Author: Hamdi Kumanova

Eurokomisari për Zgjerim në BE, Oliver Varhej në video-mesazhin e tij në “Forumin për Dialog të Presëpës” tha se shpreson që të gjendet zgjidhje për kontestin Shkup-Sofje, ashtu siç u gjet zgjidhje me kontestin që kishte Greqia me Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. “Sot derisa festojmë 4 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës , është e rëndësishme të nënvizojmë/theksojmë se si Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë mundur të tejkalojnë problemin e tyre dhe të zgjidhin atë me një marrëveshje të përbashkët, presim që Bullgaria të bëj përpjekje dhe të bëj të njëjtën gjë. Jam i sigurt që…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot konfirmoi se të dielën do të mblidhen partnerët e koalicionit qeverisës, përcjell TV21. Kreu i Ekzekutivit tha se kryesisht do të flitet për punën që është bërë që nga formimi i Qeverisë së re. “Të dielën do të ketë takim të partnerëve të koalicionit që janë pjesë e Kuvendit dhe që janë pjesë e Qeverisë, në atë takim secili do ta thotë mendimin e tij. Por normalisht qëllimi i takimit është të bëjmë rikapitulim të i gjithë asaj që është bërë në lidhje me ballafaqimin me kriuzën muajve të fundit nga formimi i qeverisë së re,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Ohër tha se opozita është destruktive, ndërkaq theksoi se në opozitë ka parti të cilat haptazi shkojnë nëpër takime në Moskë, në kohën kur të gjihë po luftojnëpër ruajtjen e demokracisë. “Tek opozita shohim vetëm destruktivitet, bllokadë, bojkotim dhe çfarë është edhe më keq, është ajo që tek opozita ka parti politike që haptazi janë kundër anëtarësimit tonë në BE dhe NATO dhe të cilët haptazi shkojnë në takime në Moskë, në kohën kur e gjithë Evropa bashkë me SHBA-në luftojnë për ruajtjen e demokracisë”, tha Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Në kushtet e sotme të ngjarjeve botërore edhe më shumë theksohet tema e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Evropë, ku natyrshëm i takon, dhe kur është fjala për procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut, kohë e çmuar është humbur. Këtë e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili si folës kryesor sot në Forumin Prespës për dialog, e hapi seancën me temë “65 vjet pas Marrëveshjes së Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar ekonomikisht dhe e integruar?”. Ai tha se nuk do të flasë për të kaluarën, por për të ardhmen e vendit dhe rajonit. “Zakonisht diskutimet në Ballkan…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është partnere e komunave dhe shkollave. Misioni ynë është të ofrojmë kushte të barabarta për të gjithë nxënësit në Maqedoninë e Veriut dhe në të njëjtën kohë të ndjekim trendet arsimore botërore. Besoj se me pushtetin vendor, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe me të gjithë donatorët do të arrijmë të rrisim cilësinë e arsimit në vendin tonë. Këtë e tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili së bashku me zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, kanë vizituar Shkollën fillore “Nikola Karev” në fshatin Nerovë, komuna e Krushevës, ku është në proces rikonstruksioni i…

Lexo më Shumë

Dhjetë vjet pas largimit nga Bosnje-Hercegovina, ushtria gjermane rikthehet në këtë vend. Qeveria gjermane mori vendimin të dërgojë deri në 50 trupa në kuadër të misionit paqeruajtës EUFOR/Althea në Bosnjë-Hercegovinë, me objektivin të ruhet stabiliteti në prag të zgjedhjeve të tetorit.Kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundeswehrit udhëton drejt Bosnjes në muajin gusht, me një mandate të parashikuar fillimisht për një vit. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, e argumentoi këtë shtim të prezencës gjermane në rajon me rëndësinë thelbësore që ka për BE-në dhe vendet anëtare stabiliteti dhe siguria në Bosnjë-Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor. “Gjermania do të japë…

Lexo më Shumë

Komision për mbrojtja e të drejtave të pacientëve në territorin e Komunës së Gostivarit. Propozimi ka ardhur nga shoqata “Borka” në Shkup, e cila merret me luftën kundër kancerit të gjirit. Kryetarja e kësaj shoqate, Biba Dodevska tha se komuna e Gostivarit bëhet komuna e parë në nivel vendi që themelon një komision të këtillë. Komisioni do të ketë 9 anëtarë të cilët i propozon këshill komunal. Mandati i komisionit do të jetë dy vjet. Popozimi ka kaluar me unanimitet votash.

Lexo më Shumë

Sot në Ohër vazhdon konferenca dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për Dialog, e cila ka filluar dje, ndërsa organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe këtë vit bart emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”, transmeton Portalb.mk. Si folës kryesor i sotëm në forum, kryeministri Dimitar Kovaçevski e hapi seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”. Në panel-sesion marrin pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal, Matteo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë. Është paraparë që…

Lexo më Shumë

Këtë vit, qeveria miratoi dy masa për të mbrojtur standardin e popullsisë – ngrirjen e çmimeve dhe ngrirjen e marzheve. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për “Utrinski Brifing” tha se në bazë të të gjitha hulumtimeve dhe konsultimeve këto masa kanë qenë të vlefshme për tre muaj dhe më pas në konsultim me Odat Ekonomike janë rregulluar marzhet e fitimit. “Nuk është etike të kesh një diferencë prej 15 për qind për produkte të caktuara në një kohë të tillë krize. Prisnim që sipas marrëveshjeve me Odën Ekonomike, kompanitë tashmë janë mësuar me marzhe fitimi prej 4 ose 5 për…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se mbrëmë vonë ka kryer kontrolle në më shumë objekte hotelierike në Shkup, me çrrastë tek 7 persona nga Shkupi, Kosova dhe Norvegjia ka gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe materie të bardh pluhur. Personat në fjalë janë privuar nga liria. “Tek A.D. (23), A.D. (31) dhe T.I. (28), të gjithë nga Shkupi, është gjetur materie e bardh pluhur, derisa tek S.J. (20) nga Shkupi, V.Z. (35) nga Kosova, G.M. (37) nga Shkupi dhe A.K.K. (45) nga Norvegjia është gjetur marijuhanë”, njoftojnë nga MPB-ja. Personat në fjalë janë ndaluar nga policia dhe pas dokumentimit të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se shkarkimi i tashmë ish kryeparlamentarit bullgar Nikolla Minçev mund të shkaktojë paqartësi shtesë në skenën politike në Bullgari. Osmani përsëriti se është koha për vendime strategjike dhe se Bullgaria duhet të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, me qëllim që vendi të nis negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Gjithsesi se kjo shkakton një pasiguri shtesë dhe paqartësi në dinamikën politike në Bullgari, unë vetëm do të theksoj atë që e thash më herët, se tani i mbetet presidencës franceze që të vlerësojë nëse ka parakushte në Sofje që të ndërmerret…

Lexo më Shumë

Kreditë do të bëhen më të shtrenjta. Këto janë pritjet e disa ekspertëve pas vendimit të djeshëm të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë për të rritur sërish normën bazë të interesit për arkëtuesit e BQK-së, që është tregues se në cilin drejtim do të lëvizin normat e interesit si për depozitat ashtu edhe për kreditë. Ish-guvernatori i BPRM-së, Goshev, thotë se tani në lëvizje janë bankat, të cilat me gjasë do të rrisin çmimin e kredive. Por sa, çdo bankë do të vendosë në mënyrë të pavarur. “Pritet masa zyrtare e BPRM-së, por se a do të reagojnë bankat…

Lexo më Shumë