Author: Hamdi Kumanova

Në tregun e shërbimeve postare në shtet në vitin 2021 është vërejtur vazhdimësi në rritjen e vëllimit të pakove. Vëllimi i pakove është 4.832.940, të cilat përbëjnë 12,8 për qind të vëllimit të përgjithshëm të tregut postar, më së shumti deri më tani, tregojnë të dhënat e Agjencisë për posta (AP). Sipas AP-së, rritja e numrit të pakove është në korelacion me ndalesën ndryshim të shprehive konsumatore për shkak të pandemisë, ku numër gjithnjë e më i madh i konsumatorëve e shfrytëzojnë tregtinë elektronike, me ç’rast dërgesën e mallrave të blera më shpesh e sigurojnë ofruesit e shërbimeve postare. Në…

Lexo më Shumë

Për të përballur rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe mungesës së grurit për shkak të luftës në Ukrainë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë prezantuar një plan për të nxitur prodhimin e produkteve bujqësore, veçmas të drithërave. Por, disa përfaqësues të bujqve kërkojnë që ekzekutivi të bëjë më shumë, përfshirë edhe ndërhyrjen në çmimin e grurit. Sipas planit të Qeverisë, toka bujqësore nga tre hektarë do t’u ndahet me koncesion për 15 vjet për fermerët e rinj nëse ata mbjellin kultura bujqësore si drithëra dhe ushqim për kafshët dhe për 30 vjet atyre që merren me vreshtari apo duan…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE) deri në fund të kësaj jave duhet t’i miratojë ndryshimet në sistemin tarifor për furnizuesin universal me energji elektrike me të cilat do të vendosen katër bllok tarifa për tarifën e lartë ditore, përkatësisht për energjinë elektrike të shtrenjtë. Blloqet do të vlejnë vetëm për energjinë e shtrenjtë dhe parashikohet që në bllokun e parë të jenë konsumatorët që konsumojnë deri në 210 kilovat orë energji elektrike, në bllokun e dytë nga 211 në 420, në bllokun e tretë nga 421 në 630 dhe në bllokun e tretë mbi 630 kilovat…

Lexo më Shumë

Më 19.06.2022 rreth orës 12:10 në Tetovë, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë kanë zbardhur gjashtë vjedhje të motoçikletave dhe kanë arrestuar V.N (26) nga Tetova, transmeton Portalb.mk. “Ai dyshohet se muajin e kaluar dhe këtë muaj ka sekuestruar ilegalisht gjashtë motoçikleta, tre prej të cilave iu gjetën në banesë. Motoçikletat e gjetura u janë kthyer pronarëve, ndërsa kundër V.N. do të vijojë parashtrim përkatës sipas neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal”, njoftuan nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas agjendës, kryeministrja e Finlandës Marin do të pritet para Qeverisë me nderime shtetërore nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas çka do të ketë takim bilateral të dy delegacioneve. Ndërkohë që konferenca e përbashkët për media e kryeministrit Kovaçevski dhe kryeministres Marin është paralajmëruar në ora 15:15.

Lexo më Shumë

Për tejkalimin e krizës inflacioniste nevojiten vendime të guximshme dhe të përgjegjshme ekonomike, të cilat nuk do të udhëhiqen nga axhenda ditore – politike. Ato do të bazohen në ligje ekonomike, analiza të fuqishme dhe një qëllim të qartë – stabilizim, tejkalim të krizës dhe rritje ekonomike. Kështu thekson ministri i Financave, Fatmir Besimi në kolumnën e tij për inflacionin, masat dhe ruajtjen e nivelit të rritjes ekonomike. Besimi në kolumnë shkruan se në raportet dhe analizat e institucioneve ndërkombëtare rekomandimet janë të njëjta, resprektivisht vendet duhet të veprojnë me masa të targetuara, resprektivisht masa që do të përcaktojnë saktësisht…

Lexo më Shumë

Nga partzia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE thonë se bllokada aktive do të vazhdojë edhe gjatë verës, nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje, bëhet bllokadë e plotë e institucioneve, LSDM dhe BDI patjetër duhet të bien. VMRO-DPMNE gjatë verës do të ndërmarrë aktivitete të ndryshme protestuese në mbarë vendin, thonë nga ana e VMRO-së. Nëse Kovaçevski dhe Ahmeti vazhdojnë të injorojnë nevojën për zgjedhje, VMRO-DPMNE do të fillojë bllokadë të plotë të institucioneve, në rrugë deri në marrëveshje për zgjedhje. Mes tjerash ato theksojnë se dëmi i shkaktuar nga qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së është më i madh…

Lexo më Shumë

Profesori Denko Maleski ka komentuar ngjarjet e fundit aktuale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas tij duhet respektuar kombi dhe identiteti pa hapësirë negociatash. “Kryeministri Petkov ka dashur të shqyrtojë qëndrimin kombëtar për Maqedoninë në Kuvendin e Bullgarisë, akuzon ministrja aktuale e Punëve të Jashtme Gençovska. Drafti i qëndrimit të ri të kornizës, nuk përfshin qëndrimin bullgar për të ashtuquajturat gjuha maqedonase. Por ne e dimë se pa një rishikim të këtyre qëndrimeve nga pala bullgare nuk ka zgjidhje. Përkatësisht, rruga e pajtimit dhe miqësisë nuk shpie vetëm përmes njohjes, por edhe përmes respektit për kombin tonë maqedonas dhe…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i apartamenteve të reja është në rritje, pavarësisht se censusi i fundit nxori në pah mbi 300 banesa të lira në vend, përcjell TV21. Në prill të këtij viti, komunat lejuan ndërtimin e 199 objekteve me 752 apartamente, me një sipërfaqe totale prej gati 62 mijë metra katrorë. Në Keramidnicë të Shkupit, banesa në ndërtim shitet 1100 euro për metër katror, ​​çmimi është i njëjtë për banesat e përfunduara në Maxhari, çmimi i banesave në Taftalixhe tashmë i ka kaluar 1400 euro, në Gjorçe Petrov kërkohen 1200 euro për apartament në ndërtim e sipër. Në Ohër, banesat e reja…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme është arrestuar një i arratisur nga burgu i Kumanovës. Shkupjani 31-vjeçar me iniciale B.D. është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:20 në rrugën”Gernika” në Shkup. “Ai ishte në kërkim me urdhër-arrest qendror nga burgu Kshanje-Kumanovë për vuajtje të dënimit me burgim prej një viti e tetë muaj, ndërsa ishte dënuar me katër vjet burgim. Personi është dorëzuar në burgun e Kshanjes për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Është alarmante se vetëm 10% e plazheve në Ohër do të jenë të sigurta për not këtë verë. Kryqi i Kuq nga Ohri do të angazhojë shpëtimtarë, të cilët do të kujdesen për sigurinë e notarëve, vetëm në ato plazhe që janë pjesë e objekteve hoteliere, por jo edhe në të tjerat, të cilat për momentin nuk i menaxhon askush. Këtë nga ata duhet ta kërkojë komuna. “Këtë ia kemi thënë vetëqeverisjes lokale edhe vitin e kaluar edhe tani që të vendosin tabela në vendet për not, se ka shërbime patrullimi të shpëtimtarëve, por nuk ka prezencë të vazhdueshme të…

Lexo më Shumë

Çmimet e larta të produkteve ushqimore janë bërë të paarritshme për shumicën e qytetarëve. Ata thonë se çdo ditë shohin çmime të reja të artikujve nëpër markete. Vetëm dje mbi 100 produkte janë “gdhirë” me çmime më të larta. Sipas tyre marzha e vendosur për produktet bazë nuk vërehet aspak ngaqë produktet e tjera kanë arritur dyfishin e çmimit, posaçërisht prodhimet e mishit dhe detergjentet. Përfaqësuesit e rrjeteve të marketeve thonë se këto çmime diktohen nga prodhuesit dhe shpërndarësit. Nga ana tjetër qytetarët thonë se kanë mbetur në mëshirë të fatit duke humbur besimin në organet mbikëqyrëse për mbrojtën e…

Lexo më Shumë