Author: Hamdi Kumanova

Maqedonia e Veriut ka rënë për tre vende në Indeksin global të lirisë së mediave, të publikuar sot nga organizata ndërkombëtare “Reporterë pa Kufij” (RSF) me seli në Paris, përcjell TV21. Konkretisht, pasi vitin e kaluar ishte në vendin e 42-të, vendi në vlerësimin më të ri renditet në vendin e 45-të dhe ndodhet në grupin e shteteve ku gjendja e lirisë së mediave vlerësohet si “problematike”. Rënie në tre nga pesë indikatorët Sipas raportit, Maqedonia shënon rënie tre nga pesë indikatorët që përcaktojnë renditjen: konteksti politik, kushtet ekonomike, korniza ligjore, rrethanat shoqërore dhe siguria e gazetarëve. Vendi…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE i ka reaguar kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçes lidhur me indeksin e fundit të lirisë së shtypit të “Reporterëve pa Kufij”, sipas së cilës Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie për tre vende. Nga atje thonë se Filipçe nuk është i besueshëm dhe legjitim të flasë për lirinë e medias, sepse është grindur me të gjitha mediat. “Filipçe gjeti kohë të fliste për lirinë e medias dhe raportin e Reporterëve pa Kufij. Filipçe e gjeti veten të besueshëm dhe legjitim për të folur për lirinë e medias, kur nuk ka asnjë media, portal apo gazetar me të…

Lexo më Shumë

Një akt vandal në Shkollën Fillore “Vanço Përqe” të Shtipit ka qenë arsyeja pse nuk ka mësim të rregullt për mbi 1.100 nxënës në këtë shkollë e cila ndodhet në zonën qendrore të qytetit të Shtipit, konfirmoi në një deklaratë për mediat drejtori i shkollës “Vanço Përqe” Kokan Radev. Janë shkatërruar tabela inteligjente, tabela, inventari, kompjuterët. Vandalisti ka përdorur sprej dhe mjet të mprehtë për të shkaktuar dëme në të gjithë shkollën, ndërsa në muret me sprej ka shkruar mesazhe të pahijshme. Radev ka thënë se dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në klasat për mësimin lëndor. Vandalisti…

Lexo më Shumë

Si pjesë e vizitës së tij të punës në Zagreb të Kroacisë, Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, u takua me Ministrin e Drejtësisë, Administratës Publike dhe Transformimit Dixhital të Republikës së Kroacisë, Damir Habijan, ku diskutuan për promovimin e bashkëpunimit në fushën e transformimit dixhital, modernizimin e shërbimeve publike dhe forcimin e infrastrukturës dixhitale, njoftojnë nga Ministra e Transformimit Dixhital në RMV. Si pjesë e vizitës së tij të punës në Zagreb të Kroacisë, Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, u takua me Ministrin e Drejtësisë, Administratës Publike dhe Transformimit Dixhital të Republikës së Kroacisë, Damir Habijan, ku…

Lexo më Shumë

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor me rastin e festës së 1 Majit dhe fundjavës së zgjatur, apeloi te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për respektim maksimal të rregullave dhe dispozitave të trafikut nga ana e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Në apel thuhet se fundjava e ardhshme e zgjatur, me rastin e festës së 1 Majit, pritet të shfrytëzohet për udhëtime, shëtitje në natyrë dhe shoqërim me familjen dhe miqtë. Nga aty shtojnë se një pjesë e qytetarëve do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por disa të tjerë do ta shfrytëzojnë këtë mundësi festive për të udhëtuar…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka lëshuar një vendim të shkallës së parë me të cilin e shpall fajtor të akuzuarën për veprën penale “pastrimit të parave dhe të ardhurave të tjera nga aktiviteti kriminal”. Rasti ka të bëjë me një skemë të punësimit fiktiv, përmes së cilës janë krijuar kushte formale për pagesën e përfitimeve në bazë të shtatzënisë, lindjes dhe amësisë. Sipas gjetjeve të procedurës, punësimi është paraqitur si i rregullt, por pa kryerje reale të detyrave të punës. Në këtë mënyrë, nëpërmjet paraqitjes së rreme të pagave dhe kontributeve, janë bërë pagesa të paligjshme nga Fondi i…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, u dorëzua te autoritetet të mërkurën për t’u përballur me një akuzë ku pretendohet se një postim që ai shpërndau shkurtimisht në mediat sociale përbënte kërcënim për jetën e Presidentit Donald Trump. Kjo rrjedh nga një postim në Instagram i ndarë nga Comey, i cili përmbante një foto të guaskave të detit në një plazh të rregulluara ku shkruhej “86 47”. “Tetëdhjetë e gjashtë” është një term zhargon për “hiq qafe” dhe prokurorët pretendojnë se kjo inkurajon dhunën kundër Trump, presidentit të 47-të të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës. Comey mohoi çdo shkelje, duke thënë…

Lexo më Shumë

Një 63-vjeçar në Kozan, Greqi, pagoi shtrenjtë për mashtrimin që iu krye ndaj tij nga një burrë dhe një grua. Sipas dosjes së çështjes, dy mashtruesit arritën të zhvasnin një total prej 197,420 eurosh nga 63-vjeçari i pavëmendshëm. Sipas informacioneve, dy autorët, në telefonatën që i bënë, u prezantuan si punonjës të një firme ndërmjetësimi me seli jashtë vendit. Pasi arritën ta bindnin atë të investonte, fituan akses në llogarinë e tij dhe kryen gjithsej 23 transferta parash. Top Channel

Lexo më Shumë

Më 30 prill 1945, Adolf Hitleri i mori jetën vetes, duke u fshehur në një bunker nëntokësor poshtë selisë së tij në Berlin. Ai shoqërohej nga Eva Braun, me të cilën ishte martuar vetëm një ditë më parë. Ajo konsumoi cianur, ndërsa ai, pasi mori edhe helm, qëlloi veten. Ky akt ndodhi në një kohë kur disfata e Gjermanisë naziste ishte tashmë e pashmangshme, me forcat aleate që kishin pushtuar vendin nga fronte të shumta. Menjëherë pas vdekjes së tij, Gjermania u dorëzua pa kushte, duke shënuar fundin e luftës në Evropë dhe shembjen e vizionit të një “Rajhu 1,000-vjeçar”.…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka njoftuar se do të depozitojë kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike, pavarësisht se afati për regjistrimin e kandidatëve është lënë më pak se 24 orë. Në një reagim në Facebook, Salianji përdori një referencë nga Naim Frashëri për të theksuar orientimin perëndimor të demokracisë dhe të vetë Partisë Demokratike. “‘Dielli lind andej nga perëndon’, na mëson Naim Frashëri. Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar”, shkruan ai. Salianji thekson se modeli i demokracisë perëndimore e frymëzon…

Lexo më Shumë

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin e 84-të, apo 15 vende më mirë sesa vitin paraprak. “Me përjashtim të Kosovës, që shënoi përparim pavarësisht se mbetet një nga shtetet me renditjen më të ulët në Evropë, liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi po përkeqësohet”, thanë Reporterët pa Kufij. Vitin e kaluar, Kosova shënoi regresin më të madh në indeksin e lirisë së mediave të organizatës Reporterët pa Kufij duke u radhitur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete…

Lexo më Shumë

Një studim i ri sugjeron se pjesëmarrja në zgjedhje mund të ketë ndikim pozitiv në shëndet dhe jetëgjatësi, veçanërisht tek të moshuarit. Hulumtimi, i bazuar në të dhënat e Studimi Gjatësor i Wisconsin-it, analizoi individë mbi 65 vjeç dhe krahasoi jetëgjatësinë e atyre që votuan me ata që nuk morën pjesë në zgjedhje. Rezultatet treguan se votuesit kishin 45% më pak gjasa të vdisnin brenda pesë viteve pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008, 37% më pak gjasa pas 10 vitesh dhe 29% më pak gjasa pas 15 vitesh. Studiuesit përdorën të dhëna të verifikuara nga Catalist dhe regjistrat e Indeksi…

Lexo më Shumë