Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmon se të dielën do të takohet me partnerët e koalicionit për të riafirmuar qëndrimin se zgjedhje parlamentare nuk do të ketë deri në vitin 2024. I pari i Qeverisë pranon se në takim do të diskutohet edhe mbi çështjen me Bullgarinë. “Normalisht që do ta riafirmojmë qëndrimin për zgjedhje të rregullta parlamentare në vitin 2024, përkatësisht zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale. Sa i përket bisedimeve të ardhshme me Bullgarinë dhe aderimin tonë në BE, ky është koalicion Evropian dhe të gjitha partitë kanë qëllime dhe vizione të qarta për vendin tonë e cila jeton me…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kumtoi se në përputhje me rregullat gjatë grevës së përgjithshme që e paralajmëruan në sektorin publik për 22 të këtij muaji, do të sigurojnë kapacitet në dispozicion prej 10 për qind të të punësuarve në këtij sektori. Bordi i grevës – Kryesia e LSM-së sot në një seancë vendos rregullat për mirëmbajtjen e prodhimit dhe gjërat e nevojshme që nuk guxojnë të ndërpriten gjatë grevës. “Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë paralajmëroi grevë të përgjithshme në të gjithë sektorin publik. Fatkeqësisht, deri më sot kur është mbajtur seanca e Bordit të Grevës – Kryesia e LSM-së,…

Lexo më Shumë

Me të ngritur alarmin se produktet ruse kanë pushtuar industrinë ushqimore, Inspektorati Shtetëror i tregut është zgjuar nga gjumi. Megjithëse Dogana konfirmon se malli importuar nga Rusia është sipas rregullave, në disa ambalazhe janë vërejtur parregullsi me mos përkthimin e etiketave, shkruan Alsat. Një ditë pas publikimit në Alsat, nga Inspektorati i tregut thonë se kanë kryer kontrolle në Kumanovë, për të marr masat lidhur me produktet e importuara që figurojnë me deklaratë vetëm në gjuhë të huaja. Vaji lulediellit për gatim është vetëm në rusisht. “Përderisa vërtetohet se në treg janë lëshuar për shitje produkte, të cilat nuk janë…

Lexo më Shumë

Prej mesnatës çmimi i naftës do të shtrenjtohet për dy denarë, përcjell TV21. Çmimi i benzinës do të mbetete i njëjtë. Kjo sot u vendos në mbledhjen e Komisionit Rregullator për Energjetikë. Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 111,50 (denarë/litër) Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 113,50 (denarë/litër) Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 109,50 (denarë/litër) Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 105,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU – 56,317 (denarë/kilogram)

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit nëpërmjet rrjetit social facebook ka njoftuar se së shpejti so të rikonstruohet salla e Partizanit si dhe do të fillojë edhe ndërtimi i pishinës në Çair. Ganiu bashkë me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubin drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski dhe me kryetarin e Këshillit komunal të Çairit, Jetmir Asanin “Partizan” vizituan sallën “Partizan”. Ganiu gjithashtu është shprehur se pishina e cila do të ndërtohet në Çair do të jetë me përmasa moderne ndërsa procedurat teknike parapërfunduese për këtë pishinë kanë përfunduar. Dy investime kapitale fillojnë së shpejti në Komunën e Çairit.…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot në “Vilën Biljana” në Ohër e priti sër Stjuart Piç, përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, me të cilin bisedoi për gjendjet aktuale në rajon në dritën e aktiviteteve të Piçit si përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. “Në atë kontekst, presidenti Pendarovski e theksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për mirëmbajtje të prosperitetit dhe sigurisë së rajonit. Mbretëria e Bashkuar, theksoi presidenti Pendarovski, është mike e dëshmuar e Maqedonisë së Veriut dhe mbështetëse e fuqishme në përmbushjen e qëllimeve të saja strategjike dhe shfaqi pritje për vazhdim…

Lexo më Shumë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq tha se ajo çka po i ndodh Maqedonisë me Bullgarinë mund të pasohet nga Serbia dhe Kosova. Nëse kemi parë një gjë, është që kur krijohet një precedent, ai përsëritet. Ajo që është bërë është realisht precedent, tha Ana Brnabiq nga Ohri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a ka frikë se ajo që po i ndodh Maqedonisë me Bullgarinë në integrimet evropiane mund të pasohet nga Serbia me Kosovën. “Të zgjidhësh çdo çështje dypalëshe dhe të kushtëzosh kështu rrugën evropiane të një vendi që ka plotësuar të gjitha kushtet për të nisur negociatat,…

Lexo më Shumë

Pavarësisht se çfarë përmban propozimi francez, vetoja ndaj Maqedonisë nuk do të tërhiqet, tha nënkryetari i Asamblesë Kombëtare Bullgare dhe nënkryetari i Partisë Socialiste Bullgare (PSB) Kristian Vigenin për Radion Kombëtare Bullgare. Sipas tij, në ditët në vijim “do të shpërthejë balona e radhës” – tema e Maqedonisë së Veriut, e cila në mënyrën më brutale e përdori “Ka një popull të tillë” për të justifikuar “lëvizjet e saja” në javët e fundit. “Definitivisht nuk do të ketë heqje të vetos. Çfarëdo propozimi të vijë nga presidenca franceze do të shqyrtohet, por nuk mund të ndodhë javën e ardhshme. Kemi…

Lexo më Shumë

Në punëtorinë e organizuar nga ReSPA( Shkolla regjionale për administratë publike) në të cilën u diskutua për modelin CAF2020, ministri i shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), Admirim Aliti i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi ndërmjet tjerash se MSHIA është prijatare në zbatimin e modelit CAF2020. “ Dua të theksoj se procesi i implementimit të modelit CAF në institucionin tonë nga sjellja e vendimit e deri në punëtorinë e sotme për prioretizim ka përkrahjen e plotë nga ana ime pasi që me një vetëvlerësim të mirë të zbatuar nga institucioni shihen mungesat dhe ndërmerren aktivitete të cilat institucionin e orientojnë drejt…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në pjesën e debatit të sesionit “65 vjet pas 65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?” Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog në Ohër, foli për çështjet më të rëndësishme, aspektet e masave të Qeverisë për t’u përballur me pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike. Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë gjithçka që është e nevojshme për të zbutur pasojat me masat që filluan që nga viti i kaluar për shkak të rritjes…

Lexo më Shumë

Sot (17.06.2022) në ora 05:30 minuta në Gostivar, nëpunës policorë të SPB Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar i kanë privuar nga liria A.K. (27) nga Kërçova dhe S.K. (20) nga Manastiri për shkak të dyshimit se kanë kryer vjedhje të rëndlë në automjet “folkswagen golf” me targa regjistrimi të R. së Shqipërisë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të objektit gastronomik në dalje të Gostivarit në drejtim të Kërçovës. Dy personat, tek të cilët janë gjetur sende për të cilat akziston dyshimi se janë nga vjedhja, janë në mbajtje në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut thotë Dimitar Kovaçevski thotë se Serbia dhe Kosova duhet të zgjedhin problemin ndërmjet dy vendeve me bisedime reciproke por pa cenuar integritetin territorial të shteteve të rajonit. Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm zgjidhja në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet  në mes bisedimeve reciproke të të dy vendeve dhe ne si shtet atë do ta përmbajmë dhe ajo zgjidhje që do të arrihet nuk duhet të këte ndikim në vendet tjera të rajonit përfshirë vendin tonë Maqedoninë deklaroi Kovaçevski./KlanMacedonia/

Lexo më Shumë