“Në kohë krize të rëndë, kryeministri Mickoski, në vend që të marrë masa për të ndihmuar qytetarët, sillet si analist”, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për Alsat M. Filipçe theksoi se ky qëndrim i kryeministrit tregon qartë se kjo qeveri nuk dëshiron që vendi të përparojë, as nuk ka vullnet për të ndihmuar qytetarët.
“Ata nuk duan që vendi të ecë përpara, as të bëjë asgjë të mirë për qytetarët. Atë që thotë kryeministri në kohë krize të rëndë, ne po e vëzhgojmë, do ta shohim si do të jetë – si sillet ai si analist i pavarur. Politikat tona burojnë nga analizat e hollësishme të komisioneve të ekspertëve të partisë, bazohen në politikat e mira që kemi zbatuar në të kaluarën dhe kështu po i zbatojmë ato”, tha Filipçe.
Ai shtoi se LSDM ofroi zgjidhje specifike, të cilat në këtë krizë do të kishin dhënë një efekt real që qytetarët e ndiejnë, por qeveria nuk i pranoi ato.
“Ne kemi politika autentike të opozitës dhe me keqardhje mund të konkludoj se propozimet e mira politike që po përpiqemi t’i zbatojmë përmes projektligjeve, kjo qeveri nuk i pranon. Në fushën e pagave, bëmë një propozim për rritjen e pagës minimale në 600 euro, bëmë një propozim për kufizimin e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, bëmë një propozim për kufizimin e çmimeve të karburantit – kjo qeveri nuk ka pranuar asgjë, por kjo nuk na habit më”, tha Filipçe.


