Gjatë fundjavës së kaluar (20/21/22 mars 2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga gjithsej 1699 urdhërpagesa të lëshuara, 476 prej të cilave lidhen me shoferë që nuk e kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së përcaktuar. “60 persona u ndaluan për vozitje të pakujdesshme, 11 prej të cilëve për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 17 për vozitje pa leje, gjashtë për shkak të ndalimit të vendosur më parë për vozitje dhe një për vozitje në drejtim të ndaluar.…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE ka hedhur akuza të reja ndaj LSDM, duke kërkuar përgjigje publike për rolin e mundshëm të Zoran Bashanoviq në procese të rëndësishme shtetërore. Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM prej disa ditësh po hesht ndaj pyetjeve nëse Bashanoviq ka qenë ndërmjetës në marrëveshje të rëndësishme në sektorin e energjetikës, si dhe në procesin e ndryshimit të emrit të shtetit. Partia opozitare kërkon transparencë të plotë për periudhën e qeverisjes së Zoran Zaev dhe Venko Filipçe, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse ka pasur ndikime apo ndërmjetësime në vendimmarrje strategjike. VMRO-DPMNE thekson se çdo heshtje nga ana e LSDM-së…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka arritur të ndalojë hyrjen e afro 50 tonëve produkte ushqimore të pasigurta në vend, si rezultat i kontrolleve të shtuara në pikat kufitare gjatë javës së fundit. Në pikën kufitare Qafë Thanë, autoritetet veterinare bllokuan 27 ton mish të grirë me origjinë nga Paraguai. Sipas AUV-së, ky mish vinte nga një subjekt që nuk është i autorizuar prej saj, që nënkupton se nuk i plotëson kushtet minimale të sigurisë dhe mund të rrezikojë shëndetin e konsumatorëve. Ndërkohë, janë ndaluar edhe 22 ton arra nga Kazakistani, për shkak të mangësive në etiketim dhe mospërmbushjes së…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Regjistrin Qendror, duke theksuar se në 40 avancimet e realizuara në këtë institucion publik nuk është avancuar asnjë shqiptar. Nga kjo parti vlerësojnë se ky rast përbën një shkelje serioze të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si trajtohen shqiptarët në institucionet shtetërore. “Fakti që në një institucion publik janë realizuar 40 avancime dhe asnjë prej tyre nuk i takon një shqiptari tregon qartë se përfaqësimi nuk është më standard, por është shndërruar në përjashtim”, theksojnë nga BDI. Sipas tyre,…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) pritet të marrë sot vendimin e ri për çmimin e karburanteve, i cili do të jetë i vlefshëm nga mesnata deri të martën e ardhshme. Ky vendim vjen pas lëvizjeve në bursat ndërkombëtare, por edhe pas ndërhyrjes së djeshme të Qeverisë për të zbutur rritjen e paralajmëruar, përcjell INA. Kryeministri Hristijan Mickoski sqaroi se pa ndërhyrjen e shtetit, çmimi i dizelit do të rritej me 10.5 denarë, ndërsa i benzinës me 6 denarë. Për të parandaluar këtë goditje, Qeveria në një mbledhje të jashtëzakonshme vendosi të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 18%…
Një banor i Kumanovës ka ndërruar jetë pasi të njëjtit iu përkeqësua gjendja shëndetësore gjatë gjatë drejtimit të veturëse dhe doli jashtë rrugës lokale mes fshatrave Klleçovcë dhe Shupli Kamen, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, përcjell TV21. Aksidenti ishte raportuar dje në SPB Kumanovë rreth orës 17:00. Sipas policisë së Kumanovës, automjeti “Daewoo Tico”, i drejtuar nga 64-vjeçari M.D., ka dalë nga rruga pranë vendit të quajtur “Kanton”. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Kumanovë konstatoi vdekjen e shoferit në vendngjarje, ndërsa pasagjerja L.D. (57) pësoi lëndime trupore dhe u dërgua në spitalin e përgjithshëm në…
Mbaroi rigjykimi për rastin “Besa Trans”, raporton Alsat.mk. Gjykata Penale e Shkupit sërish e shpalli fajtor pronarin e kompanisë Bekim Haxhiu për falsifikim licence dhe sërish e dënoi me 20 muaj burg. Ndërkohë kompania obligohet të japë 800 mijë euro. Rasti nuk ka të bëjë me aksidentin, por falsofikim të licencës për autobusin e aksidentuar në Bullgari në nënzor të vitit 2021 ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan. Lajmi do të përditësohet me detaje. /Alsat.mk
LSDM-ja opozitare thot se masa e Qeverisë për të ulur TVSH-në për karburantet nga 18% në 10% është e vonuar dhe joefektive. Nga LSDM thonë karburantet do të shtrenjtohen përsëri dhe qytetarët nuk do të ndiejnë asgjë. “Në tre javët e fundit, ndërsa Mickoski priste dhe nuk bënte asgjë, çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm – nafta është rritur me gjithsej 21 denarë, dhe sot pritet një rritje e re e çmimit prej 4 deri në 6 denarë shtesë. Ky është konfirmim se masa gjysmë e pavullnetshme e Mickoskit nuk do të parandalojë rritjen e çmimeve, qytetarët do të…
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, deklaroi se furnizimi me karburant është në gjendje të shkëlqyer dhe ka derivate të mjaftueshme në vend. “Po i monitorojmë të gjitha këto. Për momentin, furnizimi është në gjendje të shkëlqyer, që do të thotë se ka derivate të mjaftueshme. Inspektimi i tregut kontrolloi edhe pesë ditët që duhet të kenë sasi rezervash, të gjitha i kanë. Që do të thotë se për momentin nuk ka problem me furnizimin, por do të vazhdojmë të monitorojmë dhe të shohim nëse kjo përqindje do të mbetet e njëjtë dhe si do të…
Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Vizbegë të Shkupit, ku një person është sulmuar brutalisht brenda shtëpisë së tij nga disa fqinj. Sipas njoftimit zyrtar nga MPB, rasti është denoncuar në polici sot rreth orës 01:00 pas mesnate. Viktima, 57-vjeçari me iniciale N.B., ka deklaruar se rreth orës 22:30 të ditës së djeshme, disa persona që jetojnë në fqinjësi me të, kanë thyer me forcë derën e hyrjes së shtëpisë së tij dhe kanë hyrë brenda duke e sulmuar fizikisht. Sipas dëshmisë, njëri nga sulmuesit e ka goditur 57-vjeçarin disa herë në…
Një rast shumë i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Majac të Podujevës. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka thënë se dje rreth orës 18:40, kanë marrë informacion se një person që gjendet në veturë është pa shenja jete. Ata kanë dal në vendngjarje ku është gjetur vetura (VW) ngjyrë e bardhë me targa lokale (01), që ka dal në pronësi të një personi mashkull kosovar nga Obiliqi, i cili nga ekipa mjekësore është konstatuar se është pa shenja jete. “Referuar veprimeve dhe hetimeve intensive, është siguruar informacioni se, dyshohet që një person i gjinisë femërore është brenda…
14 persona janë arrestuar në lidhje me tensionet gjatë proetstës kombëtare të zhvilluar dje nga opozita. Gazetarja Xhensila Koda raporton se 9 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Në total janë shoqëruar 23 persona, 4 prej të cilëve të mitur. Pas verifikimeve ata janë liruar. Që në nisje të protestës kishte molotovë dhe fishekjzarre në drejtim të institucioneve të ndryshme, ndërkohë që policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me piper. Nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa në një moment kanë qenë deputetët e PD, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Xhelal…

