Mbrëmë në orë dy pas mesnate, është djegur vetura e komandantit në kujdestari të burgut “Idrizovë”, njofton “Telma”. Djegia ka ndodhur në parkingun e burgut. Kjo pason dy ditë pasi u zhvillua një aksion i koordinuar dhe u kryen kontrolle në 25 qeli, ku u sekuestruan drogë, armë të ftohta, telefona dhe para. Nëse ka ndonjë lidhje dhe nëse të prekurit hakmerren për aksionin, nga MPB-ja nuk komentojnë derisa hetimi të përcaktojë se kush qëndron pas zjarrit. Ata konfirmuan se në parkingun e burgut është djegur një veturë e një të punësuari që mbeti i plagosur gjatë fikjes së zjarrit.…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informon se ka zbuluar gjithsej 15 mashtrime dhe dje (15 qershor) në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër: B.A (35) nga Shkupi dhe tre të tjerëve nga Tetova R.M (37), B.M (31) dhe Sh.Sh (35). Nga SPB Tetovë thonë se ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “mashtrim”, e dënueshme nga neni 247 paragrafi 1 i Kodit Penal. “Katër të pandehurit, dy prej të cilëve tashmë janë në vuajtje të dënimit me burgim, dyshohet se në vitet 2020, 2021 dhe 2022, me paraqitje të rrejshme dhe fshehje të fakteve, kanë mashtruar…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në vend, Veronika Hulman. Ahmeti dhe Hulman gjatë këtij takimi kanë diskutuar mbi zhvillimet politike në vend, bllokadën e Kuvendit, dialogun me Sofjen, zhvillimin ekonomik si dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Kryetari Ahmeti njoftoi ambasadoren Hulman mbi reformat dhe rifreskimet që po bëhen në BDI me zgjedhjet nëpër degë, duke zbatuar për herë të parë parimin një anëtar një votë si një proces demokratik. Në takim është diskutuar edhe rreth nevojës për dialog të hapur mes të gjitha subjekteve politike në vend kur…
Kryetari i këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi sot në Ohër se javën e ardhshme priten zhvillime pozitive sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “BE-ja është e fort e përkushtuar që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Po i bëjmë të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për të dyja palët për çështjet e hapura me palën bullgare. Unë jam i kyçur në këtë bashkë me Francën dhe BE-në dhe dëshirojmë të ndihmojmë këtë proces që të ecë përpara. Jam i bindur se…
Partnerët e koalicionit qeveritar, të dielën do të mbajnë një takim ku pritet të konfirmohet mbështetja për koalicionin qeverisës dhe të riafirmohet qëndrimi se në këtë moment, vendit nuk I duhen zgjedhje parlamentare – kanë thënë për Dojçe Velen në gjuhën maqedone, burime nga koalicioni qeverisës. Takimi do të mbahet një ditë pas protestës së VMRO-DPMNE-së. Por, sipas burimeve të koalicionit, sic përcjell KlanM shkrimin e DW-së, as motivi e as tajmingu nuk lidhen me protestën, por për shkak të obligimeve të Kryeministrit rreth Forumit të Prespës. Siç njofton DW-ja, sipas informacioneve jozyrtare, bisedimet midis partnerëve të koalicionit qeveritar duhet…
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska këto dy ditë po merr pjesë në takimin e NATO-s me kolegët e saj nga Aleanca, një nga temat e seancës së sotme do të jetë buxheti i mbrojtjes në kuadër të luftës në Ukrainë, njofton korrespondentja i AIM-s. Petrovska sot para fillimit të ditë së dytë të takimit të ministrave për mbrojtje të Aleancës tha se tani Maqedonia nuk planifikon rritjen e normës së buxhetit nga ajo çka është planifikuar për dy për qind, por se debati është i justifikuar. Disa anëtarë të Aleancës, kryesisht në Evropën Lindore, vendet do të donin të shpenzonin…
Petkov do ta dorëzojë në Kuvend propozimin francez për heqjen e vetos kundër Maqedonisë Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur vetë Petkovi para bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, informuan mediat bullgare. Petkov me këtë rast deklaroi se është i njohur në detaje me skemën se si do të ndodhë e gjithë kjo. “Të enjten (16 qershor) do të dërgohet zyrtarisht në të gjitha shtetet anëtare të…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të programit të aktiviteteve gjatë Forumit të Dialogut të Prespës, sot u takua me kryetarin e Këshillit Evropian Sharl Mishel. Takimi, ku morën pjesë Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, u fokusua në sfidat gjeopolitike që paraqet agresioni rus kundër Ukrainës, duke e bërë përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE si prioritet kryesor, duke përfshirë forcimin e rajonit. Kryeministri Dimitar Kovacevski dhe kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel diskutuan gjithashtu për përfitimet e nismës Ballkani i Hapur për krijimin e një…
Në pranga për sasinë e kokainës të sekuestruar në portin e Durrësit mbrëmjen e së mërkurës janë vënë administratori i kompanisë Arben Ferizi si dhe një agjent doganor në Portin e Durrësit, Egert Vargu. Mbrëmjen e së mërkurës, në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar “Tranziti”, u sekuestruan 45.5 kg kokainë në një kontejner që vinte nga Brazili. Sasia e kokainës vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, dhe siç njoftohet u kap falë informacioneve që dispononte Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Kontejneri…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është kryer pagesa për vitin 2021 ndaj 288 të punësuarve për shpenzimet e ushqimit gjatë turnit të natës për, përcjell TV21. Nga MPB thonë se turni i natës është një e treta e kohës së plotë të detyrimit vjetor për punë. “Pagesa bëhet në bazë të vendimeve të përgatitura për rimbursimin e shpenzimeve ushqimore për punën e natës. Për këtë qëllim nga buxheti i MPB-së janë paraparë rreth 7.000.000 denarë të cilat do të paguhen në ditët në vijim”, thonë nga MPB.
“Mbi 14 mijë e 500 aplikime janë marrë në bazën e të dhënave në sistemin elektronik të aplikimit për nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme, model që u prezantua për herë të parë këtë vit. E gjithë përgatitja nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe disponueshmëria e portalit të aplikimit, rezultoi në një proces dukshëm më të relaksuar krahasuar me të gjitha vitet e mëparshme dhe tashmë sot në mëngjes deri në orën 08.00 kemi aplikime të rreth 75% të të gjithë studentëve, ndërsa deri në fund të ditës presim që përqindja të arrijë deri në…
Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk pret që në samitin e BE-së të javës së ardhshme të jepet një “dritë të gjelbër” për nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria nuk ka një përgjigje konkrete për njoftimin e kryeministrit shqiptar se nëse nuk ka vendim të liderëve evropianë do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për negociatat për anëtarësim në BE. Nga atje theksojnë se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka për të filluar konferencën e parë ndërqeveritare. “Tashmë 45 për qind e legjislacionit tonë është i harmonizuar me legjislacionin e…

