Author: Hamdi Kumanova

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, duke iu afruar nivelit të 120 dollarëve për fuçi, ndërsa tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar pas sinjaleve nga Presidenti amerikan Donald Trump për një zgjatje të bllokadës detare ndaj Iranit. Sipas raportimeve të Reuters, kontratat për naftën Brent u rritën për të tetën ditë radhazi, duke arritur rreth 118–119 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në disa javë, ndërsa investitorët reagojnë ndaj rrezikut të ndërprerjeve afatgjata në furnizim. Rritja e çmimeve vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mbajtjen në fuqi të bllokadës ndaj porteve iraniane, një zhvillim…

Lexo më Shumë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të nisë sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Takimi konsultativ është paralajmëruar të mbahet në orën 15:00. Një ditë më parë, ajo ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi. Pas takimit, Radoniqi deklaroi se data 7 qershor konsiderohet më e favorshme për organizimin e procesit zgjedhor. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar që zgjedhjet mund të mbahen më 31 maj ose 7 qershor. “Për mendimin tonë është 7 qershori, por i mbetet…

Lexo më Shumë

Të paktën nëntë persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën të mërkurën kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përmbys në një rrugë në Bolivinë perëndimore , tha policia. “Nëntë persona vdiqën dhe 22 të tjerë u plagosën”, tha drejtori i policisë rrugore në rajon, Nadi Toriko, duke folur në televizionin publik, duke shtuar se të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës. Midis viktimave është një i porsalindur, i cili vdiq menjëherë pasi u dërgua në një qendër mjekësore, shtoi oficeri. Aksidenti ndodhi në agim me orën lokale në Tsagayakoyo, një fshat i vogël rreth 240…

Lexo më Shumë

Grupi rebel EMC mori përgjegjësinë për një bombardim që vrau 21 persona të shtunën, por pranoi se ishte një “gabim”, ndërsa presidenti socialdemokrat i Kolumbisë dhe presidenti i krahut të djathtë i Ekuadorit akuzuan njëri-tjetrin të mërkurën për ofrimin e mbështetjes për grupet rebele. “Me hidhërim të thellë, duhet të marrim përgjegjësinë politike për këtë gabim taktik, nuk ka justifikim”, tha Shtabi i Përgjithshëm Qendror (EMC) në një deklaratë të datës pardje. Grupi është ndër më të fuqishmit e formuar nga disidentët e ish-Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), të cilët refuzojnë marrëveshjen historike të paqes të vitit 2016.…

Lexo më Shumë

Joreme Powell, ka dhënë dorëheqjen si shef i Rezervës Federale pas gati 8 vitesh në kryet të Fed. Ai mirëpriti pasardhësin e tij, Kevin Worth dhe njoftoi se do të mbajë pozicionin e tij si guvernator i rezervës federale pasi mandati i tij si kryetar i institucionit të përfundojë më 15 maj. Powell premtoi të mbajë një “profil të ulët”, ndërsa shprehu vlerësim që hetimi penal kundër tij është mbyllur. Siç tha ai, ai dëshiron të qëndrojë në Rezervë Federale të paktën derisa të përfundojnë hetimet e kryera nga inspektori i përgjithshëm i saj për çështjen e tejkalimeve të…

Lexo më Shumë

Donald Trump tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë reduktimin e pranisë së tyre ushtarake në Gjermani, mes tensioneve me kancelarin Friedrich Merz për çështje të politikës së jashtme. Deklarata e presidentit amerikan vjen pas një përplasjeje me kancelarin gjerman për shkak të komenteve të ashpra të këtij të fundit në lidhje me luftën SHBA-Izrael kundër Iranit. Donald Trump e bëri të ditur qëndrimin e tij përmes një postimi në platformën Truth Social, duke vënë në dukje se vendimi nuk është marrë ende. Në postimin e tij, presidenti amerikan tha: “Shtetet e Bashkuara po studiojnë dhe po shqyrtojnë…

Lexo më Shumë

Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Europë për numrin e lartë të vrasjeve të qëllimshme, në raport me popullsinë, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat. Në vitin 2024, në vend u regjistruan 41 vrasje me dashje (shifër e publikuar nga Eurostat), që në raport me popullsinë e atij viti janë 1.71 vrasje për 100 mijë banorë (e përllogaritur nga Monitor). Në këtë nivel, Shqipëria renditet e teta pas Lituanisë (2.63), Letonisë (2.4), Turqisë (2.27), Malit të Zi (1.92), Estonisë (1.82), Islandës (1.82), Finlandës (1.78). Në krahasim me një vit më parë, kur ne vend kishte…

Lexo më Shumë

Për shkak të mungesës së LSDM-së, u shty seanca e katërt e Grupit të Punës për Reformat në Legjislacionin Zgjedhor, një proces nga i cili varet drejtpërdrejt besueshmëria e zgjedhjeve dhe besimi i qytetarëve. Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, informoi se partitë politike kishin paraqitur vërejtje dhe komente shtesë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Gjithashtu, në tryezë ishin propozimet e institucioneve të përfshira në procesin zgjedhor, me të cilat ne, si Ministri e Drejtësisë, patëm takime konstruktive në periudhën e kaluar: Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Agjencia për Administratë dhe iniciativat e pavarura civile.…

Lexo më Shumë

Kryetari i krahut rinor të Levicës – Rinia e kuqe, Andrej Kuculovski, është gjobitur me 550 euro për shpalosjen e flamurit palestinez në një ndeshje sportive, transmeton Portalb.mk. Gjoba, siç informon Levica, është “për nxitje të dhunës dhe urrejtjes për shkak të flamurit palestinez”. “Solidariteti është tipari kryesor i socializmit dhe luftës anti-imperialiste në përgjithësi. Populli maqedonas është në anën e popullit palestinez. Edhe pse elitat tona politike po përpiqen të vërtetojnë të kundërtën. Ne jemi në anën e duhur të historisë dhe ata do të zhduken në servilizmin e tyre vasal. Koha do të tregojë se vlerat…

Lexo më Shumë