Në procesin gjyqësor për dosjen Saspac, ku të akuzuar janë disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish zyrtari Ilir Beqaj, Prokuroria e Posaçme paraqiti para gjykatës një provë të re.
SPAK solli si provë të re në proces një laptop, i cili është sekuestruar më herët, në pronësi të Alfred Nikollit.
Konkretisht, prova e re që iu paraqit gjyqtares Elsa Ulliri ishte një tabelë Excel-i, e cila përmbante të dhëna për shpenzimet e kryera nga Nikolli në eventin “Festa”.
Avokatët kërkuan kohë të njihen me këtë akt të ri, për këtë arsye Gjykata e Posaçme caktoi datën 6 maj, ora 10:00, për seancën e radhës.


