Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Financave njofton se transheja e re prej 176.6 milionë denarëve ose afërsisht 2.9 milionë euro është transferuar nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore për mbështetjen e kompanive vendore. Nga MF thonë se kjo është transheja e dytë këtë vit që plasohet në Bankën Zhvillimore, kurse prej andej në bankat komerciale përmes të cilave mjetet plasohen tek shfrytëzuesit e fundit, respektivisht kompanitë. “Deri më tani, janë plasuar në ekonominë vendore gjithsej 14 miliardë denarë ose 227.3 milionë euro. Qeveria i siguroi këto mjete përmes linjes kreditore nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me për mbështetjen e ekonomisë vendore. Mbështetja konsiston…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska është e njohur me rastin e dhunës midis bashkëmoshatarëve në shkollën në Gjorce Petrov. Siç deklaroi sot, shkolla tashmë ka ndërmarrë veprime, e ka raportuar në polici dhe në shërbime sociale, dhe ka marrë masa edhe vetë. Ajo u bën thirrje prindërve të jenë më të kujdesshëm dhe të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre. “Më vjen keq që po përballemi me raste të tilla. Ministria merr informacione për ngjarje të tilla dhe merr masa. Në bashkëpunim me kompanitë, me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, ne vazhdimisht përgatisim udhëzime, manuale se…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu paralajmëroi se përmes rregullimit të listës së pritjes së pacientëve për ndërhyrje kirurgjike do të ndalohet praktika e mitos për këtë çështje. Megjithatë, qytetarët thonë se realiteti në terren vazhdon të jetë ndryshe. Sipas tyre, pa ryshfet dhe pa ndërhyrje nga njohjet, procedurat shpesh vonohen, duke i detyruar pacientët të presin me muaj të tërë për ndërhyrje. “Nëse nuk ke miq, nuk ke asgjë. Çfarë të ju them….shkurtë e qartë nëse ke para ke menjëherë operacion, nëse nuk ke para nuk të përfillin”, u shpreh një qytetarë. “Po pritet, mundet një muaj,…

Lexo më Shumë

Do të shtrenjtohet taksi-transporti në Kumanovë. Kështu ka vendosur Këshilli i Komunës së Kumanovës, i cili e miratoi kërkesën e taksive për korrigjimin e çmimit të shërbimeve, bënë të ditur portali “Kumanova Sot” Me këtë vendim të Këshillit komunal, nisja e transportit do të shtrenjtohet për 20 denarë, ashtu që në të ardhmen do të kushtojë 100 denarë. Udhëheqsja e Sektorit për veprimtari komunale Lidija Lang-Spasovska, bënë të ditur se kërkesa e taksi-transportuesve tanimë një kohë të gjatë ka zgjatur, kurse bazohet në shtrenjtimet e njëpasnjëshme, para së gjithash për shkak të pagës mujore minimale dhe çmimit të derivateve.

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se të dhënat e fundit zyrtare tregojnë gjendje serioze dhe shqetësuese të Buxhetit. Sipas LSDM-së, deficiti buxhetor ka arritur tashmë në 408 milionë euro. Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se të dhënat e fundit zyrtare tregojnë gjendje serioze dhe shqetësuese të Buxhetit. Sipas LSDM-së, deficiti buxhetor ka arritur tashmë në 408 milionë euro. “Vetëm në tre muaj, është realizuar deri në 63% të deficitit total të planifikuar për të gjithë vitin. Një mohim i drejtpërdrejtë i përrallave të Mickoskit se ne jemi “ekonomia e tretë” në Evropë. Është gjithashtu alarmante që…

Lexo më Shumë

Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar dje paradite 59-vjeçarin N.Z. nga fshati Reçicë e Vogël. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi erdhi pas një denoncimi nga Komuna e Tetovës, pasi personi në fjalë kishte penguar aktivitetet e punës të komunës në një parcelë të caktuar. Ai dyshohet se kishte vendosur drynin në derën hyrëse të parcelës, duke pamundësuar hyrjen e mjeteve. Personi është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar një çmimore të re për mbeturinat. Këshilltarët e koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE votuan pro kërkesës që kompania “Saubermacher” të rrisë çmimin e faturave. Sipas vendimit të ri, tarifa për metër katror do të pësojë një rritje të ndjeshme. Deri më tani, qytetarët e Tetovës kanë paguar 3.2 denarë për metër katror (pa TVSH), ndërsa me tarifën e re do të paguajnë 3.8 denarë për metër katror. Nga shumica në Këshill thonë se nuk e kanë pranuar propozimin fillestar edhe më të lartë të “Saubermacher”, duke prezantuar këtë çmimore si një “zbutje” të…

Lexo më Shumë

Departamenti i Krimit Kibernetik i Ministrisë së Punëve të Brendshme Brendshme, duke vepruar mbi informacionin e marrë fillimisht nga FBI, kreu hetim të përbashkët të koordinuar në lidhje me një treg të paligjshëm online të njohur si “OLVX”. Sipas informacionit të dhënë, tregu online ishte aktiv që nga korriku i vitit 2023 dhe operonte përmes domeneve të shumta të internetit dhe përmbante një bazë të dhënash të detajuar të të dhënave personale të kompromentuara për regjistrimin e llogarive të klientëve dhe shitësve, me mbi 2,600 llogari përdoruesish dhe mbi 1,500 llogari shitësish të regjistruara. Vlera totale e shitjes së…

Lexo më Shumë

Pretendimi i Ministrisë së Drejtësisë se në vazhdimësi ka konsultime me sektorin civil në procesin e hartimit të Kodit të ri Zgjedhor është pjesërisht i vërtetë pasi organizatat e shoqërisë civile nuk janë të përfshira në mënyrë aktive, gjegjësisht nuk janë pjesë e grupit punues për hartimin e ri të Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Organizatat joqeveritare vlerësojnë se një proces kaq delikat siç janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kërkon qasje transparente dhe gjithëpërfshirëse të shoqërisë për të qenë procesi më i besueshëm dhe kredibil. Në këtë proces nuk janë të përfshira aktivisht as iniciativat e pavarura, gjë që sipas tyre është…

Lexo më Shumë

Ardhja e Kylian Mbappés te Real Madridi krijoi pritshmëri të mëdha, dhe pas 100 ndeshjeve me fanellën e bardhë, krahasimet me Cristiano Ronaldon janë bërë pothuajse të pashmangshme. Të dy kanë lënë gjurmë të mëdha te klubi, por fillimi i Mbappés është shoqëruar me më pak suksese kolektive. Që nga ardhja e tij nga Paris Saint-Germaini, Real Madridi ka fituar vetëm Superkupën e UEFA-s dhe Kupën Interkontinentale të FIFA-s. Megjithatë, edhe fillimi i Ronaldos nuk ishte i mbushur me trofe: në sezonin e parë nuk fitoi asgjë, ndërsa në të dytin vetëm Kupën e Mbretit. Sa i përket statistikave individuale,…

Lexo më Shumë

Veterani kroat, Luka Modriç, e mbyll sezonin parakohe me fanellën e Milanos, pasi pësoi një lëndim serioz në fytyrë gjatë derbit kundër Juventusit. Kontrollet mjekësore të kryera sot kanë treguar një thyerje të dyfishtë të kockës së mollëzës, gjë që do të thotë se lojtari me përvojë nuk do të jetë në dispozicion për të luajtur deri në fund të sezonit. Megjithatë, sipas mediave kroate, pjesëmarrja e tij në Kampionatin Botëror për momentin nuk është në pikëpyetje. Modriç e pësoi lëndimin pas një përplasjeje me kokë me Manuel Locatellin, rreth dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes. Ndërsa Locatelli shpëtoi pa…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN po i jep formë përfundimtare organizimit të Kongresit të parë të përbashkët, i cili pritet të mbahet gjatë muajit maj. Përmes një fotografie të publikuar nga eksponentë të lartë të koalicionit, është bërë e ditur se përgatitjet për këtë ngjarje politike po hyjnë në fazën finale. Në takimin koordinues kanë marrë pjesë ministra, funksionarë dhe drejtues komunash që janë pjesë e ekipit organizativ të kongresit. “Së shpejti… KONGRESI I BASHKIMIT, VLEN NJË!”, është mesazhi i publikuar nga përfaqësues të koalicionit, duke paralajmëruar një ngjarje që pritet të shënojë etapë të re në organizimin politik të VLEN-it. Nga koalicioni…

Lexo më Shumë