se sot nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.673, numri i të shëruarve është 303.007, numri i të vdekurve është 9.316, ndërsa numri i rasteve aktive është 350./
Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami sot realizoi takim me Dmitrij Jegorov, këshilltar i përhershëm tatimor i FMN. Në fukus të takimit ishin planet dhe për sfidat dhe nevojat e DAP për zbatimin e reformave kyqe. Bashkë konkretizuam propozim korrnizën logjike për projektin e FMN për zhvillimin e kapaciteteve të DAP për periudhën 2022-2025! Përfaqësuesit të FMN Dmitrij, i falenderova për bashkëpunimin e sinqertë me drejtorinë tonë dhe shpreha besimin për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme në realizimin e planeve tona afatgjate!- thotë Selami
Krahas vendosjes së tarifave të reja, Komisioni Rregullator i Energjetikës propozon katër herë në vit elektro- distribucioni t’i lexoj matësit e energjisë elektrike. Plani është që një herë në tre muaj, ekipi i elektro- distribucionit t’i kontrollojë matësit e rrymës. Për momentin, kjo bëhet njëherë në vit. Synimi është të reduktohen ankesat e qytetarëve për përllogaritje paushall të faturave. “Kulmin ankesat e arritën kah fundi i vitit 2021, kur edhe kishte rritje të çmimit të rrymës. Ndryshe, sa për statistikë, ankesat vitin e kaluar lidhur me energjinë e shpenzuar elektrike ishte rreth 90”, tha Naser Ziberi- avokat i popullit. Në…
Nuk guxojmë të humbim nga ky momentum për fillimin e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut, deklaroi sot në Bruksel zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në brifing me përfaqësuesit e Grupit të punës pranë Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor/zgjerim (KOVEB/KOELA), ku informoi për procesin e integrimit evropian të vendit, për dinamikën e zbatimit të reformave të parapara dhe përkushtimit të Qeverisë në realizimin e tyre, veçanërisht në sferat kyçe të sundimit të drejtësisë, reformës në administratën publike dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane. “Qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në…
Komuna e Tetovës do të shkojë në zgjedhje për Këshillin Komunal pasi e njëjta nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, kështu vendosi Qeveria e vendit në seancën e sotme, dhe të njëjtën. “Është miratuar vendimi për shpërbërjen e Këshillit të Komunës”, thanë shkurt për Portalb.mk nga Qeveria. Më shumë informacion nga Qeveria do të ketë më vonë, dhe për këtë lajmi do të përditësohet me detaje shtesë. Vendimi i sotëm i Qeverisë erdhi pasi që u shkel (Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, neni 75, paragrafi 2) në të cilin ishte e paraparë që Qeveria të…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka realizuar bastisje në Shtip, përcjell TV21. Nga aksioni në fjalë janë arrestuar 3 persona ndërkaq janë sekuestruar 15.500 rrënjë të cannabis sativa, që kapin vlerën e 5 milionë eurove. “Gjatë ditës së djeshme (13.06.2022), në territorin e komunës së Karbincit- Shtip, nga ana e zyrtarëve policorë janë privuar nga liria. N.S. (56), A.N. (37) dhe M.S. (36), të gjithë nga fshati Karbinci i Shtipit, pasi u janë gjetur dhe konfiskuar rreth 15.500 rrënjë të bimës kanabis sativa, nga të cilat do të jepeshin rreth 8 tonë marihuanë, me…
VMRO-DPMNE: ME KËTË PROPOZIM VENDI NË PRAG TË FALIMENTIMIT Tashmë të dytën ditë me rradhë, në komisionin për financim dhe buxhet zhvillohet debati mbi rishikimin e buxhetit për vitin 2022. Nga shumica parlamentare përsërisin se mjetet e parapara do të përdoren për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë për ballafaqim me krizën ekonomike botërore. Nga atje sqarojnë se në këtë ribalanc mjetet financiare për pafa dhe shtesa janë rritur për 9 milion euro më shumë, krahasuar me buxhetin paraprak, raporton KlanMacedonia. “76 milion euro janë paraparë për masa të reja që kanë për qëllim ndihmën e qytetarëve dhe ekonomisë. Me këtë…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp para Qeverisë tha se do të vendosen marzhe tregtare për 5 për qind në tregtinë me pakicë dhe shumicë për bukën, sheqerin, vajin për gati, përcjell TV21. Masa do të vjelë deri me 30 shtator. “Duke filluar nga nesër, pasi ë shpallet në Gazetën Zyrtare, përfshi 30 shtatorin e këtij viti, për bukën e bardhë, të prerë në copë ose të plotë, sheqerin e bardhë, vajin për gatim vendoset marzhë tregtare në lartësi prej 5% në tregtinë me shumicë dhe 5% në tregtinë me pakicë”, deklaroi Bekteshi. Marzhë tregtare…

