Author: Hamdi Kumanova

Nga LSDM i janë kundërpërgjigjur liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili mbrëmë shpalli fitore absolute në zgjedhjet lokale, që përfunduan me votimin në katër komuna. Ata thonë se Mickoski është në panik, sepse opozita ka fituar dyfish më shumë vota se pushteti. “Mickoski duhet të jetë në panik të madh që thirri konferencë për media për t’u lavdëruar se opozita ka fituar më shumë vota se partitë në pushtet. Edhe me të gjitha keqpërdorimet e mundshme të institucioneve dhe presionet, kandidatët për kryetarë komunash nga partitë opozitare fituan dyfish më shumë vota sesa kandidatët e partive në pushtet. Opozita…

Lexo më Shumë

Prej më shumë se tre javësh, qytetarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me mungesë serioze të tabelave të regjistrimit të automjeteve, problem që po shkakton vonesa të mëdha në regjistrimin e veturave dhe po hap rrugë për abuzime dhe pagesa më të shtrenjta. Sipas ankesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk po lëshon tabela të reja të regjistrimit, ndërsa arsyeja zyrtare për këtë mungesë ende nuk është bërë publike. Qytetarët thonë se po presin me javë të tëra për t’i pajisur veturat e tyre me tabela, ndërkohë që disa janë detyruar të mos i…

Lexo më Shumë

Një zjarr ka shpërthyer në një vikend-shtëpi në rrethinën e Tetovës, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Siç raporton Tetovasot, më 10.01.2026 rreth orës 21:10, në Njësinë Policore Tearcë, N.N. (53) nga fshati Tearcë ka denoncuar se kishte rënë zjarr në vikend-shtëpinë e tij në fshatin Përcë. Zjarri është shuar vetë, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të rriten për 0.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-E V) do të mbetet i pandryshuar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri për litër i EUROSUPER BS-95 do të jetë 70.50 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 72.50, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 64.50 denarë. Për 0.668 denarë lirohet mazuti M-1 dhe një kilogram do të kushtojë 32.133 denarë.

Lexo më Shumë

Një i ri nga Shtipi është arrestuar në Tetovë për sulm fizik ndaj një anëtari të familjes. Sipas burimeve të Tetovasot, më 12.01.2026 rreth orës 00:20, në Spitalin Klinik të Tetovës, policia ka arrestuar S.Q. (19) nga Shtipi. Ai ishte denoncuar nga dhëndri i tij L.D. (18), me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, se pas një debati verbal në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Besoj se presidentja e shtetit ka zgjedhur profesionistë të vërtetë të cilët do të kontribuojnë në punën e Këshillit gjyqësor, theksoi sot në deklaratë për mediumet, kryetari i Këshillit republikan gjyqësor, Aleksandar Kambovski. Ai u pyet se çfarë mendon për emrat e propozuar nga presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, që duhet të hyjnë në procedurë kuvendore. “Kandidatët nga presidentja i kuptuan si të gjithë të tjerët – nga mediumet. Presidentja, para së gjithash, është juriste, profesoreshë dhe nuk dyshoj në zgjedhjen e saj dhe besoj se ka zgjedhur profesionistë të vërtetë, të cilët do të kontribuojnë në punën…

Lexo më Shumë

NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup informon se pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se uji në kryeqitet i përmbush standardet dhe është i sigurt për pije. “Me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar”. “Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 05.01.2026 deri më 09.01.2026 mori 110 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 110 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 38 pika matëse në Qytetin e Shkupit”. Sipas…

Lexo më Shumë

Kuvendi, në seancën e 80-të të sotme, e verifikoi mandatin e deputetit të ri Zeqirja Tairi nga VLEN, i cili zëvendëson Bekim Salin, pasi i njëjti u amërua për zëvendëskryeministër të parë dhe ministër për Çështje Evropiane Në fillim të seancës, sipas propozimit të një grupi deputetësh, u tërhoqën projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Policinë dhe Ligjit për Punët e Brendshme, të dyja sipas procedurës së shkurtuar. Gjatë vazhdimit të seancës, Kuvendi duhet të zgjedhë Arlinda Kadri-Shahinoviç dhe Suzana Joshevska-Anastasovska si anëtare të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të propozuara nga kryetarja…

Lexo më Shumë

Me investim prej pothuajse 30 milionë euro realizohen aktivitete për jetë më të mirë në Negotinë, informoi sot kryeministri Hristijan Mickoski përmes një postimi i në ueb-faqen zyrtare. “Projekti për ndërtimin e bashkësisë urbane 5, urban blloik 5.1 në Negotinë, paraqet intervenim të rëndësishëm infrastrukuruor që ka për qëllim krijimin e mjedisit urban, modern, funksional dhe të mirë organizuar. Me projektin parashikohet rregullim i rrugëve të reja me gjatësi të përgjithshme prej 550 metrave, si dhe ndërtim i infrastrukturës komplet komunale, që përfshin linjë ujësjellësi, atmosferike dhe fekale”, shkroi Mickoski. Informuan se investimi arrin 29.603.854 denarë dhe është…

Lexo më Shumë

Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) sot duhet të marrë vendim për zgjedhjen e ofertës më të volitshme të tenderit për operator të tretë celular pasi që më 24 nëntor të vitit të kaluar i vazhdoi afatet nga dokumentancioni i tenderit me kërkesë të ofertuesit të vetëm “One Makedonia Telekomunikacii”, në “For-aj-xhi” hungareze. Me vendimin e fundit të AKE-së, afati i fundit për ndarje të mirënjohjeve për shfrytëzim të radiofrekuencave është 25 shkurti i vitit 2026. “Parashikohet hyrja zyrtare të ndodh në fillim të vitit 2026. Kjo do ta rrisë konkurrencën në treg, që ka qenë vërejtje konstante në…

Lexo më Shumë

Më 11 janar 2026, në orën 17:53, në pikën kufitare Stari Dojran, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Pika Kufitare, në koordinim me zyrtarë doganorë dhe një përfaqësues të Frontex, kanë privuar nga liria shtetasin M.G. (56) nga Republika e Serbisë. Ai drejtonte një mjet transportues “MAN” me gjysmë-rimorkio “Schmitz”, me targa serbe. Gjatë kontrollit kufitar, policia konstatoi se numri VIN i gjysmë-rimorkios, i shënuar në lejen e qarkullimit, ishte i falsifikuar. Në një kontroll të mëtejshëm, me ndihmën e një pajisjeje speciale – endoskop, u zbulua një bunker i fshehtë në gjysmë-rimorkio, ku u gjetën…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot janë caktuar seanca të shtatë komisioneve, dhe atë: për politikë sociale, demografi dhe rini, për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për çështje të mandatit dhe imunitetit, për financim dhe buxhet, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe komisioni juridik-ligjvënës. Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini duhet të debatojë për propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Regjistrin e sigurimit të detyrueshëm social dhe të Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me invaliditet, në lexim të parë, ndërsa Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike për…

Lexo më Shumë