Author: Hamdi Kumanova

Një demonstrim i parë i taksive ajrore elektrike është zhvilluar në San Francisko, duke dhënë një pamje se si mund të duket transporti urban në të ardhmen, sipas AP. Kompania amerikane “Joby Aviation” realizoi një fluturim testues mbi qytet, duke treguar potencialin e avionëve të vegjël elektrikë për transport të shpejtë të pasagjerëve. Avioni elektrik i kompanisë fluturoi pranë disa prej pikave më ikonike të zonës së Gjirit, përfshirë urën “Golden Gate”,  gjatë një rruge që nisi nga aeroporti ndërkombëtar i Oakland. Demonstrimi është pjesë e një turneu prezantues në SHBA për të promovuar teknologjinë e re të transportit ajror…

Lexo më Shumë

Siguria detare në Ngushtica e Hormuzit është në nivel kritik, me rrezikun e vlerësuar maksimal 5 nga 5, duke bërë që një incident i rëndë të konsiderohet shumë i mundshëm. Gjiri Persik dhe Gjiri i Omanit gjithashtu mbeten zona me rrezik shumë të lartë, duke shqetësuar komunitetin ndërkombëtar të transportit detar. Autoritetet këshillojnë kompanitë detare të shtyjnë kalimet përmes ngushticës dhe të shmangin porte kritike, përfshirë Fujairah Port në Emiratet e Bashkuara Arabe, portet në Bahrein dhe Katar, Port of Salalah në Oman dhe terminalin e naftës në Basra, Irak. Porte të tjera si Khor Fakkan, Jebel Ali, Sharjah dhe…

Lexo më Shumë

Siç raportuam më parë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump folën në telefon dje në mbrëmje. Biseda zgjati 20 minuta dhe ishte ‘konstruktive’, raporton agjencia e lajmeve PA. Një zëdhënës i Downing Street tha se të dy diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe, “në veçanti, nevojën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për të rifilluar transportin global”. “Ata ranë dakord që rihapja e Ngushticës së Hormuzit ishte thelbësore për të siguruar stabilitetin në tregun global të energjisë”, tha zëdhënësi, duke shtuar se ata “ranë dakord të flasin përsëri së shpejti”. Dje, Donald…

Lexo më Shumë

Siguria detare në Ngushtica e Hormuzit ka arritur në një nivel jashtëzakonisht kritik, me vlerësimet më të fundit që e klasifikojnë rrezikun në nivelin maksimal 5/5, duke sinjalizuar se një incident i rëndë konsiderohet tashmë shumë i mundshëm. Paralelisht, niveli i rrezikut në Gjiri Persik dhe Gjiri i Omanit mbetet shumë i lartë, duke rritur shqetësimin në komunitetin ndërkombëtar të transportit detar. Autoritetet dhe shërbimet e sigurisë u bëjnë thirrje kompanive detare të shtyjnë të gjitha kalimet përmes ngushticës dhe të shmangin afrimin në porte kritike në rajon. Sipas rekomandimeve të fundit të Grupit të Riskut EOS, duhet pezulluar aktiviteti…

Lexo më Shumë

Afati i fundit i Donald Trump për Iranin për të hapur Ngushticën e Hormuzit do të skadojë pak para mesnatës sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC, transmeton Bota sot. Të shtunën në mbrëmje, presidenti amerikan tha se nëse kanali i transportit detar nuk hapet “pa kërcënim” brenda 48 orësh, atëherë SHBA-të do të “shkatërrojnë” termocentralet e Iranit. Në postimin e ndarë në orën 23:44 GMT (19:44 ET) të shtunën, Trump tha: “Nëse Irani nuk e HAP PLOTËSISHT, PA KËRCËNIM, Ngushticën e Hormuzit, brenda 48 orëve nga kjo pikë e saktë në kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do…

Lexo më Shumë

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke e lënë atë si pjesë të Serbisë. Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë. Nga 190 delegatët e pranishëm në Kuvend, 10 prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, kishin votuar kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës. Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e…

Lexo më Shumë

Një shpërthim gazi natyror në lagjen qendrore Fatih të Stambollit rrëzoi dy ndërtesa të dielën. Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, një person ka mbetur i vdekur. Gjithashtu, sipas raportimeve, personeli i kërkim-shpëtimit nxori 10 të lënduar, të cilët janë shtruar në spital, përfshirë një në gjendje kritike, sipas një deklarate nga zyra e Guvernatorit të Stambollit. Guvernatori, Davut Gul, vizitoi vendin e shpërthimit dhe kontrolloi të mbijetuarit në spital. Siç bëhet e ditur më tej, njëra nga ndërtesat e shembura kishte dy kate, tjetra një.

Lexo më Shumë

Aeroporti “LaGuardia” është mbyllur deri në një njoftim të dytë, pas përplasjes së një aeroplani të kompanisë “Air Canada Express” me një automjet tokësor. ​Administrata Federale e Aviacionit (FAA) lëshoi një urdhër për ndalimin e të gjitha fluturimeve në këtë aeroport natën e së dielës, duke paralajmëruar se ka një mundësi “të lartë” që ky urdhër të zgjatet. ​Sipas raportimeve nga CBS News, avioni po vinte nga Montreali dhe sapo kishte zbritur në pistë. Ai po lëvizte me një shpejtësi prej rreth 40 km/h (24 mph) në momentin kur u përplas me një automjet të Autoritetit Portual të Nju Jorkut…

Lexo më Shumë

Brenda 12 orësh, mbi 20,000 shtetas të Maqedonisë, vendosën të kalojnë pushimet jashtë vendit. 7,945 shtetas hynë në vend përmes pikës kufitare të Bogorodicës, ndërsa 2,708 të huaj u larguan nga vendi. “Në pikën kufitare të Bogorodicës sot nga ora 12:00 deri në orën 12:00, 1,224 shtetas hynë në vend, dhe 7,954 shtetas u larguan. Sa i përket shtetasve të huaj, gjatë së njëjtës periudhë, 3,098 hynë në vendin tonë, dhe 2,708 u larguan”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme Ministria e Brendshme thotë se 3,040 shtetas të RMV-së dhe 4,430 shtetas të huaj u larguan nga vendi…

Lexo më Shumë

Vedat Muriqi po kalon një sezon fantastik te skuadra e Mallorcas. Sulmuesi aktualisht është golashebuesi i dytë më i mirë në La Liga, me 18 gola, ku vetëm Kylian Mbappe ka shënuar më shumë se ai, plot 23 gola ”Pirati” po synon të hyj në histori të skuadrës spanjolle, si golashenusi më i mirë ndonjëherë, duke tentuar ta thyej rekordin e Samuel Eto’o. Vedat Muriqi ka 52 gola me Mallorcan dhe është dy gola larg të barazoj rekordin e sulmuesit kamerunas dhe tre gola larg për të thyer atë.

Lexo më Shumë