<!–
–>
Influenceri Klodian Mihaj ka ndarë një eksperiencë personale, ku tregoi se është refuzuar nga vajzat pikërisht për shkak të sjelljes së tij tepër të mirë.
“Je shumë djalë i sjellshëm për mua”, është një nga komentet që, siç tregoi ai, ka marrë gjatë njohjeve romantike.
I pyetur nëse i kishte ndodhur që vajzat ta konsideronin tepër të sjellshëm, Klodi u përgjigj se po, duke treguar se disa prej tyre duket se kanë preferuar një tip mashkulli më dominant dhe më pak xhentëlmen.
Gjatë bisedës, ai u shpreh se është rritur me parime dhe se beson që një marrëdhënie ndërtohet mbi respektin dhe vlerat njerëzore, jo mbi paratë apo dhuratat e shtrenjta.
Klodi komentoi gjithashtu prirjen e disa vajzave për t’u tërhequr nga meshkujt që shfaqin luksin përmes makinave të shtrenjta dhe stilit të jetesës, edhe kur në marrëdhënie mund të mungojë komunikimi dhe përkushtimi.
Deklaratat e tij hapën diskutimin mbi preferencat në njohjet romantike dhe arsyet pse ndonjëherë sjellja e mirë nuk mjafton për të krijuar tërheqje mes dy personave.
<!–
–>
<!—->



