Author: Hamdi Kumanova

“Nuk kemi asgjë të përbashkët me BDI-në”, kjo ishte përgjigja e Taravarit për thirrjen e BDI-së për t’u bashkangjitur në parti, përcjell TV21. Taravari tha se nuk kanëa sgjë të përbashkët me BDI-në pasi kjo e fundit është parti e majtë dhe ASH-ja është e djathtë, por pavarësisht kësaj, Taravari tha se duhet të vazhdojë bashkëpunimi me BDI-në, sipas tij, deri në hapjen e negociatave me BE-në.

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Teherani “nuk ka plan” për të ekzekutuar protestuesit e arrestuar gjatë demonstratave antiqeveritare, por ka theksuar se Uashingtoni ende nuk e ka përjashtuar mundësinë e veprimit ushtarak për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën, Trump tha se administrata e tij ishte informuar “me autoritet të mirë” se “vrasjet në Iran po ndalen dhe nuk ka plan për ekzekutime”. Ai shtoi se informacioni vinte nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër” dhe se shpresonte që raportimet të ishin të sakta. Deklaratat vijnë…

Lexo më Shumë

Arsenali bëri një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në finalen e FA Kupës të mërkurën në mbrëmje, duke mposhtur Chelsean me rezultatin 3-2. Pas tre barazimeve radhazi në Stamford Bridge, “Topçinjtë” hapën serinë e golave ​​- siç pritej – nga një goditje këndi, me Ben White që shënoi me kokë pas një krosi të Declan Rice (minuta e 7-të) për të shënuar golin e tij të parë që nga prilli i vitit 2024 dhe një ndeshje e Premier League kundër… Chelseat. Më i rrezikshëm se kundërshtarët e tyre, Arsenali dyfishoi epërsinë pas pushimit falë Victor Gyokeres, i cili…

Lexo më Shumë

Bankat që operojnë në Shqipëri presin një rritje të kredive me probleme (NPL) në periudhën në vijim, ndërkohë që përfitueshmëria e sektorit bankar mbetet nën mesataren e vendeve të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, gjetjeve të Anketës së kreditimit bankar Europën Qendrore dhe Juglindore (EQLJL) për gjysmën e dytë të vitit 2025, e kryer nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI), në të cilën përfshihet dhe Shqipëria. Sipas raportit, ndonëse kërkesa për kredi në Shqipëri vijon të jetë e fortë, veçanërisht nga bizneset dhe familjet, bankat shfaqin kujdes të shtuar për cilësinë e portofolit, duke sinjalizuar se rreziqet e kreditimit po…

Lexo më Shumë

Real Madridi ka pësuar një nga humbjet më të papritura të sezonit, duke u larguar nga Kupa e Mbretit që në fazën e 1/8-ave. “Los Blancos” u mposhtën 3-2 nga Albacete, skuadër që militon në La Liga 2, në një përballje dramatike që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e futbollit spanjoll. Takimi u zhvillua me ritëm të barabartë për pjesën më të madhe të lojës, por në minutën e 42-të ishin vendasit që shënuan të parët. Pas një goditjeje nga këndi, Javi Villar u shkëput bukur në zonë dhe me kokë realizoi golin që i dha avantazhin Albacetes.…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Ban Thanon Khot në Tajlandë janë mësuar me zhurmën e trenave, por e mërkura u shndërrua në ditë zie. Një vinç ndërtimi u rrëzua mbi një tren në lëvizje, duke shkaktuar të paktën 32 viktima dhe 66 të plagosur. Shumica e pasagjerëve ishin studentë dhe punëtorë që udhëtonin për shkollë dhe punë. Dëshmitarët tregojnë se u dëgjua një zhurmë e pazakontë dhe më pas vinçi u përmbys papritur mbi vagonë. Pamjet në vendngjarje ishin tronditëse, me pjesë të trenit të shtypura plotësisht. Një banore tha se pamja i ngjante një luge që futej në një copë…

Lexo më Shumë

Senati i SHBA-së ka bllokuar një rezolutë që do t’i kërkonte administratës së Presidentit Donald Trump të mos përdorte forcë ushtarake kundër Venezuelës pa pëlqimin e legjislaturës. Votimi në Dhomën e Lartë të Kongresit u transmetua drejtpërdrejt në kanalin televiziv C-SPAN. Dokumenti u mbështet nga 50 ligjvënës, ndërsa po aq senatorë votuan kundër tij. Meqenëse votat në dhomën e sipërme u ndanë në mënyrë të barabartë, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Jay Dee Vance, përdori të drejtën e tij të votës. Sipas Kushtetutës së SHBA-së, ai konsiderohet president i Senatit. Rezoluta e përbashkët u përgatit nga senatorët Tim Kaine (demokrat i Virxhinias),…

Lexo më Shumë

Sot shënohen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, që mbetet plagë e hapur në kujtesën kolektive të vendit. Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe formacionet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, transmeton Klankosova.tv. Viktimat, u ekzekutuan në rrethana që tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar. Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër…

Lexo më Shumë

( Një analizë historiko-ekonomike krahasuese – Perandoria Romake , Osmane, Ruse, Britanike dhe Shtetet e Bashkuara) Ali Maksuti Studimi i rënies së perandorive ka qenë një temë qendrore në historiografinë ekonomike dhe politike. Ndryshe nga narrativat popullore që e shohin kolapsin si ngjarje të menjëhershme, literatura akademike e koncepton atë si proces gradual, strukturor dhe të parashikueshëm. Duke  analizuar rënien e perandorive përmes një modeli ciklik dhe duke u mbështetur në teoritë e Fernand Braudel, Giovanni Arrighi, Joseph Tainter dhe Immanuel Wallerstein. Në mënyrë krahasuese edhe kur parashtrohet analizat krahasuese duke filluar nga Perandoria Romake, Osmane, Ruse, Britanike dhe Shtetet…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë dhe Punës tani për tani nuk sheh shkak për të reaguar lidhur me çmimet e ushqimit, pasi në dhjetor – çmimet janë zvogëluar për 0,4 për qind. Nëse ka rritje enorme të çmimeve, thotë ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, do të reagojnë dhe do të ndërmerren masa. Ai sot deklaroi se në këtë moment nuk sheh shkak për ndonjë kufizim të bruto-marzhës profitabile ose kufizim të çmimeve. “Tani për tani nuk shohim shkak për ndërmarrjen e ndonjë kufizimi të bruto-marzhës profitabile ose kufizim të çmimeve. Për çdo ditë e ndjekim situatën, në komunikim jemi me përfaqësuesit e…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë sot ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në Tetovë, ku nga djegia e një banese ka ndërruar jetë një person. “Më datë 13.01.2026 në ora 19:20, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “180” në Tetovë është përfshirë nga zjarri një banesë, pronë e personit O.S. (76) nga Tetova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Ndërsa gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin, lëndime nga djegiet ka pësuar djali i tij, M.S. (51) nga Tetova. Ai është dërguar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Spitalin…

Lexo më Shumë

Koalicionit VLEN edhe më tej nuk i dihet fati se kur mund të definohet si një subjekt i vetëm politik pasi liderët e katër partive assesi nuk po munden të merren vesh për modalitetin e funksionimit. Në tryezë ka dy opsione, liderë me rotacion secili nga një vit dhe me dy kryetarë. Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistën për Alsat tha se qëllimi është që të gjitha strukturat e partive të ndjehen të rëndësishëm në këtë proces dhe të mos ketë pakënaqësi. Shkrirja siç paralajmëroi Kasami, do të ndodhë “shumë shpejtë”. “Formimi i subjektit unë besoj do…

Lexo më Shumë