Author: Hamdi Kumanova

Nga fillimi i Qershorit u hoqën masat anti-krizë për kufizimin e cmimeve të produkteve bazë të ushqimit, që rezultoi me valë shtrenjtimesh. Pasi cmimet u “ngjitën në qiell”, Qeveria vendosi sërish ta kthejë kufizimin e marzhave, raporton KlanMacedonia. Konform vendimit qeveritar, nga 15 Korriku deri në fund të Shtatorit, buka, sheqeri, vaji, mielli, makaronat, orizi, qumështi, vezët do të shiten me marzha prej 5 dhe 10%. Deri në fund të vitit, prodhuesve dhe tregtarëve u shkurtohen edhe të gjitha harxhimet plotësuese. Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pret që me këto masa cmimet të ulen për 6 deri 7 denarë. Derisa…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski sot ka promovuar fushën e re sportive në lagjen Rasadnik, transmeton Almakos. “Sot përmes ndeshjes futbollistike midis nxënësve të Sh.F.K. “Shën Kliment Ohri” dhe Sh.F.K. “Aco Shopov” zyrtarisht u lëshua në përdorim një terren i ri futbolli. Në tërësi u rikonstriua  fusha e vjetër për futboll “, shkruan ndërmjet tjerash Kostovski. Përndryshe me këtë aktivitet në tërësi u përmbyll projekti rekreativ në lagjen Rasadnik me një hapësirë prej mbi 3000 metra katror.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në Reçicë të Vogël, ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shkup, z. Florian Qehaja. Kryetari Ahmeti me këtë rast uroi për emërimin ambasador të z. Qehaja dhe i përcolli bindjet e tija dhe të bashkë partiakëve se bashkëpunimi i mirë dhe efikas me Republikën e Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet me intensitet edhe më të madh. Temë diskutimi gjatë takimit mes kryetarit Ahmeti dhe ambasadorit Qehaja ishin marrëdhëniet e mira dypalëshe, të cilat për bazë kanë përkrahjen e dyanshme dhe dialogun e hapur ndërmjet dy vendeve.…

Lexo më Shumë

Pas lajmit të Klan Maqedoni se regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla të mesme me programin online ka rënë nga sistemi dhe se disa nxënës po hasnin vështirsi në regjistrim, është prononcuar edhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. Ministri Shaqiri për Klan Maqedoni theksoi se deri tani me regjistrim elektronik janë regjistruar afër 12 mijë nxënës duke plotësuar aplikimet. Ai gjithashtu njoftoi se janë në komunikim me shkollat dhe se ky problem do të tejkalohet. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kroacisë, Gordan Grliq Radman në konferencën e sotme për shtyp në Shkup tha se Kroacia mbështet hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, përcjell TV21. Grliq tha se kjo është në interes edhe të BE-së. “Fillimi negociatave aderuse me Maqedoninë e Veriut nuk është në interes vetëm të shtetit tuaj, por në interes të të gjithë Bashkimit Evropian. Në interes, unë do të thoja në mënyrë të barabartë edhe të Kroacisë, sepse këtu duhet ta kemi fotografinë më të gjerë, kontekstin më të gjerë të ndodhive. Ne mendojmë se Bashkimi…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka paralajmëruar kongres, ndërsa kryetari i saj Menduh Thaçi, ka folur për zhvillimit e fundit politike në vend dhe në partinë e tij. I pyetur nëse do të ketë ndryshime në kryesinë e partisë, Thaçi tha se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë sërish për kryetar, por deklaroi se nga aspekti moral t’i thotë anëtarësisë se do të tërhiqet. Thaçi paralajmëron ndryshim në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij, partitë e vogla politike të shqiptarëve të dala së fundi do të zhduken dhe do të mbeten vetëm dy subjekte politike, njëra prej…

Lexo më Shumë

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident tragjik në magjistralen Ohër-Kërçovë, njoftojnë nga MPB. “Mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30, SPB Ohër është paraqitur se në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, në mes të fshatit Klimishtan dhe Botun, komuna e Dëbërcës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “BMW” me targa të Strugës, drejtuar nga M.M. (21) nga Struga dhe automjetit “Audi” me targa të Ohrit, i drejtuar nga GJ.D. (62) nga fshati Botun. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë GJ.D., ndërsa M.M. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot dhe nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin dyditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të ministrave të mbrojtjes për vendet anëtare të NATO-s, transmeton Portalb.mk. Petrovska dhe ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë dy tema kryesore për Aleancën – parandalimin dhe mbrojtjen, si dhe ndarjen e barrës. Ministrja do të marrë pjesë edhe në një darkë pune të Ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së, Finlandës, Suedisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë, në takimin e vendeve anëtare që kontribuojnë në të ashtuquajturën prani e forcuar e…

Lexo më Shumë

Me vota nga GERB-SDS, DPS “Ka një popull të tillë” dhe “Rilindja”, Parlamenti bullgar ka vendosur si pikë të parë të rendit të ditës, sot, ta marrë në pyetje ministren e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska. Propozimi u miratua me 117 vota “për”, 108 “kundër” dhe pesë “abstenime”. Nga “Vazhdojmë me ndryshimin”, “BSP për Bullgarinë”, “Bullgaria Demokratike” dhe katër deputetë të pavarur votuan “kundër” propozimit. Në kërkesë të “Ka një popull të tillë”, marrja në pyetje e ministres Gençovska është pas dyerve të mbyllura. Prandaj kamerat mediat u penguan dhe nga deputetët u kërkua t’i lënë celularët jashtë sallës. Ajo…

Lexo më Shumë

Ish-zëvendëskryeministri Vasko Naumovski në “Click Plus” në TV21 për ndryshimin e emrit dhe zgjidhjen e kontestit me Greqinë, komentoi se në kohën e tij ka pasur propozime shumë më të mira se ai që është pranuar tani – Maqedonia e Veriut. Ai ka komentuar edhe referendumin, i cili tha se ishte i pasuksesshëm, edhe pse disa u përpoqën ta bëjnë të suksesshëm, përcjell Nistori. “Mendoj se në vitet e kaluara, edhe në vitet 90, ka pasur mundësi për të gjetur një zgjidhje me Greqinë dhe jo për të ndryshuar emrin dhe për të pasur një ndryshim vetëm për përdorim dypalësh.…

Lexo më Shumë

Hapet thirrje e re për aplikim për ambasadorët e rinj evropianë, që është njoftuar në webalkans.eu. Platforma Ambasadorë të rinj evropianë (YEA) është rrjet kreativë e aktivistëve të rinj nga e gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). YEAs janë të llojllojshme, por të gjithë kanë vizion të përbashkët: Ballkani perëndimor i bashkuar në shumëllojshmërinë, mësimi për njëri tjetrin dhe së bashku për BE-në, zbatimi i projekteve kreative, aftësimi me aftësi të reja, ndërlidhja përmes rrjeteve sociale, organizmi i ngjarjeve inspiruese – gjithmonë të udhëhequr nga idea se aktivizimi rinor është…

Lexo më Shumë