Universiteti i Tetovës dhe Agjencia për mbështetjen e sipërmarrësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Në takimin, që sot u realizua në mes udhëheqësisë së Universitetit tonë dhe udhëheqësisë së kësaj Agjencie u bë edhe nënshkrimi i këtij memorandumi, nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Drejtori i Agjencisë për mbështetjen e sipërmarrësisë, Hajrulla Misini. Ky memorandum synon të krijojë bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës ndërmjet palëve nënshkruese. Po ashtu, përfshin edhe realizimin e bashkëpunimit shkencor, arsimor dhe aplikativ ndërmjet palëve kontraktuese. Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si seminare, konferenca,…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 842 teste, ndërsa janë regjistruar 60 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik sot ka konfirmuar 63 pacientë të shëruar coronavirusi. Në regjistrin “Termini Im” janë konfirmuar dy viktima nga coronavirusi Shkup (56) dhe Ohri (73). Personat kanë vdekur në periudhën prej datës 05.05. deri me 08.06.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.807, numri i të shëruarve është 303.128, numri i të vdekurve është 9.320, ndërsa numri i rasteve aktive është 359./Telegrafi/
Komuna e Gostivarit ka ndarë nga 100 euro për nxënësit me sëmundje të rralla. Bëhet fjalë për rreth 50 nxënës të tillë nga shkollat fillore dhe të mesme. Kjo ndihmë financiare ka ardhur me propozim të kryetarit Arben Taravari, ndërsa iniciativa ka marrë edhe bekimin e Këshillit komunal. Raporton News33.tv “Me iniciativën time dhe me Vendim nga seanca VI-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit të mbajtur më 15.03.2022, në përputhje me Programin për mbrojtje sociale të Komunës së Gostivarit, përfunduam me ndarjen e kujdesit financiar të njëhershëm në vlerë prej 6000 denarë për 47 nxënës të shkollave të mesme…
Vaji për ushqim dhe pastat sot në rafte shiten për pesë deri në tetë denarë më lirë, shkruan Alsat Nga një deri në tre denarë janë ulur çmimet e produkteve të tjera ushqimore si buka, mielli, vezët, qumështi. Tregtarët rregulluan çmimet në rafte në përputhje me vendimin për marzhe të kufizuara tregtare në 5 dhe 10 për qind. Korrigjimet e çmimeve të produkteve ushqimore bazë do të bëhen në ditët në vijim nga tregtarët, thonë nga Qeveria. “Çmimet e produkteve bazë janë ulur nga 5 deri në 10%. Korrigjimi i çmimit është bërë nga sot dhe do të vazhdojë edhe…
Kiril Petkov hyri në lojën e Maqedonisë së Veriut, duke dhënë dhe duke premtuar se do të bëjë kompromise që nuk do të pasqyrojnë interesat e Bullgarisë. Si Bullgaria ashtu edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të humbasë nga heqja e shpejtë e vetos. Është në interesin e tyre të reformojnë Maqedoninë, theksoi ish-ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva. “Është në interesin e tyre të njohin historinë ashtu siç është, dhe jo historinë fiktive të krijuar për t’i distancuar nga Bullgaria dhe bullgarët,” tha në një intervistë sot Ekaterina Zaharieva. Me veprimet dhe fjalimin e saj, sipas saj, Petkov…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç ka pritur në Aeroportin e Ohrit presidentin e Kroacisë, Zoran Millanoviç, përcjell TV21. Millanoviç do të merr pjesë në Forumin për Dialog të Prespës, ku në sesionin e nivelit të lart do të marrin pjesë edhe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.
Ende asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë as nga Qeveria e as nga pushteti lokal, lidhur me dëmshpërblimin e banorëve të Tetovës të cilët pësuan dëme nga reshjet e mëdha të shiut. Komuna e Tetovës, pas mbledhjes së parë të shtabit të krizës kërkoi nga Qeveria ndihmë për të dëmshpërblyer banorët e dëmtuar, si dhe sigurimin e fondeve për pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve. “Nga ana e Qeverisë kemi marrë vetëm një përgjigje, që kabineti i kryeministrit ka dorëzuar kërkesën tonë në sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe asgjë tjetër. Ndërsa nga ana e komunës është formuar komision që ka…
Ministri I Drejtësisë, Nikola Tupançevski, ka takuar të gjithë drejtorët e burgjeve. Në takim, sic percjell KlanM, Ministri ishte njoftuar për aituatën aktuale në institucionet ndëshkuese-përmirësuese. Është konstatuar se problemi më I madh paraqitet me mbingarkimin e burgjeve, mungesa e mbrojtjes adekuate shëndetësore dhe mungesa e kuadrit përkatës. Ëshët dakorduar që menjëherë të fillohet me zgjidhjen e problemeve të shtresuara kurse do të intervenohet edhe në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve me qëllim të përmirësimit të kushteve të punonjësve të burgjeve. Gjatë periudhës së ardhshme, Ministri Tupançevski do t`i vizitojë burgjet që personalisht të njoftohet me situatën.
VMRO-DPMNE-ja rezulton të mos ketë shumicën e duhur për të kaluar interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, shkruan Alsat. LSDM-ja, BDI-ja, Besa, Alternativa dhe deputetët e pavarur nuk do ta mbështesin të njëjtën. Opozita maqedonase përveç votave të grupit parlamentar do të gëzojë edhe mbështetjen e partisë E Majta. VMRO-ja pretendon se çdo gjë e potencuar në kërkesën për interpelancë, mund të dëshmohet në vepër. “Interpelanca është rezultat i shkeljeve të njëpasnjëshme të Rregullores së Kuvendit. Zhvillimet e fundit për të cilat opinioni është dëshmitarë, u pa se si punohet në shtëpinë e demokracisë. Qasja e tyre në Komisionin…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, tha sot nga Ohri se “gjithçka po shkon në atë drejtim” për të filluar procesin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Grliq Radman merr pjesë në Forumin e Prespës, ku marrin pjesë, ndër të tjera, liderë nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian. Sipas redaksisë kroate të “N1info”, ministri tha se në tubim janë duke u zhvilluar bisedime dhe se “gjithçka po shkon në atë drejtim” për të “filluar përfundimisht negociatat për anëtarësim” të Maqedonisë së Veriut dhe…
Ndaj një banori të Dibrës është ngritur kallëzim penal për uzurpim të tokës në pronësi shtetërore dhe për ndërtim pa leje. “Departamenti për Punë të Brendshme – Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër B.I (52) nga Dibra për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘uzurpim të patundshmërisë’ dhe ‘ndërtim pa leje’. Ai me qëllim të kryejë ndërtim në truallin në lokalitetin “Manastirec” në atarin e Komunës Qendër Zhupë ka uzurpuar tokë shtetërore në pronësi shtetërore”, ka informuar Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme-Ohër. Sipas tij B.I. ka uzurpuar tokë me sipërfaqe të përgjithshme…
Komisionit në shkollat e mesme sot për herë të parë bëjnë kontroll të identitetit të të dhënave nga aplikacionet elektronike për regjistrim, të dërguara në pesë ditët e fundit derisa ka zgjatur aplikimi, me dokumentet që u dorëzohen. Pasi është publikuar rang-lista preliminare e të regjistruarve në vitin e parë në arsim të mesëm në vitin shkollor 2022/2023, dokumentacionin e nevojshëm nxënësit në shkolla e dorëzojnë sot nga ora 12 deri në ora 19 dhe nesër prej ora 7 deri në ora 19, sipas orarit që e ka përgatitur çdo shkollë. Rang-listat përfundimtare në tabelat lajmëruese të shkollave dhe në…

