Në seancën e gjashtëdhjetë e katërt të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që u mbajt sot, Këshilli emëroi prokurorin Trajçe Pelivanov si zëvendësues të përkohshëm të kryetares së deritanishme të Prokurorisë Publike, Vilma Ruskoska.
Pelivanov është emëruar për shkak se në procedurën në vazhdim, për shkak të së cilës Ruskoska është larguar përkohësisht nga pozita e saj, ajo nuk mund ta kryej funksionin e saj dhe, siç theksojnë nga Këshilli, për shkak se është Prokurori ku kemi krim të organizuar serioz dhe nuk duhet të jetë pa udhëheqës.
“E caktuam sepse në procedurën që po zhvillohet, largimin, sepse kryetarja aktuale Vilma Ruskovska nuk mund ta kryej funksionin, ajo nuk është fizikisht, nga ana tjetër, në procedurën penale disiplinore është përfshirë edhe zëvendësja e parë, ndaj duhej caktuar një person që do të menaxhonte derisa prokurorja është larg, aq sa zgjat mungesa. Por, është çështje e prokurorisë ku kemi krim të rëndë të organizuar dhe nuk duhet të qëndrojë pa komandë, pa dikë që të udhëheqë”, informoi kryetari i Këshillit, Antonio Jolevski.
Siç sqaroi ai, nëse Ruskoska kthehet në punë atëherë ajo do të kthehet në postin e saj, e nëse kjo nuk ndodh deri në fund të mandatit të saj në nëntor, atëherë do të emërohet një nga prokurorët e sapozgjedhur.
Prokurori Publik republikan, në bazë të nenit 81 të Ligjit për Prokuroritë Publike, ka marrë Vendim për shkarkimin nga detyra të udhëheqëses së Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskoska, ndërsa Procedimi penal ka nisur pas kallëzimit të Arafat Muaremit në lidhje me bastisjen e datës 18 korrik në Drejtorinë e Policisë Financiare. Këshilli i prokurorëve publik javën e kaluar e hodhi poshtë ankesën e Ruskoskës si të pabazë dhe konfirmoi suspendimin e saj nga detyra.



