Një 56-vjeçar nga Leunova është arrestuar në Hanet e Mavrovës pasi në gjendje të dehur ka shqetësuar mysafirët në një lokal. Tetovasot mëson se gjatë alkooltestimit atij i janë matur 1.98 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.


