Shifrat e fundit nga regjistrimet në shkollat fillore të vendit tregojnë se vetëm një numër i vogël i nxënësve do të ulen në bankat shkollore. I tillë është rasti me qytetin e Tetovës. Komuna, e cila me qytetin dhe disa zona përreth ka një popullsi prej 84.770 banorësh dhe ndonëse është ndër vendbanimet më të mëdha, këtë vit ka vetëm 849 nxënës të regjistruar në klasë të parë. Statistikat tregojnë se ka pasur shumë më tepër fëmijë të lindur në vitin 2016, të cilët nga shtatori duhet të fillojnë me shkollimin fillor, por ndërkohë familjet e tyre kanë emigruar jashtë…
Author: Hamdi Kumanova
Kreu i diplomacisë së shtetit, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp tha se takimi i nesërm i koalicionit qeverisës nuk është bërë për shkak të propozimit francez për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje. Osmani tha se në takim do të diskutohet për të gjitha çështjet aktuale. “Për takimin e nesërm, ky takim ishte caktuar para se të kemi informata se do të lëshohet propozim në atë datë, kështu që ishte e lidhur me ngjarjet në përgjithësi, luftën në Ukrainë, krizën ekonomike dhe energjetike, kuptohet edhe perspektiven evropiane”, deklaroi Osmani. Ministri Osmani tha se nëse kërkohet, është i gatshëm që…
Moti me reshje të kohëpaskohshme të shiut ka bërë që për këtë vit ende të mos sillet vendimi për ndalim lëvizje nëpër pyje. Për shkak të rrezikut për përfshirje të këtyre sipërfaqeve nga zjarri, çdo vit “ Pyjet e Maqedonisë” shqyrtojnë rrezikun potencial nga temperaturat e larta dhe më pas i rekomandojnë Ministrisë së Bujqësisë që të sjellin vendim për ndalim të lëvizjes në zonat e pyllëzuara. Në raste të tilla lëvizja nëpër pyje u lejohet vetëm qytetarët që kërkojnë leje. “ Kur sillet vendim për ndalim të pjesshëm të lëvizjes nëpër pyje, i njëjti vlen për harkun kohorë nga…
GANIU: JANË SIGURUAR RRETH 50 MIJË EURO, MUNGOJNË EDHE 350 MIJË Për tre muaj do të përfundojë rikonstruimi i palestrës sportive Partizan në Çair të Shkupit. Dje zëvëndëskryeministri Grubi, kryetari i Komunës së Çairit Ganiu dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Mojsovki u morën vesh se me rebalancin e buxhetit do të ndahen 50 mijë euro por se i gjithë projekti kushton rreth 400 mijë euro, raporton KlanMacedonia. “Me drejtorinë e Agjencisë për Rini dhe Sport u dakorduam që rikonstriumi i palestreës Partizan të fillojë menjëherë tash pasi që janë paraparë mjete me rebalancin e buxhetit. Pasi që…
“PRESIM PROGRES NË DIALOGUN BEOGRAD-PRISHTINË” I dërguari i posaçëm i qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Sër Stjuart Piç, në intervistë ekskluzive për TV Klan Maqedoni thotë se në kushte të Bosnjës në Evropë, vendet aleate të NATO-s dhe të BE-së duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që t’u kundërvihen trendeve negative dhe ndikimit rus, qëllimi i të cilit është të bëhet pengesë në rrugën e përparimit të rajonit. Për veton bullgare dhe propozimet e reja për kompromis, Sër Stjuart Piç, me të cilin biseduam gjatë Forumit të Prespës, thotë “të presim dhe të shohim”. “Duhet të shohim, kjo është ndër temat…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi thotë se ndan të njëjtin qëndrim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin Bujar Osmani për propozimin francez. “E ndaj të njëjtin qëndrim me Kovaçevskin dhe Osmanin”, u përgjigj shkurt Grubi i pyetur për qëndrimin e tij pas propozimit të publikuar nga Franca për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Dje, kryeministri Kovaçevski theksoi se propozimi për ngritjen e vetos bullgare ende nuk ka mbërritur në Shkup dhe do të arrijë vetëm pasi të pajtohen vendet anëtare të BE-së, përfshirë Bullgarinë. Kovaçevski shpjegoi se propozimin e bëjnë vendet anëtare të BE-së, sepse ne jemi një vend që…
Ditën e sotme dhe nesër Aleanca për Shqiptarët do të zgjedhë kryetarët e degëve në mbarë vendin. Në dy ditët e fundjavës, do të mbahen kuvendet e degëve në të cilat kuvendarët do të votojnë për kandidatët të cilët janë përzgjedhur nga konkursi i fundit i shpallur në shtypin ditor dhe në faqen zyrtare të partisë. Gjatë javës së kaluar përfundoi intervistimi i të gjithë kandidatëve të paraqitur në konkurs. Në konkursin e shpallur nga kryesia e partisë, kandidatët kanë dorëzuar edhe programin për udhëheqjen e degës gjatë katër viteve të ardhëshme. Komisioni pas intervistimit dhe shqyrtimit të programit, përzgjedh…
Komiteti i Helsinkit përmes një deklarate për mediat ka reaguar lidhur me situatën e sigurisë nëpër burgjet e Maqedonisë. Prej aty thonë se në vazhdmësi janë vërejtur parregullësi, siç theksojnë dhe mbajtjen e mjeteve të mprehta nga ana e të burgosurve. “Si organizata që monitorojnë në vazhdimësi dhe drejtpërdrejt situatën në burgje, dhe të inkurajuar nga aksioni i fundit i MPB-së në burgun e Idrizovës, theksojmë se ajo që u portretizua në media si konfiskim spektakolar i thikave, drogës dhe celularëve në burg, në fakt është një situatë normale e cila ka dekada të tëra që ndodh. Në raportet dhe…
Zjarrfikësit e Tetovës në të ardhmen nuk do të kenë problem të intervenojnë edhe në ndërtesa të larta. Kjo, pasi që përmes një donacioni nga mërgimtarët në Zvicër janë siguruar dy palë shkallë lëvizëse për nevojat e zjarrfikësve të Tetovës. Këta shkallë të gjata 23 metra, do të shfrytëzohen për shuarjen e zjarreve në ndërtesa shumëkatëshe në Tetovë, ndërsa nevoja për këta shkallë ka qenë e kamotshme. Ky donacion është mundësuar nga mërgimtari Blerim Selmani nga fshati Gjurgjevisht i Gostivarit, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Advertisements “Ishte nevojë jashtëzakonisht e madhe dhe kemi kërkuar në vazhdimësi nga komuna,…
Kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov, ka thënë se nuk do të sjell vendim kokë më vete për Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht se do ta ndjek vullnetin e Kuvendit bullgar. Siç transmetojnë mediat bullgare, Petkov ka deklaruar se kur kanë dashur ta tundojnë Bullgarinë, ia kanë përmendur çështjen e Maqedonisë. “Sa herë që tentojnë të trondisin vendin, ngrenë hartën e Maqedonisë së Veriut, kjo na ndodh gjithmonë. Që ky koalicion të mbetet i paqëndrueshëm, flitej vazhdimisht për RMV-në dhe tradhtinë e ardhshme të Bullgarisë, 20 herë e kam përsëritur se nuk do të ketë vendim për këtë çështje pa Parlamentin bullgar,…
Nesër Bashkimi Demokratik për Integrim ka zgjedhje në 10 degë, ku ndër më të rëndësishmet, si më të mëdhatë, është ajo në Tetovë dhe Gostivar. Zgjedhjet do të mbahen për për kryetarë dege, kryetarë të këshillave vendor dhe anëtarë të kryesisë së degëve. Votimet do të realizohen sipas parimit një anëtar, një votë.
Policia e Tetovës dje ka gjobitur tetë persona të cilët në vend të trotuareve dhe shtigjeve të shënuara kanë ngasur trotinet elektrik në vende të papërshtatshme nëpër rrugë. Për shkak të shembujve kaq të shpeshtë, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon që ngasësit t’i respektojnë obligimet ligjore. “Trotinetët elektrikë zakonisht operohen nga të rinjtë, të cilët për shkak të injorancës, neglizhencës apo arsyeve të tjera nuk respektojnë gjithmonë rregulloret ligjore të parashikuara për këtë kategori pjesëmarrësish në trafik. Vetëm në aksionin e djeshëm të mbajtur në Tetovë janë shqiptuar tetë masa që kanë të bëjnë me personat që kanë…

